Pas performancës së shkëlqyer mbrëmjen e dy ditëve më parë në sheshin “Skënderbej”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti dje këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira. Pasi e falenderoi spektaklin që u ofroi qytetarëve të Tiranës me muzikën e saj, Veliaj i dorëzoi Elenit “Çelësin e Tiranës”, në shenjë mirënjohje për frymëzimin e shumë të rinjve shqiptarë.
“‘Çelësi i Tiranës’ është për njerëz shumë, shumë të veçantë, një mënyrë për të treguar se për miqtë tanë dyert e qytetit janë gjithmonë të hapura. Ti je pjesë e familjes tonë dhe ne jemi shumë krenarë për atë çka ti bën, jo vetëm si artiste e madhe, por njëkohësisht si njeri shumë i mirë”, tha Veliaj.
Këngëtarja Foureira u shpreh e lumtur për këtë vlerësim, ndërsa theksoi se ndihej krenare që ishte shqiptare. “Faleminderit shumë! Jam shumë e lumtur, pasi gjithmonë jam ndierë krenare për faktin e të qenit shqiptare dhe jam shumë e lumtur dhe krenare që ndihem kështu. Shumë faleminderit për këtë. Gjyshja ime që ndodhet tani në Vlorë, do ndihet shumë e lumtur! Edhe unë jam shumë e lumtur që ju kam bërë krenarë dhe gjithmonë do mundohem t’ju bëj ju (Shqipërinë), Greqinë dhe Qipron, të 3 vendet e mia, krenarë”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare.
Ajo vlerësoi ndryshimin që ka pësuar Tirana, duke theksuar se i ka bërë shumë përshtypje bukuria dhe mikpritjen e kryeqytetit të shqiptarëve. “Faleminderit shumë Shqipëri. Është një vend ndryshe, Tirana është një qytet shumë i bukur. Përgëzime për çka keni bërë; njerëzit janë të mrekullueshëm. Jam tejet e impresionuar nga fakti se sa të mirë janë dhe me sa respekt të trajtojnë. Koncerti ishte i mrekullueshëm, turma ishte e jashtëzakonshme, ndaj sa herë që ju të më ftoni, unë do të jem këtu”, u shpreh Foureira.
Kryebashkiaku Veliaj shprehu edhe solidaritetin e Tiranës me popullin grek për fatkeqësinë që përfshiu Athinën me zjarret dhe informoi Elenin me vendimin më të fundit të Këshillit Bashkiak, për t’i ofruar ndihmë financiare për tejkalimin e situatës.
“Jemi shumë të lumtur sot që Këshilli Bashkiak miratoi një fond ndihme për vëllezërit e motrat tona në Greqi, sepse mendoj që është e rëndësishme që në kohë nevoje, zbulojmë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë. Mendoj se Greqia dhe populli grek hapën dyert për ju, atëherë kur ti dhe familja jote kalonit kohë të vështira, ashtu si edhe unë, një 10-vjeçar, kalova në Greqi përmes maleve, ndaj kam një respekt të madh dhe mendoj se është mirë që të tregojmë në kohë krizash, pavarësisht se çfarë politika apo njerëzit civilë thonë, shumica kujdeset dhe duan njëri-tjetrin”, përfundoi Veliaj.
Lali Eri e ke bërë si shtëpi publike, po i jep çelësat si me qenë prezervativ .
Epo te hesh pall Cari fare. Ngele o i mangut nga shtylla kurrizore duke dhene celsa edhe duke dale fotografi me perparese. Shkoni o derdimen mendoni si te ulni papunesine, krimin, pastroni pleherat, rrisni cilesine neper shkolla etja. Leri keto kalamqnlleqe se le koqen e namit.
Sa a mire eshte kjo eleni….
Velijaj Kari, përse i jep çelësin kësaj????? ÇFARË KA BËRË PËR SHQIPËRINË APO PËR TIRANËN KJO ???. ASGJË HIÇ ASGJË, BILE MOHONYE DHE PREJARDHJEN DHE DEKLARONTE MEKSIKANE.
KJO NUK DI TË FLASË SHQIP, POR DHE NQS DI NUK DO TË FLASË, NDJEN TURP QË ËSHTË SHQIPTARE.DHE TI O DEBIL I JEP ÇELËSIN????
O DEBIL A E DI SE KUR DHE PËRSE JEPET ÇELËSI O IDIOT, JE BËRË SI AI KARI I PD-SË QË S’NA RRUGË DHE SOKAK DHE ULICKË PA I VËNË EMRA , BUSH, KLINTON ETJ, JE KATANDISUR KARAGJOZ.
O DERDIMEN JEPI ÇELËSIN DIKUJT QË E MERITON KEMI PLOT TË TILLË, KE LAERT VASILIN, I CILI FLISTE SHQIP NËPËR KANALET E TV GREKE NË KOHËN KUR VETËM NË DËGJIMIT TË EMRIT “SHQIPTAR” GREKËT TË HIDHESHIN NË FYT DHE KY MBRONTE SHQIPËRINË, DEKLARONTE HAPUR QË ISHTE SHQIPTAR, NDIHMOI NË REALIZIMIN E NJË SERIALI GREK PËR JETËN E SHQIPTARËVE, JU VËRSULËN ATA TË AGIMIT TË ARTË ME GJITHË KISHËN NË TEATËR DHE PO MOS I KISHTE SHPËTUAR POLICIA DO TA KISHIN GODITUR OSE DHE MË KEQ TA KISHIN VRARË, KEMI DEVIS XHERAHUN , I CILI ME LEFTERI PANTAZIN , RIKËNDOI NJË KËNGË TË VJETËR TË LEFTERIT POR TANI GJYSMË GREQISHT GJYSMË SHQIP DHE E PROMOVOI NË KANAL GREK PA U TURPËRUAR, KEMI KLAJDIN (CLAYDEE) I CILI ËSHTË NJË I RI SHUMË I TALENTUAR DHE SHUMË I FAMSHËM, AUTOR I KËNGËS “MAMACITA” DHE I SHUMË KËNGËVE TË TJERA, ËSHTË MUZIKANT, KËNGËTAR, AUTOR PRA I SHUMËANSHËM DHW MBI TË GJITHA KRENAR QË ËSHTË SHQIPTAR , E DEKLARON HAPUR , BILE KA KËNDUAR DHE ME ERMAL MAMAQIN. CLAYDEE & ERMAL MAMAQI.
JA O LEGEN KËTYRE JEPU ÇELËSA JO KËSAJ , PO DOMOSDO KËTA SKANË SISË AS BYTHË , MAJMUN.
TEMA JU LUTEM ,BOTOJENI KOMENTIN.
Lali Eri…je njesh….je nje reklame e mire per Shqiperine