Largimi i Bogdanit, reagon FRD: Nuk na përfaqëson, mbështesim projektet e Bashkisë

28 Korrik 2018, 18:42Politika TEMA

Fryma e Re Demokratike ka njoftuar se distancohet nga çdo vendim apo reagim i ish-këshilltares së FRD-së, Mirela Bogdani.

Kryetari i Frymës së Re Demokratike për Tiranën, Andi Seferi ka deklaruar se këshilltarja Bogdani nuk përfaqëson prej kohësh asnjë forum, kryesi dege apo strukturë të FRD-së dhe si rrjedhojë, çdo vendim i deritanishëm i saj në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka qenë personal.

Mirela Bogdani vitin e fundit nuk ka votuar asnjë projekt-vendim si mazhoranca, dhe nuk është konsideruar pjesë e shumicës në Këshillin Bashkiak.

Sa i takon Frymës së Re Demokratike, ajo shpreh mbështetjen e saj të vazhdueshme për projektet dhe politikat zhvilluese të Bashkisë së Tiranës.

Bashkëpunimi PS-FRD vazhdon pasi Andi Seferi si krahu i djathtë i Bamir Topit do vazhdojë të jetë zëvendëskryetar i Bashkisë si përfaqësues i koalicionit.

FRD lajmëron aleancën me Veliajn edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

5 komente në “Largimi i Bogdanit, reagon FRD: Nuk na përfaqëson, mbështesim projektet e Bashkisë”

  1. london eye says:

    Nuk e dija qe FRD kishte forume, dege apo struktura. Kisha pershtypjen qe ke FRD kishe ngel vetem Topi, Seferi dhe Sali Shehu :-). Dmth Andi do vazhdoje ta marri rrogen nga Veliaj :-)?

  2. ? says:

    Mos u mërzit FRD!
    Shpëtuat nga një fyçkë!
    BABALEVE ju shkon ta kenë në gjirin e tyre! ??
    Dinë ata ta vërtitin.?

  3. Doni me per Belulin.. says:

    Doni me per Bamir (koqe) Topin?

  4. Andi seferi says:

    Po kush e zgjodhi ket Shoferin e Kamionit, spiun si nga baba edhe nga te tjeret qe bo deklarime se ka frik se i ka hik zv. Kryetrlleku i Bashkise. Bravo i qofte Mirela Bogdani taman perfaesuese e Tironcave.
    Nuk eshte as Bamir Topi dibron legen as And Seferi idjot I konfirmum dhe sic ka thone i shoku jone shofer kamjoni.

  5. Ervin says:

    Ky kamionisti që shpërndante dhe vidhte ndihmat e kishës, që më pas u zhduk nga Shqipëria për tu kthyer vite më vonë me një diplomë të dyshimtë dhe që nuk di të artikulojë një fjali siç duhet, paska belbëzuar kundër Doktores së Shkencave në Oksford. O zot sa turp……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje