"Humbësa pa pikë dinjiteti", Basha i përgjigjet Ramës: Ti je Koka e Oktapodit të Drejtësisë, të ka rënë maska dhe bota të tregon me gisht

28 Korrik 2018, 16:15Politika TEMA

Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama ka kapur drejësinë.

Pas kritikave të forta nga shefi i qeverisë se opozita po përpiqet të pengojë procesin e vettingut, Basha akuzon Ramën se po mbron krimin.

Në reagimin e tij mes të tjerash shkruan:

“Edi Rama është Koka e Oktapodit të Drejtësisë që mbron dhe nuk ndëshkon politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin. Për të mbrojtur Tahirin, Xhafën, Roshin, Frrokun, Dakon, Sejdinin, Ahmetajn dhe Gjiknurin me shokë, Edi Rama kapi Prokurorin e Përgjithshëm dhe zhduku Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Tani Edi Rama po mbron nga vetingu gjyqtarët e korruptuar si Toska, Dvorani dhe Faqolli, si shpërblim për dosjet që mbyllën dhe si kapar për dosjet që duhen mbyllur.

Sa herë PD denoncon me fakte konfirmimin në detyrë në kundërshtim me ligjin e Vettingut të shërbëtorit të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë, Ardian Dvorani, Edi Rama, reagon me akuza të dala boje kundër opozitës.

Vettingu i kontrolluar politikisht prej Ramës, ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, pavarësisht rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për shkarkimin e tyre. Ndaj atij i ka rënë maska dhe tregohet botërisht me gisht si njeriu që mbron korrupsionin në drejtësi, për të mbrojtur interesat e veta dhe të krimit të organizuar me të cilin bashkëqeveris”, shkruan Basha.

Ndërkohë, më herët Rama tha:

“Vetingu vijon të godasë me sukses në kokë oktapodhin e korrupsionit degjenerues në drejtësi? Po për fatkeqësinë e zgjedhësve të saj që e mbështesin Vetingun, njësoj si gjithë qytetarët, e për turpin e saj më të madh, opozita hidhet përpjetë pas çdo goditje?#HumbësaPaPikëDinjiteti?”, nënvizonte Rama. (TemA)

4 komente në ““Humbësa pa pikë dinjiteti”, Basha i përgjigjet Ramës: Ti je Koka e Oktapodit të Drejtësisë, të ka rënë maska dhe bota të tregon me gisht”

  1. Zigur Qarri says:

    Pasi kontrolloi dokumentat polici i kufirit kroat,me beri nje pyetje(provokative) jo te zakonte.
    Ke droge ne makine?-jo i thashe,nuk jam marre asnjehere me droge.Ai buzqesi me mosbesim,
    dhe tha;-tek ju merret edhe Kryeministri.Mu prish qefi udhetimit.U nisa,dhe me erdhi ndermend
    “shakaja”e Kryeministrit,per dhuraten ne ditlindjen e Pandeli Majkos,qe i thote:”Te solla vere, se
    hashashin nuk e do”,”shaka” qe rinia shqiptare nuk e harron kurre,se ka kthyer ne kulture.

  2. aman se terbuat dhe Saliun says:

    Vazhdo Lulezim referatin tend bajat se koqet do ti rruash jo vetem Edi Rames, por dhe mua, jo vetem mua por edhe gjitha atyre qe s’mendojne si ti dhe baxhella. Mundesisht pergatitu nga vjeshta se atehere mblidhen prodhimet.

  3. GONXHJA says:

    LULUSHE , e ke dhi fare mo!
    Mē mirē mos fol.
    Dukesh çun i mirë. Kur flet, na vjen me vjell bretkoca!???

  4. Vertetesi says:

    Lul populli di qe ti dhe Saliu i ke zhdukur( vjedhur) 230 Milion Euro te rruga e Kombit! Jane ne kurriz te popullit!
    Ti dhe Saliu urdheruat vrasjen e 4 shqiptareve te thjeshte e te mire dhe gjykatat e “pavarura” …. nuk ju hetuan dhe ngacmuan!
    Ti dhe Saliu bete nje marreveshje ne deme per Shqiperine dule i ” shitur” detin Greqise! Gjykatat e pavarura nuk ju gjykuan!
    Per ty Lul fliten edhe shume veprime te tjera te cilat jane te denueshme ! Por gjykatat e “pavarura” te deritanishme nuk kane bere asgje.
    Lul keto jane shume konkrete dhe te dukshme dhee populli deri tani eshte i bindur se ti nuk je nje burre i mire i netih vendi!
    E dime qe je burre ” ckathet” dhe i “zoti” dhe ja hedhe bythes me raporte!
    Ne fakt deri tani njerezit e ndershem dhe te thjeshte te ketij vendi te njohin si BIRBO!
    Ti se di sa i peshtire dukesh ne syte tane! Largohu nga PD dhe lere ate ta marrin ne dore djemte dhe vajzat e ndershem dhe te paster te Shqiperise.
    LARGOHU DUKE I BERE NJE NDER SHQIPERISE: TE RINGJALLESH SHPRESEN EDHE NJE HERE PER DEMOKRACI! Ha e pi parat e vjedhura, parat e pista te ardhura qe nga piramidat e deri tek lobimet me ere te ndyre spiunazhi dhe tradhetie!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje