Teatri, reagon Presidenca: Keqardhje për reagimet emocionale, lexoni me objektivitet dekretin

28 Korrik 2018, 11:17Politika TEMA

Presidenca ka reaguar sërish pas vendimit që mori dje kreu i shtetit për të rikthyer në Kuvend ligjin për shembjen e Teatrit dhe ndërtimin e një të riu.

Përmes një njoftimi për shtyp, zyra e Presidencës shpreh keqardhje për reagimet në lidhje me këtë vendim, duke i cilësuar ato emocionale.

Deklarata e plotë:

Presidenti i Republikës, duke ndjekur reagimet politike pas publikimit të dekretit për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, shpreh keqardhjen për reagimet sipërfaqësore, emocionale e të pathelluara.

Presidenti i Republikës i fton të gjithë të shqetësuarit për ndërtimin e një teatri të ri të kenë durim e të lexojnë me objektivitet dekretin, të gjithë arsyetimin, argumentet dhe konstatimet ligjore të cilat bazohen vetëm në Kushtetutën e Shqipërisë, konventat e marrëveshjet ndërkombëtare ku vendi ynë është palë, detyrimet që lindin prej tyre dhe legjislacionin tonë në fuqi.

Dekreti i Presidentit të Republikës i mbështet argumentet vetëm mbi dokumentacionin zyrtar bashkëshoqërues të ardhur nga Kuvendi i Shqipërisë.

Presidenti i Republikës është i bindur se, nëse të gjithë do të udhëhiqen vetëm nga interesi kombëtar dhe publik, jo vetëm garantohet ruajtja e kompleksit teatror e restaurimi i tij si pjesë e trashëgimisë kombëtare, por edhe garantohet ndërtim i teatrit të ri në mënyrën më transparente e më të përgjegjshme, duke respektuar plotësisht legjislacionin aktual si dhe duke shmangur çdo konflikt artificial.

Me këtë rast Presidenti i Republikës fton të gjithë të interesuarit për zgjidhje të lexojnë me vëmendje në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës http://president.al/njoftim-per-media/ dekretin, arsyet e kthimi për rishqyrtim në Kuvend të këtij ligji. (TemA)

7 komente në “Teatri, reagon Presidenca: Keqardhje për reagimet emocionale, lexoni me objektivitet dekretin”

  1. Besa says:

    Mos u shqetso pseudo president se marrim mundimin te lexojm ato qe kan shkrujt savalet e tu P.O. ti mir ja Bon jryeministrit kur te vuni pa le thot je presidenti me I mir se dhe ai do e shofi se ky do shkoj te gjith ju qe keni vjedh vrardhe tall buthen me popullin mos Lini merak Po ju vjen fruta qe ti bill I!

  2. Besa says:

    Mos u shqetso pseudo president se marrim mundimin te lexojm ato qe kan shkrujt savalet e tu P.O. ti mir ja Bon jryeministrit kur te vuni pa le thot je presidenti me I mir se dhe ai do e shofi se ky do shkoj te gjith ju qe keni vjedh vrardhe tall buthen me popullin mos Lini merak Po ju vjen dita me I vjell dhe ke Haje mos bofshi isha ju Graf Zoti kaq mallkim keni te gjith krahet

  3. Berti says:

    Ptesident kurve…katunari nga malet e Skraparit le trgoi veten qe eshte nje me kriminelin Berisha dhe regresist pjese e tslebaneve qe prishen Zogin e Zi fhe sheshin Skenderbej…ky lunatik provinvisl pa pike shije per te bukuren quan trashegimi kulturore nje ndertese mese te zakonshme te amortizuar deri ne shembje dhe refuzon projektin e arkitektit me te mire ne bote per nje teater dinjitoz…nuk ka nevoje pet komente…kuvendi fuhet ta miratoje perseri fhe te nise puna per ndertimin e teatrit te ri sepse lane man dallkauket e dreqit.

  4. voltana says:

    Ky fare presidenti eshte i denje per cdo gje, pervec ceshtjes kombetare.

  5. Aktori says:

    Bravo president I Leshit. Ajo godine eshte vrastare per aktoret dhe spektatoret qe do te guxojne te shkelin aty. Tani porosit ne vendlindjen tende ndonja 100 dhi te dimerojne aty dhe te kullosin tek parku. Sillet Skraparin ne Tirane si ai tjetri qe solli Tropojen, nuk kemi nevoje per teater por si baballaret dhe gjysherit tane duam DHI. Rrofte injoranca

  6. kanina says:

    Ilir Putana ja ban shume mire Ed Trapit, se ky e zgjodhi President te Rpublikes-kurve te Shqiperise edhe pse e njihte mire se sa vlente ilir+Monika Putana. Neveri e trishtim per çfare ndodh ne Atdheun tone te gjore?

  7. Shenimi says:

    Te kishte shkruajtur ndonje pergjigje filozofike apo ndonje pergjigje qe te na ngrinte peshe zemrat hajde se po e lexonim per here te dyte por qe te lexosh serisht nje pacavure qe qe ne rreshtin e pare dallohet inati dhe hakmarrja provinciale e skraparit me falni por me sinqeritet skemi as stomak e as kohe. Dhe ju lutem mos fyeni dhite e skraparit se jane kafshe qe meritojne respekt dhe kane dinjitet. Teatri aktual eshte per aktoret fakire shqiptare jo per dhite e skraparit ato nuk pranojne te futen aty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje