Nga Astrit Patozi
Ilir Meta bëri mirë që e ktheu ligjin për teatrin.
Nuk po i futem arsyeve kushtetuese dhe juridike, por në finale, kjo qeveri ka nevojë që herë pas here dikush t’ia ndalë revanin e vet, ne atë që çfarë i sheh syri i zë dora.
Edhe sikur presidenti të mos e ketë kthyer fare për këtë shkak, por për të dhënë një mesazh tjetër, ai prapë është një gjest që ia vlen.
Por problemi është se refuzimi i Ilir Metës është një betejë e vogël, me të cilën nuk mund të quhet e fituar lufta.
Sepse i bie që ai të ketë shpëtuar vetëm gushtin nga fadromat mbi teatrin, por shtatori vjen gjithmonë shpejt.
Dhe këtë e dinë të gjithë, që nga ai që shpalli sot dekretin, e deri tek punetorët e skenës dhe pastrueset e teatrit.
I vetmi që nuk kupton asgjë në këtë histori është ai që paralajmëron luftë civile, i cili sot pasdite duhet të ketë marrë frymë i çliruar, se te paktën verën mund ta hajë rehat dhe t’i bëjë ku të dojë pushimet.
Kur të kthehet pastaj, ka vetëm dy mundësi: Ose të rrëmbejë armët, ose të hakërrehet prapë, siç bëri me Fatmir Xhafën.
Te cilit i tha se do të kalonte vetëm mbi trupin e tij për të shkuar në zyrë.
Deri tani, Fatmiri ka kaluar vetëm dy herë përsipër…
O psikopat.Nuk u ngopet me gjak shqiptari ju bastarde? Cfare lufte civile dhe beteja u dashkan bere se do ndertohet nje teater i ri? Jeni te gjithe nje kope kriminelesh o PeDerista kelyshe Putiniane.
Astrit te kujtohet kur saliu prishi projektin e bashkise se Tiranes ne 2005-2006 duke futur me force fadromat per te varrosur 2 milion Euro nga parate pub like.Besoj e kujton veprimin vandal te bajraktarit te PD saliut tuaj që edhe ti nuk thua asnje fjale per te.Ai eshte strumbullari i gjithe krimeve dhe abuzimeve te ndodhura ne Shqiperi keta 27-vjet.Ty te ka mbetur hatri se te lane pa gje dhe i turresh lulit që eshte askushi.Ne por edhe ti e di me mire se ne se ne PD komandon saliu.saliut,lulit & Co u duhen thyer hundet dhe e kane pak.Ne P.O. presim që saliu,luli e çdo qelbesire tjeter t’i shohim në burg mbasi vetingu te mbaroje pune me gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar e kapur nga saliu.Je hipokrit,prandaj I bie rrotull problemit.
Kjo foto, ky veprim dhe kjo sjellje, te gjitha keto bashke dhe vecevec e thone realitetin, me shume se nje liber, me shume se nje debat per gjendjen e mjerueshme te Metes dhe arrogancen e pakulturen e Lulezim Bashes.
Ulur dhe pa levizur ia jep doren Ilirit, luli (me “l” te vogel)!!!!!!!