Dy muaj para zgjedhjeve parlamentare të vitit të shkuar, nën firmën e ish-kryeparlamentarit Ilir Meta, Kuvendi miratoi ligjin për ndërtimin e të ashtuquajturës “Kulla Ikonike” në Tiranë e cila përllogaritej me lartësi 350 metra dhe kapte vlerën e 250 milionë dollarëve.
Kulla me sipërmarrës të projektit kompaninë “Al Habtoor Investment LLC”, asaj kohe mori miratimin e Metës si dhe firmën e ish-presidentit Bujar Nishani që e dekretoi menjëherë pa marrë parasysh debatet në sferën publike. (shiko faksimilen)
Ndërkohë, sot jemi në kushte thuajse të barabarta, ku ish-kryeparlamentari që sot mban postin e kreut të shtetit, i është dashur të marrë një vendim mbi çeljen ose jo të “dritës jeshile” për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.
Por këtë herë, edhe pse çështjet kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën, Meta ka renditur disa argumente të reja që nuk u shtruan në rastin e kullës përgjatë “Bulevardit të ri”.
“Ligji nr.37/2018 cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të “decentralizimit” dhe “autonomisë vendore”, duke rënë ndesh, njëkohësisht edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Ligji nr. 37/2018 vjen në kundërshtim me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), plotësimi i të cilave është detyrim parësor për Republikën e Shqipërisë. Propozimi i projektligjit, por edhe vetë ligji i miratuar nr. 37/2018 nuk mbështetet në një vlerësim gjithëpërfshirës dhe të plotë për tjetërsimin e pronës publike, krahasuar me përfitimet ekonomike të shtetit shqiptar dhe interesin publik”, nënvizohet ndër të tjera në komunikatën publike të presidencës që mban vulën e kreut të shtetit Ilir Meta.
Në këtë rast kemi dy vendime të cilat trajtohen me dy standarde dhe për më tepër rezultatet bien ndesh me njëra-tjetrën.
Nga njëra anë kemi: Ligji Nr. 56/2017 “Për negocimin e marrëveshjes ndërmjet shtetit shqiptar dhe Kompanisë “Al habtoor Investment llc” për projektimin dhe ndërtimin e “Kullës Ikonike” në Tiranë” u miratua pa kryer procedurat të kërkuara sot nga kreu i shtetit, duke i hapur rrugë një investimi me shumë pikëpyetje për mënyrën sesi operoi.
Projekti në fjalë nuk u diskutua sipas kohës së nevojshme dhe nuk u bënë transparente pasqyrat financiare që do të implementonin projektin. Por ndër të tjera, si në rastin e Teatrit Kombëtar, kompania arabe depozitoi një kërkesë për të kërkuar 25 mijë m2 sipërfaqe publike duke e konvertuar në disa ambiente për institucione.
Nga ana tjetër kemi: Ligji nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, për të cilin kërkohen procedura të pa kërkuara në rastin e parë.
Çudi si në atë kohë, ish-kryeparlamentarit i kanë shpëtuar detajet ligjore, debatet publike, transparenca mbi detajet, duke dhënë firmën përtej çdo akuze dhe dyshimi të ngritur në opinionin publik.
Më poshtë gjeni faksimilet e dy vendimeve të marra njëherë nga Meta kryeparlamentar dhe njëherë nga Meta president. (TemA)
like-meta preisident?! Ku ishte dhe ku ka arritur Shqiperi e shkrete!Kriminelet me liken dhe salen kane krijuar shtetin paralel,kudo!
Kush beri koalicion me Liken mbas Berishes?Kush e beri President,dhe perse?
Nuk e dinte Edi Rama kush eshte Likja?Te gjitha keto pikpyetje jan mire
kalkuluar nga Rama,prandaj edhe ai deklaroi,qe: “Ilir Meta presidenti më
i mirë që kemi pasur deri më sot,nuk ka gabuar kurrë”!!!
Kullë e mrekullueshme, gjynah të mos e ndërtojnë! Apo nuk ngjan me organin mashkullor të qejfit. Dhe njerëzia, ashtu siç lënë sot takim “tek sahati”, nesër do të linin takim ” tek penisi”.
Po po kur ju intereson beni pasticio kekun me byrekun. Ajo kulle eshte planifikuar per bulevardin e ri. Mero ziu; mund ti kesh shume ne terezi gjerat por je bere per keqardhje
Cfare prisni nga floriri
Nuk mori pjese
Iku qetesia dhe dashhuria
Doli e oara pasuria
Cfare prisni nga nje partiak 100 karatesh,,bashkepunetori sekret dhe i hapur,sipas rastit i djallit me fytyre njeriu nga vicidoli.Sheiku i skraparit,para se te firmose,ben llogarite se sa eshte perfitimii tij ne radhe te pare politik,e me pas ekonomik etj etj.Mister 7 %-shi i leshelise lekuren e nderron(nga kryeparlamentar ne president te leshit) por zakonin s’e harron.Eshte ai qe ka qene,nje partiak i korruptuar me pasuri miliardeshe pa punuar as dhe nje dite,qe erdhi ne Tirone me valixhe druri me nje pale rroba dhe tani eshte bere nje nga njerezit me te pasur e me te korruptuar te vendit.Kur te mos jete me vicidolisti kriminel,vendin e tij do e zere,sic duken bathet, like kokekatrori dhe zaberhanja e tij,qe vetem helm di te nxjerre nga goja dhe nga…te mos e themi,se ka mbetur dhe me nje cizme tani shtriga!
Mero, po sipas jush meqe u firmos padrejtesisht ligji per kullat ikonike, keshtu duhet bere per cdo ligj?
Domethene llogjika e Rilindjes eshte qe perderisa vodhi Saliu, perse te mos vjedhe dhe PSja?
Cfare akuzin? Meten per korrupsion, apo Ramutin per korrupsion?
Sipas teje dhe institucioni i presidentut duhet te jete gjithmone ne varesi te kryeministrit?
Te gjitha nuk kan lidhje me kushtetuten por me reformën në drejtësi.
Kulla do e kete emrin KARI I TORONES.E bone fjetore fare plerat qe nuk ngopen kurre me leke.
Familja Adams eshte njesh me familjen Balliu dhe i vertit Saliu ne Lalez.