Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka reaguar pas peticionit të Robert Ndrenika, Luftar Paja, Alfred Trebicka dhe 54 artistë të cilët i kërkuan Presidentit Meta të japë “OK” për ndërtimin e Teatrit të ri.
Në një shënim në facebook Rama shprehet se ka dy fjalë për Robert Ndrenikën dhe disa artistë të tjerë.
“E sot, më duhet ta pyes mikun tim “Artist të Popullit”, pra Robert Ndrenikën, e jo të tjerët pas tij në fakt: a është ende i bindjes “Kjo është tokë e shenjtë !” për atë hapsirë të kryeqytetit ku gjendet Teatri Kombëtar? A i qëndron ende Robert Ndrenika kërkesës së nënshkruar prej tij në krye të rendit në një listë bashkë me ca të tjerë, se ajo pjesë e Tiranës historike duhet të shpallet zonë monument kulture?”, shkruan Luan Rama.
Reagimi i plotë:
Edhe një herë për teatrin me teatrin:
Të shembet apo të mos shembet? Kjo nuk është çeshtja!
Disa rradhë për Robert Ndrenikën dhe ca të tjerë…
“Kjo tokë është e shenjtë!” Kështu është shkruar gati tre muaj më parë. Saktësisht, më 30 prill 2018. Eshtë fjalia e fundit, në mbyllje të një propozimi drejtuar ministreshës që merret edhe me punët e kulturës, me anë të të cilit, një dyzinë njerëzish gjithfarësh, të prirë në listë prej “Artistit të Popullit”, siç pëlqej t’i drejtohem unë, alias “Nderit të Kombit” e mikut tim të vyer Robert Ndrenika, kerkonin shpalljen zonë monument kulture, të hapsirës publike ku gjendet prej vitit 1938 të shekullit të kaluar, Teatri Kombëtar!
Një kërkesë e arsyetuar bindshëm dhe me plot argumenta shkencorë, që në thelb synonte paprekshmërinë e asaj pjese të historisë qytetare të Tiranës së fillimshekullit XX. E më shumë se sa paprekshmërinë, në fakt, thelbësisht projektonte marrjen në mbrojtje, nën statusin “monument kulture”, me të gjitha konseguencat që mbart ky status.
E meqë Berti, e bashkë me të edhe ata pas tij e mbyllnin kërkesën e tyre me postulatin “Kjo është tokë e shenjtë”, më duhet t’i referohem Biblës, sipas të cilës, të jesh i shenjtë do të thotë të jesh i pandotur, të jesh i përveçuar. Për këtë arsye, ajo që është e shenjtë, veçohet nga përdorimi i zakonshëm, ose konsiderohet e shenjtë, veçanërisht sepse është e pastër, e kulluar.
Ndërsa në shqipen e sotme, tokë e shenjtë, në kuptimin “tokë jopagane”, do të thotë “jo e pëgërë”, “jo e pëgjânë”.
M’a do mendja që kjo duhet të ketë qenë edhe arsyeja, se përse Berti dhe të tjerët, ata të shumtët pas tij, e kanë përdorur shprehjen “Kjo tokë është e shenjtë”, për pikëlidhje mes kërkesës për shpalljen e Teatrit Kombëtar dhe të të gjithë zonës rreth e rrotull monument kulture, dhe emrave të tyre!
Por, meqë prej shprehjes “Kjo është tokë e shenjtë”, pata ngasjen t’i referohem Biblës, prej Librit të Shenjtë mësojmë se ka ndodhur që “e pëgëra” të shpallet e shenjtë, por jo e kunderta. Ndodhi me Mari Magdalenën, prostitutēn qe u shpall shenjtore. Por nuk ka ndodhur kurrë që një i shenjtë të desakralizohet.
E sot, më duhet ta pyes mikun tim “Artist të Popullit”, pra Robert Ndrenikën, e jo të tjerët pas tij në fakt: a është ende i bindjes “Kjo është tokë e shenjtë !” për atë hapsirë të kryeqytetit ku gjendet Teatri Kombëtar? A i qëndron ende Robert Ndrenika kërkesës së nënshkruar prej tij në krye të rendit në një listë bashkë me ca të tjerë, se ajo pjesë e Tiranës historike duhet të shpallet zonë monument kulture?
Sepse, këtë historinë e teatrit dhe refrenin “të prishet – të mos prishet” e kemi diskutuar shumë herë edhe bashkë, e prej tij dhe, edhe për të, unë e mbështeta kërkesën e tyre, prej tij e për të e kundërshtova e vazhdoj t’a kundërshtoj prishjen zonës “monument kulture”, të asaj gjurmë qyteti që vjen prej tetëdhjetë vjetësh, si shenjë dhe histori e një epoke!
Të prishet apo të mos prishet? Në fakt kjo nuk është çështja!
Të gjitha; dilemat, nostalgjitë, emocionet, historitë, mëdyshjet, hipokrizitë, interesat, edhe pazaret, allishverishet, kusuret, servilizmi, lotët dhe gëzimet, edhe në fund duartrokitjet janë aty!
E kam thënë dhe më parë e prapë po e përsëris se nuk është vetëm çështje sentimenti çështja e teatrit. Mund të mendoni se sa emocione janë arkivuar në atë ndërtesë. Njerëzit kanë duartrokitur, kanë qeshur, kanë qarë, kanë pranuar, kanë refuzuar. Jeta e kryeqytetit është e lidhur me këtë ndërtesë, sado modeste të duket.
Tashmë, ajo është kthyer në një çështje dinjiteti dhe integriteti!
E kur këto gjëra të shenjta përmbysen, nuk të vjen askush në ndihmë si ngushëllim përveç Kiplingut, me “Në mund…”, të sjellë në shqip nga Noli ynë i madh. Ndaj, për ata që nuk e kanë lexuar, po citoj një fragment:
“Në mundsh të ruash arsyen kur bota humbet fillin,
e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,
sa herë te ty dyshojnë e s’të perfillin,
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
Në mundsh të rrish në pritje nga pritja palodhur,
a kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi me to pa rënë ndesh…
Në mundsh të flasësh me maskarenj,
por nderin tënd të ruash
a t’ecësh përkrah mbretit,
pa krenari që të verbon…
nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash dhe gjithkënd e çmon,
por veç aq sa meriton.
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat,
që të rënda me veprat që peshojnë,
dije dhe mos ki asnjë dyshim,
se e jotja do jetë bota me gjithë ç’ka brenda,
dhe BURRE do t’jesh o biri im”.
Të shembet apo të mos shembet? Kjo nuk është çështja!
“Aktorët kërkojnë refuzimin. Nëse nuk e marrin, ata refuzojnë vetveten”. Kështu ka thënë një emër i madh, Charli Chaplin. (TemA)
ah sa I mbaruar… Po per ty a eshte LSI toka e shenjte? Aty ku hani, koorruptoni? Aty ku merrni gjerat vetem per nje vote? Po ca jeni ju aman qe beni moral
Eshte nje liber i nje autori francez “Kronikat e Kloshenit” me duket. Kryetari bashkise propozoi ndertimin e nje shurrtoreje dhe qyteti u nda ne shurrofob dhe shurrofil. E nderkohe ujku ben kerdine me ppp
Po ti z. Leone qe jep mend je i sigurt qe duke ecur ne krah te ilir metes dhe monika kryemadhit ke moralin e duhur te recitosh moral per artistet?! Pergjigjen e di cdo shqiptar. mos ju shisni moral artisteve o te pamoralshem qe keni bere pazar me cdo centimeter te pasurive te ketij vendin dhe me cdo miligram te gjakut te shqiptareve
Nuk je i denjë per te folur per te madhin Ndrenika…
sa turp o luan rama qe sulmon nje aktor te nderuar si Ndrenika, qe e duan aq shume shqiptaret. e cfare po kerkon ai? nje teater te ri qe ti, mona dhe meta yt nuk ia dhate kurre. turp o luan rama
undefined
U mor vesh filmi, i bie LSI Ndrenikes, qe te pergatisi pabesine e Metes ndaj aktoreve duke kthyer dekretin
Ne fillim e politika esklasa politike ne shqiperi ehste per ti q… ropt. ne fillim e ngriten ne piedestal ndreniken keta te lsi, ndersa tani e shajne. Nese ju mendoni se ai eshte nje ikone e skenes, lereni te shprehet sic ai e mendon. mos i perdorni aktoret sic po na perdorni te gjitheve ne
O luan rama, o hajdut o shushunj e Shqiprise dhe e Shqiptarve
Paska shpetu paq Ndrenika, sepse mund ta kapte dhe ne grushta ky Luan Rama sic kapi Babaramon para ca vitesh.
flasin keta qe nuk kane shkuar nje here ne teater. isha ne shfaqjen e fundit qe u vbu ne skene dhe mjaftoje te levizje pak kur bente zhurme gjithe stolat duke prishur shfaqjen. leqe asfiksoheshe nga ajri i rende qe kane ato kalbesira
ti Ĺ.rama nuk ke miq tike interes bý…
lepirje
lepi by …. e mones
si se kuptoni qe ini te pa durushem
Ky Luan Rama paska marre Biblen ne dore qe te justifikoi Meten. Po Presidenti duhet ti marri vendimet me Kushtetute dhe jo me bibel. Sepse sipas kushtetutes Ligji duhet te dekretohet.
LIgji eshte antikushtetues po ku merr vesh ti!
A mundesh ti Luan ti numrosh heret e tua qe ke qene ne teater? Sa here i ke ngjitur ato shkalle te atij Teatri? Mundesh ta thuash kte?
A ke qene ndonjehere prezent ne ate teater ku i madhi Bert ka performuar? Je i fundit ne liste ti njeri te flasesh per ate teater.
O plere o maskara, po si mund tflasesh ti mor hajdut per nje njeri si Ndrenika si mundesh mor njeri qe gjate gjithe jetes tende ke qene nje flamur
e paskan bere pucin keta te LSI me Liken, do ta rrezoka ligjin Likja me sa duket. turp s’ju vjen? qe i lini keta aktore pa luajtur qofte edhe nje here ne teatrin e ri???
Ca meren kot e lagu se lagu! Ne vend qe te filloj ndertimi i teatrit te ri nje ore e me pare, keta bejne llafe kot.
Luan Rama, matu mire para se te flasesh per nje personalitet te artit sic eshte Robert Ndrenika.
Ky i degjeneruari i partise se interesaxhijve e hajduteve te paskrupullt kerkon ti beje moral Robert Ndrenikes.
Sa turp !
LUAN RAMA, PALO BURRË,
JE ZHYTUR NË ..UT E NË ..URRË,
PO TË VJEN DHE TY RADHA,
NË KËTË JETË , LAHEN TË TËRA !!??
Si se ze turpi kte njeri qe ka surrat te flasi per te madhin Robert Ndrenika dhe jo vetem por per gjithe ajken e artisteve te vendit tone.
Dikush duhet tia mbylli fb ketij Luan Rames, se po behet i besdishem.
Po ti zuzar nga e gjete mik Robert Ndreniken?! Ne shkollen e bashkuar apo duke vjedhur robat e shokeve. Mik mund te kesh Like Hajdutin dhe Mona psikopaten por kurre jo artiste te vertete.
Sakte. Skizofrenia nuk eshte varianti me i mire.
Shqiptaret nuk e kane per here te pare qe duarktrokasin skizofrenet qe ndryshojne mendimet cdo jave.
Ik ore skuth. Shko lepija Mones para dhe mbrapa.
O Luan Rama te njohim shume mire
E mbaj mend kur ishe minister rendi dhe njehere ne dy dite vinte te takonte nje goce artiste (kengetare).
Nuk dua tja permend emrin per etik,megjithese me ju duhet te jesh i pa cipe si puna jote.
Mos bej moral artistit te madh o imoral qejfelli
Pse more Ndrenik u fute mes politikes. Ata Jane ujqer, sa te leshon njeri krah te rremben tjetri. I perballon dot fjalet e tyre ironike dhe poshteruse. Mosha dhe dinjiteti jot nuk Jane per kete lloj sporti.
Qe kur Ky TIGRI I lSI-s na qenka kthyer ne Pap !?
Po që i është mbushur mendja që është i mënçur këti rrobi?
Është në mes të plehut , vjen erë bajgë, dhe flet për pastërti.
S’ka turp. E ka ngrënë me EURO. LESHELIST , MO !! ??????
te gjithe komentuesit e mesiperm jane sa naive dhe te ceket ne mendim dhe arsyetim duke e nxjrre inatin tek Luan Rama .po per peticionoin e pare pse nuk thoni dicka
fatkeqesisht sh.shqiptare jane si ju
Luan Rama ish gazetar i ZP, ish minister i brendeshem qe u shkarkua sepse rrahu gazetarin I. B. Ja keta plera ka mbledhur LSI…. dhe tani i jep mend Robert Ndrenikes.
Sa serioIzisht po trajtohet kjo teme Edhe Arifi tek I Teti ne bronz Arifi me ne fund u be partisan.eltonde
Ti Luan Rama!
Sigurisht ty te pelqen t’a quash Z.Ndrenika mik.Por jam i sigurt qe Berti ty s’te ndjen mik.
Mbylle gojen mor pacavure!
S’je ti ay ,as partia jote qe jepni mend ,vleresime e keshilla.
..kur politika do te mbijetoje duke u vene brire gjithkujt..me pelqeu prgjigja e te madhit ROBERT!!
..kur politika do te mbijetoje duke u vene brire gjithkujt..me pelqeu pergjigja e te madhit ROBERT!!
Cfar humori,ky vogelush merr guxinin te gjykoje dhe te veje ne seder Robertin tone te madh.
Epo u be deti kos edhe hajde me luge ne brez….se jemi njesoj.
Une qe po shkruaj kam pas nderin te punoj me Bertin 40 vjet me pare e me pas.Ai ishte dhe ngeli Berti,i madh si artist por i madh dhe si njeri.
Prandaj o Luan si nuk mendon qe ti e sera jote dallkauke qe jetoni vetem si frymor ne mocalin tuaj te qelbur te partive te urryera qe ekzistojne vetem per te vjedhur e per ti prishur mend njerezve me brockullat e juaja,mund te gjykoni keta njerez qe duhet ti ngrihet permendore per se gjalli per talentin e humanizmin?
Nuk kuptoni se njerezit ju urrejne per ate cka perfaqesoni?
Sikur R. Ndrenika te ishte qe ne fillim me ndertimin e teatrit te ri, dhe me pas te dilte kundra, te gjitha keto sharje qe i drejtohen Luan Rames, do i drejtoheshin R. Ndrenikes.
Jane te njejtit komentues qe deri dje nuk lan poshterim pa permendur per Ndreniken, e sot, i bajn thirrje L. Rames mos te zere ne goje te madhin Ndrenika.
Tingellon qesharake apo jo.
E mori dhe ndrenika llokmen me dhjame. Ngopi barkun mbylli sqepin
Doli edhe ky sharlatan hajdut te merret me kryemjeshtrin e artit shqiptar, o Luan je si cironke para Robert Ndrenikes se bashku me liliputin President