Deputeti gjerman: Performanca e Shqipërisë, impresionuese. Balla: "Magjistratura", gati për çdo amendim të opozitës

26 Korrik 2018, 18:44Politika TEMA

Performanca e Shqipërisë së kohëve të fundit është impresionuese. Kështu është shprehur deputeti gjerman, Nikolas Label për vendin tonë, gjatë konferencës së përbashkët me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla dhe Label folën për procesin e negociatave të Shqipërisë me BE-në, ndërsa Balla e siguroi Label se do të vijojë puna për plotësimin e kushteve dhe për të arritur progresin e kërkuar nga BE, deputeti gjerman ritheksoi edhe njëherë qëndrimin mbështetës të qeverisë gjermane.

“Për mua është një kënaqësi e veçantë që të flas këtu para jush në emër të Bundestagut gjerman dhe pata mundësinë të informohem për Shqipërinë, rreth zhvillimeve të kohëve të fundit. Përsa i përket rëndësisë që ka Shqipëria për Gjermaninë, mjafton të përmend vizitën e muajit të shkuar të ministrit të Jashtëm gjerman, të shumë anëtarëve të tjerë të Bundestangut që kanë vizituar Tiranën. Sot pata mundësinë që të takohem me Kryeministrin e vendit, me ministrin e Ekonomisë, ministrin e Turizmit dhe zhvillimi dhe performanca e Shqipërisë kohët e fundit ka qenë impresionuese”, – është shprehur deputeti gjerman.

Nga ana e tij, Balla është shprehur se do të vijohet me procesin e reformave.

“Qeveria Shqiptare i ka shumë të qarta vështirësitë dhe sfidat që shtrihen para qeverisjes dhe ne do të vijojmë konsolidimin e procesit të reformave, të fushave themelore që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, shtetin funksional dhe konkurrues, ku të dhënat dhe pritshmëritë janë pozitive, ku lufta kundër krimit të organizuar do të ecë me këtë ritëm, në luftën kundër korrupsionit, thellimin e konsolidimin e procesit të Vetting-ut dhe ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë”, – theksoi Balla.

Njeheresh kryetari i grupit të PS Taulant Balla ka deklaruar se opozita mund ta amendojë si e sheh të përshtatshme ligjin dhe më pas PS do ta votojë.

Për të disatën herë rradhazi, PS i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit opozitës në lidhje me ligjin e shumëdebatuar të Magjistraturës, i cili nuk arriti të votohej në sesionin tashmë të mbyllur parlamentar, pasi kërkon të paktën 84 vota që maxhoranca e vetme nuk i ka.

“PS bëri të gjitha përpjekjet për të garantuar votën e cilësuar në Kuvendin e Shqipërisë, pra 84 vota në funksion të rivendosjes në afat të një dispozite kalimtare që ka të bëjë me pranimet në Shkollën e Magjistraturës dhe të rishprehim gatishmërinë tonë që që në seancën e parë të 3 shtatorit, pasi dielli dhe vera të ketë qetësuar shpirtart dhe mendjen e trazuara të opozitës, vendimi i parë që duhet të votojmë bashkë me PD dhe LSI është pikërisht mundësimi i pranimeve të reja në shkollën e Magjistraturës për të mos vonuar një vit djem dhe vajza ekselentë që kanë studiuar drejtësi dhe që përmushin kriterët, por që sigurisht do të kalojnë konkursin profesional me qëllim që 50 ndër ta të vijojnë studimet në Magjistraturë.

Besoj që kjo rishprehje nga ana jonë e kësja kadishmërie përmban në vetëvete edhe propozimin tonë për opozitën le ta shkruajnë ata amendamentin dhe ne do ta votojmë.”-tha Balla.

1 komente në “Deputeti gjerman: Performanca e Shqipërisë, impresionuese. Balla: “Magjistratura”, gati për çdo amendim të opozitës”

  1. Bisnesmeni ndertimit says:

    Pse “sa pak”!!
    Sqifterat shqiptare cajn qiejt e perndimit tuj flutru gradacelave si superspajdermena.
    Kurvat heroina shqiptare s lejn nat pa thy 40 e kusur hajdara nderkombtar.
    Heronj cunat heroina gocat.
    Burgjet e botes plot me shqiptarinj dhe shqiptaresha.
    Komb heroik epik me lirika me thonga e supermena qe flutrojn dritareve naten si anxhells.Engjejt e ferrit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje