FOTOT/ Vlahutin "largohet" nga Tirana dhe shkon në Has: Potencial në zhvillimin e turizmit rural

27 Korrik 2018, 10:27Politika TEMA
FOTOT/ Vlahutin "largohet" nga Tirana dhe shkon në Has: Potencial

hvillimi i turizmit rural dhe rritja ekonomike që ai sjell, ishin në qendër të takimeve që ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin zhvilloi në bashkinë e Hasit.

Ambasadorja Romana Vlahutin vizitoi qytetin e Hasit dhe u takua me kryetarin e Bashkisë Adem Lala e banorët vendas për të diskutuar pikërisht zhvillimin e turizmit rural dhe rritjen ekonomike.

“Ishte kënaqësi të shihje një komunitet të vogël e të largët, por të mirëmbajtur dhe me shumë potencial”, ishte komenti i ambasadores Vlahutin për këtë vizitë.

Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, falë një projekti ndërkufitar financuar nga BE-ja, së shpejti të pasionuarit pas natyrës do të kenë mundësinë të zbulojnë malet e Shqipërisë dhe Kosovës, duke shëtitur më këmbë dhe biçikleta përgjatë shtigjeve të gjatë, duke qëndruar në bujtinat e rinovuara të barinjve dhe duke shijuar ushqimet e freskëta të prodhuara në rajon, që vijnë drejtpërsëdrejti nga fermerët vendas dhe familjet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje