VIDEO/ Rama: Ka ende llum e zullum në zyrat e shërbimeve për qytetarët, por po bëhet përditë një hap për ndryshim

27 Korrik 2018, 09:01Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama thotë se ka ende llum e zullum në zyrat e shërbimeve për qytetarët. 

Në një postim në rrjetet sociale Rama ka nxjerrë një video që tregon sipas tij se po bëhet përditë një hap, në çdo drejtim, që ky të jetë mandati i një ndryshimi rrënjësor të shtetit në shërbim të njerëzve të zakonshëm! 

“MIRËMËNGJES ? 

dhe duke ju thënë të gjithëve, po shumë e drejtë, ka ende llum e zullum në zyrat e shërbimeve për qytetarët, ju them po ashtu se është po kaq e vërtetë se po bëhet përditë një hap, në çdo drejtim, që ky të jetë mandati i një ndryshimi rrënjësor të shtetit në shërbim të njerëzve të zakonshëm! Ditë të mbarë ?”- shkruan Rama në facebok teksa poston videon. (TemA) 

7 komente në “VIDEO/ Rama: Ka ende llum e zullum në zyrat e shërbimeve për qytetarët, por po bëhet përditë një hap për ndryshim”

  1. Xhike says:

    S ka ndryshime
    Ne zrpp Sr dhe Auizni Sr jane me te pa aftet as te shkruajne s’dine
    Ne tatime vetem te afte ske
    Ku i ke te aftet??
    Beju kurse te mesojne te shkruane

  2. Gjin Marku says:

    Mos u “lodhni” shumë, se ka kohë:

    shumë vjet u bënë
    sot u mbushën pesë
    mbaj mend çfarë ke thënë
    mos na pre në besë.

  3. dora says:

    Esht i gjithi llum thuaj…hajdut ne tatime fogana qe jua nxin jeten njerezve pervec se te paaft totalisjt.

  4. Xha Braho says:

    Ore ky i gjati o bo si Salehu ne kobe te vet. Qe na mbushte me dokrra sikur ishim me te lumturit ne dynja. Ene ky qafen si Salehu do thyj. Yttttt race bajgash…

  5. DINGO says:

    O Rama na ke merzitur me keto video Propagande si Gebelsi,a thua se i ndryshon Zyrat nga xhepi.100 pamje nga nje dhome dhe pordhe me rigon.Shko njehere neper fshatra,shko ne pazar te shikosh se cfare hame .shko neper bashki qe kercet rrushfeti si rrufeja.U Votove dhe na ngope .rrofsh o kumandar se na kenaqe.rrofte interneti dhe video editing.

  6. Gjin Marku says:

    SA NUK ËSHTË SHUMË VONË!

    Shumë vjet u bënë
    Sot u mbushën pesë
    Mbaj mend ç’na ke thënë
    Mos na pre në besë.

    Mbaj mend ç’na ke thënë
    Mos na mbaj me llafe
    Se, siç thotë xha Braho:
    Do ta kesh pas qafe.

    Shumë po na mburresh
    Se do bësh reforma
    Në vend të shtrosh rrugë
    Po të hapen gropa.

    Nuk janë gropa rrugësh
    Por në pun’t e shtetit
    Po na ftohesh mbrapa
    Bjeri pas shëndetit.

    E nise me vrull
    Me shumë premtime
    Planet t’u bënë qullë
    Varka mori vrimë.

    Se kjo vark’e shtetit
    Mbanë aq sa mbanë
    Po e mbushe tepër
    Anon nga një anë.

    Varkën ti e kishe
    More dhe the tepsinë
    Tashti çfarë të lypset
    Të hapësh gostinë?

    Ah, nuk ke patentën
    Të drejtosh makinë…
    Merr shoferë të mirë
    T’mos biesh në greminë.

    Po re në greminë
    Na more me vete
    Mos mendo veç kokën
    Po dhe ne të shkretët.

    Të zgjodhëm mes trimash
    Peshkatar me nam
    Po një Peshk të Madh
    Në tigan s’e pamë

    Nuk bëhet “gostia”
    Me dy cironka t’thata
    Hapi, hapi rrjetat
    Se na zuri nata.

    Në murin e zyrës
    Ke Smail bej Vlorën
    Po cepin e xhaketës
    Ta tërheq Fan Noli.

    Kujto poezinë
    Që Noli e shkroi:
    Shën Pjetri, pas dështimit
    Mbi mangall lotoi.

    S’na duhen dështime
    Lot edhe të qara
    Nuk kemi më kohë
    Ta nisim nga e para.

    Tundu Timonier
    Shkundu nga fiqiri
    Se, me gjithë të metat
    Për ne je më i miri.

    Tek ty kemi shpresat
    Besojmë fatin tonë
    Prandaj bëje Shtetin
    Sa nuk është shumë vonë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje