Nga Ylli Pata
Dekretimi nga Presidenti Ilir Meta për ta rikthyer në Kuvend ligjin për Teatrin e ri Kombëtar, më shumë sesa një rrëzim i mazhorancës, ishte një tentativë e kreut të shtetit për ta rifilluar procesin nga e para.
Ilir Meta, i cili vjen nga drejtimi i LSI-së, sot një nga partitë kryesore të opozitës, nuk e ka shfrytëzuar si President “armën” më vrastare ndaj qeverisë dhe mazhorancës që ka ai në dorë, por përdori një goditje të butë, e cila duhet analizuar me kujdes.
Në dekretin që është bërë publike nga faqja e Presidentit të Republikës, theksohet tekstualisht se “Në respekt të ushtrimit të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në funksion të transparencës dhe informimit të opinionit publik, Presidenti i Republikës bën me dije se sot më datë 27 korrik 2018, ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.
Sipas Kushtetutës, parlamenti duhet të rimblidhet sërish për të shqyrtuar dekretin e Presidentit dhe sipas gjasave mund ta rrëzojë atë, duke rivotuar ligjin aktual për Teatrin, ose mund ta modifikojë ligjin, sipas negociatave që priten të zhvillohet deri nga data 10 shtator.
Që Ilir Meta nuk do t’i hapte “dritë jeshile” ligjit për Teatrin e ri kjo dukej në ajër, por kreu i shtetit kishte dy rrugë për ta bërë këtë.
E para ishte ajo që Meta ndërmori të premten pasdite, pra rikthimin e ligjit në Kuvend, në mënyrë që të rishikohet edhe njëherë drafti. Dhe e dyta do të ishte nëse Presidenti e cilësonte ligjin antikushtetues dhe e dërgonte në Gjykatën Kushtetuese.
Nëse do të ndodhte kjo e dyta, me situatën aktuale në institucionin që interpreton ligjin themeltar të shtetit shqiptar, do të ishte e pamundur shqyrtimi deri sa të mbusheshin vendet vakante të trupës, pjesë e së cilës ka mbetur vetëm kryetari Bashkim Dedja.
Pra, nëse Meta do ta dërgonte ligjin për Teatrin në Kushtetuese, do të kishte ndodhur bllokada reale, duke anuluar përfundimisht ndërtimin e Teatrit të ri, deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas gjasave mund të plotësohet nga fundi i dhjetorit apo në janar.
Rruga e dytë e Metës nuk do t’i lejonte mazhorancës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj që ta nisnin ndërtimin e Teatrit të ri të paktën deri në gjysmën e vitit 2019, kur dhe do të mbahen zgjedhjet lokale në kryeqytet dhe ku PD e LSI do të kenë sipas të gjitha gjasave një kandidat të përbashkët.
Pjesëtarë të grupit të intelektualëve dhe aktivistëve që kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar, ishin “mprehur” pikërisht për rrugën e dytë, sipas sinjaleve që kishin marrë nga Presidenca.
Por Meta zgjodhi rrugën e pare; pra thjesht rikthim të ligjit në Kuvend dhe ribërjen e negociatave mes palëve politike.
Çfarë negociatash mund të zhvillohen nga palët politike në vend kur dihen pozicionet e tyre?
PD-ja është kategorikisht kundër prishjes së teatrit akual dhe ngritjes së të riut me PPP, PS-ja natyrisht është pro, edhe LSI deri tani është pranë pozicionit të PD-së.
Pra në shtator, siç e tha edhe Erion Veliaj e Taulant Balla, mazhoranca thjesht do të rivotojë variantin e parë të ligjit për Teatrin.
Në fakt nuk është kaq e thjeshtë. Manovra e Ilir Metës është qartësisht politike dhe synon sipas të gjitha gjasave të rrisë aksionet e LSI-së për Bashkinë e Tiranës.
Prej vitit 2007, Bashkia e Tiranës ka qenë vatra e partisë së Ilir Metës, prej nga ku LSI-ja u rrit duke zënë pozicionin e 20 deputetëve që ka aktualisht.
Dekreti i Metës është sinjal edhe për Bashën edhe për Veliajn.
Për Bashën, në mënyrë që t’i japë partisë që kryeson Kryemadhi, kandidimin e përbashkët në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, dhe për Veliajn, një sinjal për të rikthyer bashkëpunimin nëse Basha refuzon.
Pra LSI-ja kërkon sërish pjesën e saj në bashkinë Tiranë duke përdorur normalisht institucionin më të rëndësishëm që kontrollon, atë të kreut të shtetit.
Nëse Basha pranon ofertën e LSI-së, ka shumë gjasa që në shtator pas rivotimit, Ilir Meta të përdorë rrugën e dytë, pra ta çojë ligjin në Kushtetuese duke ndaluar përfundimisht ndërtimin e Teatrit të ri.
Megjithatë, përveç sinjaleve politike, duket se ka qartë edhe shenja për negociata “ekonomike” për pjesëmarrje në ndërtimet rreth Teatrit.
Një pjesë të protestave janë nxitur nga një lob shumë i fuqishëm financiar i Tiranës, i cili kërkon që përveç kullave te Teatri, të ndërtohet dhe në hapësira të afërta, si te Aleanca Demokratike-Galeria Kombëtare apo ish-fusha e zezë e Hotel Dajtit.
Siç mësohet planet janë, por sipas gjasave Rama dhe Veliaj duan t’i kryejnë një nga një.
Dhënia e koncensionit për kompaninë “Fusha”, duket se ka xhelozuar të tjerët, të cilët duan që kantieri në shesh të hapet njësoj për të gjithë.
A ka dorë edhe në këtë lëvizje, dekreti i Ilir Metës? Do të mësohet së shpejti kur të zbardhen arsyet e vërteta të kthimit të ligjit…
sa budalleqe,pse politikan e quan meten,apo si ata lojtaret qe kane lojtur tere jeten dhe duan te behen trajnere,po nuk e bejne dot te gjithe se ajo do menaxher.
Per kete president qe kemi .vaj medet.keta jane horra dhe hajdute dhe vendin e kane mbas hekurave.Kapet presidenti me bllok ne dore dhe sot ne e nderojme si njeriun qe mbron kushtetuten .keto cudira ndodhin vetem ne shqiperi…….turp .
JE NJE KOQE KANDARI SE BEN INTERPRETIME ‘SIKUR TE KISH HALLA KOQE’ OSE SIKUR TE KISHIM DEMOKRACI PARLAMENT SHTET E KRUEKKKAR SHTETI NJE LIKE FLORI.HA HA HA MUT
PRA . ILIR FLORIRI PERSERI ME BLLOK NE DORE . E PACIM SE E MERITOJME.
I nderuari gazetar ,apo thjesht qytetar !
Terci – vercit e politikes ne Shqiperi ,po bejme 28 vjet qe i degjojme. Depytetet apo politikanet,edhe pse vijne nga krraba e dhive,edhe pse nuk kane qene asnje dite anetar i nje partie,por shiten dhite,paguan kryetrain e partise e u bene deputet nga partia ,se po te jete per popullin ca Mulra, Murriza,Vokshi, Cela, Caka , Mehmetaj ,Mta , Vasili, Sali e lUl nuk do te shikonin parlamentin me sy.por te rroje partia.
Tani une jam per teatrin e ri. Jam per teatrin e ri sepse dua nje salle ku spektatori te hyje me kemishe si ne dimer e ne vere. Pra te mos mungoi ngrohtesia dhe ftohtesia e salles. Dua nje skene moderne ,ku aktori te levizi lirshem, ku skena te ngrihete tille edhe si nje fsahtapo qytet,pra te jete skene e bollshme. Dhomat e zhveshjes apo te grimit te jene me kushte si salla e jo te dridhemi kur vizhvishemi e vishemi,apo t’na shkojne djerset rreke shiu edhe kur roli nuk eshte i tille. UNe si artist kete dua. KY teater tregone vetem nje shtet mjeran. Edhe artistet kosovar ,kur erdhen per here te pare filluan te tallen me skenen tone. Skene in jorante. Po po skene i njorante. Skene qe nuk vertitesh dot,skene qe perplasesh me partnerin kur hyne e del. Nje skene qe end e hapet e mbyllet me litare ….. Nje skene qe do ecesh me kujdese sepse nga casti ne caste thyhet derrasa. Eshte nje teater qe do te prishej qysh ne vitin 1958,por erdhen rrethanat e asnjenjeriu si shkoi mendja per teater te ri edhe pse flitej larte e poshte. Sa m -katrore do teatri i ri? Ka projekt i nderuari Ylli. Per projektin ka arkitekt,por jo politikane , jo inatcinjer si Maks Velo. Deri dje i lepihej Edi Rames ,sot e shane ashtusi Ngjela. Eshte turp per ata artiste qe jane kunder teatrit te ri. Ata nuk kane pune as me metrat, as me cfare cimento do perdoret,as c’fare tullash do vendosin ,as se cili e shemb ,apo cili e nderton. PO ,po ! Jam dakort me nje grup artistesh te konsultohen me projektuesin per sallat e skenen ,dhomat e makiazhit …. prapa skenat e tjera. Per keto te ngulin kembe qe te jene sa me moderrne. Se sa kushton e cili jepe parate e di bashkia e qeveria. DO vjedhin ? S’ka pune artisti ne kuptimin profesional e jo qytetar, ka hetusi,ka prokurori,ka polici ka gjykate ka dhe nje shtepi te perbashket qe qyhet BURG. Po pse te besojme PD-istat ? Lufte per parkun e lojnave,lufte per rruget e mbikalimet,lufte civile ,cpurje gomash ,thyerje xhamash per sheshin “Skenderbej” Lufte per nenparkimet , zjarr e hekur per stadiumet ? Per c’do gje “lufte civile,nina,bomba ,tritole…. A eshte kjo ideja e vizioni i nje partie? PO cila parti do te marr vitat ,partia e luftes dhe e shkaterrimit.e cila sa qe 12 vjet ne pushtet kete gje beri e populi i di mire e s’eshtre nevoja ti shkruaj une.
ZOTI PRESIDENT. Je djale Skrapari ,po edhe une skraparli,pavarsishte se ku banoj. PO te bej nje pyetje e po te sfidoj,o PRESIDENT.
Neraste se JU me ndergjegje e pranoni se Teatri kombetar eshte me i mire si ndertese ,si arkitekture, jo si karrike e kadife qe jane mbeshtjellle ato, jo per disa “llozha ‘ nga Shtepia e Kultures dhe kinemaja ne Corrovode, po edhe kinoklubi i pPOlicanit. une do te behem kurban i teatrit te vjeter. Po vertetove se ky teater eshte me i mire se ” Migjeni” ne Shkoder,se “Skampa në Elbasan ,se “Andon Zako Cajupi” ne KOrce ,pse jo po qe me i mire si arkitekture se shtepia e kultures ne KRUTJE Te Lushn jes,si e mbaj mend une , apo e Divjakes…. po po do te vdesim para teatrit kombetar. POr te marresh mendimin e nje MUrrizi nga Germicoku, qe per salle moderrne di nje stalle lopesh ,me nje skene , ku perdja eshte nje cope e kuqe,e stola prej derrase 2 metrosh,me vjen keq. PO ai ato kapare . Ja e shumta ate te Divakas ,por jam i bindur se o nuk ka pare Divjaken,ose nuk di se ku bie teatri kombetar. Pse nuk e dekretove eshte kopetenca jote,por edhe ne kemi nje kopetence qe e dim perse nuk e dekretove. Dakor zoti PRESIDENT!
meta eshte sa nje e njeqindta e burrit te monikes, keshtu qe monika ben kur te doje e si te doje me te pasi ka bere me 99 te tjere me pare.
Me koft loqet zi gur qarri