Nga Owen Jones
Mediat britanike po përndiqen nga një spektër i ri, një spektër me qëndrime negative ndaj kapitalizmit.
Qëkur shkrimtarja dhe akademikja Ash Sarkar tha në një TV kombëtar: “Jam komuniste, o idiot”, e djathta u shtrembërua me tmerr. Zelli me të cilin iu qepën opinionistët komentit të papërgatitur të Sarkar, për të rihapur diskutimet mbi luftën e ftohtë, tregon shumë.
E djathta është tmerruar nga fakti që po humbet betejën e ideve kundër së majtës, pasi vitin e shkuar laburistët e Xheremi Korbinit i lanë konservatorët pa një shu micë parlamentare.
Veçimi i paqëllimshëm që i bëri Sarkari vizionit komunist të Marksit nga sistemi totalitar i Stalinit (një shoqëri pa shtet, pa klasa, ku njerëzimi çlirohet nga puna me rrogë), e bëri revistën “Elle” të deklaronte se “ajo ishte vërtet një komuniste, dhe heroina e tyre”. Gazeta “Telegraf” argumentoi: “Komunizmi ka çuar me miliona drejt vdekjes. Pse të duket bukur ta mbash të shkruar në bluzë?” Ndërsa për Douglas Murrayn e “Spectator”, Sarkar nuk është më mirë se një fashiste.
Mos më keqkuptoni, regjimet që morën emrin “komuniste”, që nga Stalini e deri te Pol Poti, kanë kryer krime të tmerrshme. Por, për të djathtën, rikthimi i interesit te komunizmi para-stalinist i Marksit, është shembulli më ngjethës i rënies së supremacisë ideologjike. Për ata, komunizmi është sinonim i krimeve që lanë me dhjetëra miliona të vdekur dhe asgjë tjetër. Kapitalizmi, në anën tjetër, paraqitet si një motor zhvillimi njerëzor, pa gjakderdhje e pa faje.
Historia e kapitalizmit është më e ndërlikuar se aq. Nëse do të lexosh lavde të shfrenuara për kapitalizmin, do t’i gjesh pikërisht te Manifestoja Komuniste e Marksit dhe Engelsit: “Dinamizmi revolucionar i kapitalistit,” shkruajnë ata, “ka krijuar mrekulli që ua kalojnë piramidave egjiptiane, ujësjellësve romakë dhe katedraleve gotike.” Por kapitalizmi është një sistem ekonomik i zhytur në gjakun e milionave.
Sigurisht, kjo nuk i shfajëson tmerret e stalinizmit: modeli totalitar që zhvilloi dhe eksportoi regjimi i Stalinit, u hoqi lirinë miliona njerëzve dhe shkaktoi vdekjen e shumë të tjerëve. Po ashtu, milionat që vdiqën nga zia e bukës në Kinën e Maos nuk mund të harrohet kurrë. Megjithatë, numri i lartë i këtyre viktimave nuk i ndihmon mbrojtësit e kapitalizmit aq sa do të dëshironin. Sipas Librit të Zi të Komunizmit, një pikë referimi për të djathtën, rreth 100 milionë njerëz janë zhdukur nga regjimet që vetëquheshin “komuniste”, shumica prej tyre nga Mao Ce Duni në Kinë. Ekonomisti nobelist, Amartya Sen, shkruan se në vitet 1950-1960, politika katastrofike e Maos, e quajtur “Hapi i Madh Përpara”, ka sjellë vdekjen e 23 deri në 30 milionë njerëzve.
Por, ai vëren gjithashtu në një shkrim të vitit 2006, se në mesin e shekullit të 20-të, si Kina, ashtu dhe India, kishin të njëjtën mesatare jetëgjatësie të popullatës, rreth 40 vjeç. Pas revolucionit kinez u bë një ndryshim i madh. Në vitin 1979, mesatarja e jetëgjatësisë në Kinën e Maos ishte 68 vjeç, 14 vite më shumë se në Indinë kapitaliste. Mesatarja e ulët e jetëgjatësisë në Indi shkaktonte vdekjen e 4 milionë banorëve në vit. Pse nuk shihet kjo si vrasje e shkaktuar nga kapitalizmi?
Kapitalizmi është ndërtuar që në fillim me gjakun e miliona njerëzve. Që nga shekulli i 17-të e më mbrapa, tregtia trans-atlantike e skllevërve u bë një nga shtyllat kryesore të kapitalizmit. Shumica e pasurisë që ka vënë Londra, Bristoli dhe Liverpuli, që ishin portet kryesore për tregtinë e skllevërve në Evropë, vinte nga puna e afrikanëve të skllavëruar. Kapitali i mbledhur nga skllavëria, që nga duhani, pambuku dhe sheqeri, solli revolucionin industrial në Mançester dhe Lankashër. Shumë prej bankave të sotme, madje, e kanë pikënisjen nga kapitali që vunë nëpërmjet skllavërisë.
Edhe kur tregtia ndërkombëtare e skllevërve nisi të binte, kapitalizmin perëndimor po e pasuronin paratë e përgjakura të kolonizatorëve. India kishte kohë që sundohej nga Britania, fuqia kryesore e kapitalizmit në botë: siç shpjegon “Holokausti Viktorian” i Mike Davisit, në Indi kanë vdekur rreth 35 milionë njerëz nga disa zi buke që ishin krijuar në mënyrë të panevojshme, në një kohë kur India eksportonte me miliona tonë grurë në Britani. Kjo ishte një lopë e majme për paratë e kapitalizmin dhe në shekullin e 19-të u bë burimi kryesor i të ardhurave të vendit. Perëndimi është ndërtuar mbi pasuri të vjedhura e të marra nëpërmjet nënshtrimit të popujve, me një çmim shumë të lartë njerëzor.
Evropa kapitaliste nisi t’i importojë vetë tmerret që u kishte shkaktuar të tjerëve, por vetëm në shekullin e 20-të. Depresioni i Madh është kriza më e rëndë e kapitalizmit, e cila krijoi pakënaqësitë popullore që çuan drejt fuqizimit të nazistëve. Në vitet e para të regjimit të Hitlerit, bizneset e mëdha gjermane, të cilat i druheshin fuqisë të së majtës, bënë kompromise të ndyra me nacional-socialistët dhe i panë nazistët si një armë me të cilën do të godisnin komunistët dhe sindikalistët njëherazi. Bizneset gjermane u kishin dhuruar fonde nazistëve, si para se të vinin në pushtet ashtu edhe më pas, që nga korporatat industriale si IG Farben dhe Krupp. Shumë biznese kanë përfituar nga puna skllavëruese e nazizmit dhe nga holokausti, si IBM, BMW, Deutsche Bank dhe Grupi Schaeffler.
Është e mundur të kesh besim me pasion te kapitalizmi e t’i drejtohesh si i vetmi sistem që funksionon, por jo pa pranuar hijet e errëta që ka, si dhe rolin në episodet më vrastare të historisë së njerëzimit. Por, ta shkelësh me këmbë idenë se ka dhe alternative të tjera veç kapitalizmit, ide që bazohen mbi të tjera vlera e parime, kjo i shërben vetëm funksioneve politike.
E majta radikale demokratike ka kohë që e ka pranuar makthin e sistemeve totalitare si dhe ka reflektuar shumë për mënyrën se si ndodhi. Por, mbrojtësit e papenduar të kapitalizmit nuk e kanë shqyrtuar fare të shkuarën e vet. Ka politikanë dhe historianë të respektuar që vazhdojnë të mbrojnë kolonializmin, pavarësisht tmerreve groteske. Nuk është e drejtë që socialistët demokratë të shekullit të 21-të të kundërshtohen duke u sjellë si shembull ditët e errëta të sistemeve totalitare të shekullin të 20-të.
Të shpresosh në krijimin e një bote ku mund të ketë mjaftueshmëri materiale, të çliruar nga shteti e që bazohet në bashkëpunim, nuk e bën dikë vrasës totalitar. Edhe nëse nuk besoni se kjo mund të ndodhë ndonjëherë, kjo s’do të thotë që duhet t’i dorëzohemi fundamentalizmit të tregut, si për shembull ndryshimet klimatike (të shkaktuara nga një rend ekonomik që nuk e ruan mjedisin) gjë që do të sjellë shkatërrim në planetin tonë. Një shoqëri e drejtë e demokratike po pret që të lindë, një shoqëri që do të ndahet nga të gjitha sistemet e dështuara të së shkuarës.
The Guardian–Dita
Qemal Stafa
Kohet po ndryshojne, nje jete e re lulezon germadhash!
Migjeni
Na të birtë e shekullit të ri,
që plakun e lamë në “shejtnin” e tij
e çuem grushtin për me luftue
ndër lufta të reja
dhe me fitue…
Na të birtë e shekullit të ri,
filizat e një toke së rimun me lot,
ku djersë e ballit u dikonte kot
se dheu ynë qe kafshatë e huej
dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t’u paguhej.
Na të birtë e shekullit të ri,
vllazën të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çast’ i ynë i mbramë
edhe fatlumë
ditëm me thanë :
S’duem me humbë
në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
jo! jo! s’i duem humbjet prore
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
S’duem, për hir
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”,
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis
të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.
Na të birtë e shekullit të ri,
me hovin ton e të ndezun peshë,
ndër lufta të reja kemi m’u ndeshë
dhe për fitore kem’ me ra fli.
“Krimet e komunizmit” jane thjesht propagande ?
Kush e ha kete propagande, ne qafe paste veten!
Ec aty – E sa vjec je ti ?
Komunizmi eshte e ardhmja e njerezimit sepsr eshte nje rend human pa shtypje dhe shfrytexim te njeriut nga njeriu I pasir.Titanet e botes Marksi dhe Engelsi I Kane bere nje sherbom te madh ketij njerzimi qe me mencurine e tyre bene zbulimin me te madh…teorin e komunizmit dhkencor.Kjo teori eshte shpresa e madhe e popujve te bote per te shpetuar njehere e mire nga kapitalizmi barbar shtypes vrases talles .Komunizmi lindi si nje domosdoshmeri per te ardhemen popujve vuajtur ne bote.
Nauni – Kam lexuar diku : Komunizmi asht si nje YLL qe shkelqen. Perplasja me te krijon katastrofe. Ma mir te qendrojme larg tij.
PO te shikojm sa kan vdekur e jan vrar kto 30 vjet demokraci ktu tek ne ,dhe ti krahasojm me viktimat e sistemit te shkuar jan si nata me diten , kto tridhjet vjet jan vrar 100 fish me shum njeres se ne sistemin e shkuar , duke mos llogaritur qe viktimat me te mdha te sistemit te shkuar tek ne ishin ata qe u vran fill pas luftes dyt botrore , pra kriminelet e luftes dhe bashkepuntoret e nazifashizmit tradhtaret e kti vendi ,dhe te burgosurit me pas ishin pjellet dhe familjet e tyre te pa kenaqur nga sistemi qe hyri ,kurse kto 30 vjet jan vrar njerez te pa fajshem mi 100 mij njerez te vdekur per fain e kti sistemi , qe nga 97ta qe e shkaktoi shteti tek gerdeci aksidentet nga mungesa shtetit vrasjet per hakmarrje dhe nga hapja depove dhe mijra te tjer qe bejn vetvrasie nga depresioni , pra po te bejm nje blanç ai sistem qe shkoi ka vrar e burgosur 1 nji perqind te ktyre qe jan vrar e burgosur ne kte koh , mos llogarit qe me par egzistonte ligji me vdekje kush vriste vritej, kurse sot jan nja 200 mij te burgosur per jet qe i ushqen e do i ushqej ky popull sa te ket jeten , urdho beini hesapet del qe ai sistem qe ishte ishte me i dashur dhe me pak i demshem per populin e vet , ky sistem themelet i ka ne padrejtesi dhe ligjet i ka te ngritura ne favor te kriminelve mashtrusve hajdutve dhe abuzusve ,shikoni avokatin mbrojtes sekseret e degjenerimit te kti sistemi.
Askush nuk ka thene se kapitalizmi eshte rendi i persosur. Perkundrazi, ndryshimi i tij me komunizmin eshte se i njeh te metat e vetes dhe nuk i fut ne burg ata qe ia kritikojne “anet e erreta te tij”. Kush nuk e kupton kete, nuk e paska njohur kapitalizmin dhe i pelqen te jete skllav ne komunizem.
Ore kazan! po qendro me kembe ne toke. Ti merr vesh nga kjo dynja ç’do te thote komunizem dhe çdo te thote kapitalizem? Vetem kaq po te dije nuk do shkruaje ate qe shkrove, megjithate se mos je i vetem ti qe di vetem te shkruash e nuk e di çfare shkruan sot.
O ti i “padurueshem”, ndodh shpesh qe ajo qe shkruhet qarte dhe thjesht te mos kuptohet nga mendje delirante. Faji nuk eshte i diellit qe driten e dergon njesoj per te gjithe ne toke, por i syrit te semure qe e kap keq ate. Shyqyr zotit qe shkruan me pseudonim, se do te ishe bere gazi i botes me keto mend qe ke.
Fara e keqe mbin gjithnje.Tema jeni bere me keq se Zeri i Popullit i para 90tes.Turp qe germoni per artikuj te tille.
I ngrite kjo bythzeza t’ha nje fjale dhe
U Bo Nami .
Cojeni ne afrike qe kur ta kujtim pjaten e supes te mos è gjeje.
E verteta esht qe njeriu ska lene sistem pa provuar:
Feudalizem,Aristokraci,Monarki,Komunizem,Nacionalsocialiste,Fashizem,Demokraci,etj.
Te gjitha kane deshtuar ne shume gjera jetike.Thjesht mund te bejm dallime cila eshte me pak e keqe.PSE?
Sepse njeriu nuk eshte krijuar nga Zoti per tu veteqeverisur,nuk e ka kete aftesi,shume aftesi te tjera ia ka dhene.
Eshte sikur nje traktori ti kerkosh ti xhirosh gomat ne autostrade e te thuash pse nuk ecen me 120km.Nuk eshte bere per ate pune.Pike.Mendoni qe ne komunikojme me anen tjeter te botes me nje touch,por disa nuk gjejne dot gjuhen me gruan,dhe miliona divorce qe vijne si pasoje.Njeriu ka ecur ne hene,por ne shume zona te lagjes,apo qytetit kemi frike naten.
Se ca plane ka Zoti per njeriun,Bibla nuk le gje pa shpjeguar,çeshtja eshte te hapim syte dhe mendjen per ta lexuar se edhe keta “mendjendriturit”e planetit si Marksi psh, ide te shtremberuar nga vetja aty i kane marre.
kapitalizmi nuk te fut ne burg te thot fol pa frik dhe re vret me plumb mas koke pa gjyq dhe iken vrasesi ne drejtim te pa ditur , te vret me aksident te ben gjilper dhe fillon mbledh gura rruges , kur se kupuat dhe deri tani se çte ben kapitalizmi je hajvan ose naiv deri qesharak dhe nuk do kuptosh kurr gje , vetem do gezohesh me çte thon bota ,hapi syt sa jan vrar per 30 vjet 30 vet u vran ne gerdec kush ishte fajtori kush u denua, ,hapi syt shiko vrasjet e 21 janarit kater vet pa gjyq me duar ne xhepa ne bulevard , komunizmi vrau kriminelet qe lyen duart me gjak dhe ata qe ben vrasje dhe krime kunder popullit dhe kaq , sikur jetoni ne planet tjeter mer zot ,a kemi ne shembuj te kqinj per kapitalizmin kto 30 vjet demokraci nuk ka kerkush ,komunizmi te vriste kur beje veten per te vrar , kur beje tradhti komtare ose kur kishe ber krim, tani te vrasin me heroin me kokain te vrasin per dit iken si qen , se behen te pasur shkelsit e ligjit dhe te perkedhelurit e kapitalizmit dhe gjithmon vrasesi iken ne drejtim te pa ditur.
Komunizmi u ideua si nje sistem i drejte dhe njerezor ndaj nje kapitalizmi te pameshirshem dhe antihuman. Ndaj nje kapitalizmi ku çdo dollar pikonte gjak. Shfytezimi i perbindshem i burrave, grave dhe femijeve ne vendet europiane perendimore ne fillimet e tij – ishte prirja dalluese e kapitalizmit, qe per te rritur fitimin nuk kishte krim qe nuk bente. Per kete mjafton te lexosh vetem Zherminalin e Zolas. Kapitalizmi riktheu pas 1000 vjetesh skllaverine dhe tregtine e ndyre te zezakeve nga Afrika drejt fushave te pambukut ne Amerike. Me pas u perhap kolonializmi. Nje forme tjeter kjo e perbindshme e skllaverimit te popujve. Me pas shfrytezimi i vendeve dhe popujve te varfer vazhdoi ne menyra me te rafinuara, por me te njejtin qellim. Prandaj komunizmi lindi dhe u projektua si nje shoqeri antikapitaliste, ku mjetet e prodhimit do te ishin ne duart e te gjitheve dhe ku nuk do te kishte pronare. Por vetem barazi! Ky ishte komunizmi i Marksit. Por ai u deformua ne fillim nga Lenini me teorine e tij te diktatures se proletariatit dhe mori forma te pergjakura ne kohen e Stalinit, Maos, Enverit dhe Pol Potit. Te projektuara si shoqeri te lira, dhe te begata, vendet komuniste rane nen regjime diktatoriale.Por duhet pranuar se ne kete rruge u shtyne me dredhi nga vendet kapitaliste.QE diten e pare qe ne Rusi fitoi revolucioni i tetorit vendet kapitaliste filluan te organizonin kunderrevolucionin, duke pergatitur dhe nisur kunder tij ushtrite e bardhe. Te cilat u shkaterruan nga Ushtria e Kuqe e udhehequr nga Trocki. Njelloj siç vepruan edhe ne Shqiperi me dergimin e diversanteve! Atehere vendet komuniste u kthyen ne ragjime diktatoriale njepartiake, ku ne krye te saj do te mbreteronte gjithmone nje satrap – perendi. Komunizmi nuk arriti dot keshtu te krijoje as mireqenie dhe as liri per popujt e tij. Por ne me te shumten e rasteve shtypje te te drejtave individuale dhe barazi te varferise. Ne te njejten kohe, kapitalizmi ne vendet e zhvilluara, i trembur nga perhapja e mundshme e sistemit komunist, u reformua me shpejtesi. “Torta” filloi te ndahet ndryshe. Popullsia filloi te jetonte me mire se kurre ndonjehere. Nje mireqenie relative dhe nje liri te menduari dhe te shprehuri zoteronte ne shoqerite perendimore.Ne kete menyre kapitalizmi i reformuar e fitoi luften me komunizmin dogmatik dhe autarqik. Ne fakt kapitalizmi, i mbeshtetur ne punen dhe pronen private, eshte tejet me efikas se komunizmi i planeve pesevjeçare.Tregu i lire dhe konkurrues i plotesonte tejet me mire nevojat e popullates sesa ekonomia e planifikuar komuniste. Por kapitalizmi si rend eshte i pameshirshem. Vdekja jote, jeta ime eshte deviza e tij. Dhe ketu hyn ne skene roli rregullator i shtetit. Shperndarja e te ardhurave dhe mbrojtja sociale e Keinesit. Nje sistem multipartiak, me nje ekonomi mixte, dmth private dhe publike, ka rezultuar deri me tani ne historine njerezore si sistemi me efikas dhe me i dobishem. Komunizmi me fytyre njeriu mbetet ndofta per shekullin e ardhshem. Deri me tani ai ka mbetur nje ide utopike. Ne rastin me te mire.
— HISTORIJA ESHTE.
MESUUESE E JJETES,
DRITA E SE VERTETES,
LAJMETARJA E LASHTESI
………………..
—- O I MADHI SKENDERBE..!!!
BOTA ESHTE SI NJE “RRETH”.
ISH PERANDORIA E MADHE ROMAKE,
DHE HUMBI…!!!
SOT , E OTOMANEVE
NESR, S,DIHET….??..!!!..
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
O njerez..!!!!..
E ardhmja i perket nje sistemi ndermjem.
— ENDERRAT…. puno sa ke munesi , dhe mer sa ke nevoj…. MBETEN , VETEM ENDERRA
TEORIKISHT KOMUNIZMI ESHTE PARAJSE PO TA KRAHASOSH ME KAPITALIZMIN,SEPSE PREMTON (me shume),MIREPO PRAKTIKISHT ASHTU SI DHE U PROVUA NE GJYSMEN E BOTES DOLI SE ISHTE SKETERRE NE KRAHASIM ME KAPITALIZMIN,prandaj mos u mallengjeni shume.
Rruga me e shkurter per te shkuar ne komunizem eshte nepermjet kapitalizmit,sepse zhvillimin dhe evolucionin e sjell liria dhe jo kontrolli.
Sa per krimet,komunizmi ne nje periudhe te shkurter kohore ja ka kaluar kapitalisteve dhe per 100 vjet te tjera.
Mos u mallengjeni,propaganda dhe drmagogjia premtojne shume.
Cfare do te beje zonja,koperativa,shtetezime sepse ata nuk e njohin kapitalin,kush punon ne ndermarrje,koperative?
Nuk e ka fajin kapitalizmi per krimet ,korrupsionin e vendit tone,por kriminelet qe na qeverisin.
Komunizmi eshte sistem shume i mire. Funksionon deri ne momentin qe komunisteve ju mbarohen parate e te tjereve. Para nga elementet me produktive te shoqerise aka kulake dhe kapitaliste. Asnje shpikje nuk ka ardhur nga komunizmi. Por nga iniciativa e lire. Keni vene re qe socializmi nuk funksion asgjekundi? Keni pyetur veten pse? Shteti nuk prodhon asgje, asgje nuk Nuk eshte shpikur me urdher nga lart. iPhone, interneti, makinat, kompjuterat nuk u shpiken se urdheroi shteti. U shpiken nga individet qe u lane te lire te clirojne energjite e tyre dhe ju dha mundesia te pasurohen duke rregullar jeten e tyre dhe te mjerezimit pa frike se do quheshin qelbesira qe ja kane vjedhur gjakun popullit. Pa frike se do arrestoheshim, do burgoseshin dhe pushkatoheshin vetem per fajin e te qenit i sukseshem, produktiv dhe kembengules.
Heem ! Pata vemendje jo vetem ne artikull por edhe ne komente .. Ndoshta si rrall here..
1 Mos u lodhni te kritikoni Komunizmin kur ate nuk e ka perjetuar asnjeri ne bote ( Lenini i pari dhe te tjeret pas tij e deformuan teorine dhe praktika e tyre rezultoi nje fatalitet per shoqerine njerezore pasi jo vetem shperfytyroi nje enderr duke sjelle miliona viktima por i beri je sherbim te jashtezakonshem sistemit kapitalist pasi ky i fundit mori podiumin e fitores mbi ” Komunizmin e deformuar ” te cilin mund ta quani si te doni qe nga fashizem , diktature, skllavopronari e si te doni por AI SISTEM NUK ISHTE MONUNIZMI , Ketu fillon diskutimi
Kapitalizmi eshte rend i mire pasi ka konkurencen e lire , ka iniciativen, ka lirine etjer etjer Por AKOMA AKOMA nuk ka arritur ate shkalle zhvillimi ne forcat prodhuese dhe mjetet e prodhimit e cila te sherbeje si themel per te kaluar ne sistemin qe enderronte Marksi dhe Engeli …..
Ndaj jemi te detyruar ta pranojme ate si rendin me te mire deri tani dhe forcimi itij ne gjithe boten do pregatise bazen per RENDIN E RI…. Deri atehere PO pranohen cdo lloj alternimi sic eshte edhe ai i ndermjetmi …… Do duhen vite e vite por
Po te kemi pace te qendrueshme,
Po te eleminojme armet berthamore dhe convencionale ne gjithe boten ,
Po te lejojme tregetine e lire dhe pa kushte ne gjithe boten pa sanksione e me leverdi te barabarte reciproke eter Rendi kapitalist e pergadit vete bazen e RENDIT TE RI …. Kjo se njeriu nuk merr asgje me vehte thjesht jeton e iken nga kjo bote si mysafyr i saj …..Vete kapitalisti i pangopur i sistemit qe jemi do e kuptoje nje gje te tille ……..
Mos u lodhni te kritikoni Komunizmin kur ate nuk e ka perjetuar asnjeri ne bote ( Lenini i pari dhe te tjeret pas tij e deformuan teorine dhe praktika e tyre rezultoi nje fatalitet per shoqerine njerezore pasi jo vetem shperfytyroi nje enderr duke sjelle miliona viktima por i beri je sherbim te jashtezakonshem sistemit kapitalist pasi ky i fundit mori podiumin e fitores mbi ” Komunizmin e deformuar ” te cilin mund ta quani si te doni qe nga fashizem , diktature, skllavopronari e si te doni por AI SISTEM NUK ISHTE MONUNIZMI , Ketu fillon diskutimi
Kapitalizmi eshte rend i mire pasi ka konkurencen e lire , ka iniciativen, ka lirine etjer etjer Por AKOMA AKOMA nuk ka arritur ate shkalle zhvillimi ne forcat prodhuese dhe mjetet e prodhimit e cila te sherbeje si themel per te kaluar ne sistemin qe enderronte Marksi dhe Engeli …..
Ndaj jemi te detyruar ta pranojme ate si rendin me te mire deri tani dhe forcimi itij ne gjithe boten do pregatise bazen per RENDIN E RI…. Deri atehere PO pranohen cdo lloj alternimi sic eshte edhe ai i ndermjetmi …… Do duhen vite e vite por
Po te kemi pace te qendrueshme,
Po te eleminojme armet berthamore dhe convencionale ne gjithe boten ,
Po te lejojme tregetine e lire dhe pa kushte ne gjithe boten pa sanksione e me leverdi te barabarte reciproke eter Rendi kapitalist e pergadit vete bazen e RENDIT TE RI …. Kjo se njeriu nuk merr asgje me vehte thjesht jeton e iken nga kjo bote si mysafyr i saj …..Vete kapitalisti i pangopur i sistemit qe jemi do e kuptoje nje gje te tille ……..