Zbardhet dosja e Adriatik Llallës, Prokuroria: Skema që përdorej për pastrim parash, blinte “lirë” e shiste shtrenjtë

28 Korrik 2018, 18:38Politika TEMA

Dalin të dhëna nga vendimi i gjykatës për Krime të Rënda që vuri nën sekuestro pronat e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ndaj të cilit po zhvillohen hetime për akuzën e pastrimit të parave.

Në hyrje të vendimit, bie në sy fakti se çështja penale ndaj Llallës, është regjistruar kryesisht, mbi bazën e të dhënave të publikuara në media, ku ndër të tjera flitet për jetën e luksit që bënte ish-prokurori i përgjithshëm dhe familja e tij.

Një tjetër argument, që prokuroria ka marrë në konsideratë, është edhe fakti se po përmes medias, janë informuar se ish-kreut të organit qendror të akuzës, i ishte ndaluar hyrja në shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vijim, prokuroria rindërton skemën, sesi Adriatik Llalla, dyshohet se pastronte para. konkretisht, ai blinte prona në perferi të Tiranës, me një çmim të lirë dhe pasi i rivlerësonte i shiste me çmim të lartë.

Në vendimin e gjykatës thuhet ndër të tjera, se ish-kryeprokurori bleu 3 mijë metra katrorë tokë në shumën prej 1.5 milionë lekësh dhe pasi e rivlerësoi e shiti në shumën e 249 mijë eurove.

Nga ana tjetër, në po të njëjtën zonë, ish-kreu i organit të akuzës, pasi ka shitur këtë pronë, ka blerë një sipërfaqe tjetër toke prej 4500 metrash katrorë në shumën e 4.5 milionë lekësh, të cilën më pas e ka rivlerësuar gati dhjetëfishin e çmimit të blerjes.

Referuara fakteve të mësipërme, prokuroria ka dyshime se Llalla ka konsumuar veprën penale të pastrimit të parave, për sa kohë që jo vetëm nuk i ka deklaruar pasuritë në kohë, por ka kryer transaksione me të njëjtin person, duke blerë prona nën çmimin e tregut e duke i shitur me vlerë disa herë më të lartë. Në vendim thuhet gjithashtu se pronat e ish-kryeprokurorit u vunë nën sekuestro, pasi ekzistonin dyshime se ai mund të ndërhynte për ti tjetërsuar ato.

9 komente në “Zbardhet dosja e Adriatik Llallës, Prokuroria: Skema që përdorej për pastrim parash, blinte “lirë” e shiste shtrenjtë”

  1. Sit back and relaks■●▪ says:

    Me falni se ndoshta jam gabim por a nuk eshte te blesh lire e te shesesh shtrenjt thelbi i kapitalizmit, i ekonomise se tregut dhe a nuk eshte kjo ajo qe bejne ata qe ne kapitalizem quhen biznesmene nderkohe qe ne komunizem quheshin kulake? Nqs ka problem me rivleresimin ath kapni rivleresuesin dhe pyeteni pse x apo y prone eshte rivleresuar me kete apo ate cmim. Nqs prona eshte shitur me lire se vlera qe ka marre pas rivleresimit ky eshte nje problem i pronarit te prones i cilu mund te zgjedhi edhe ta dhuroje apo fali pronen e tij, mjaft qe shtetit ti paguhen detyrimet perkatese. Nqs nuk jane paguar detyrimet kemi te bejme me evazion fiskal, nqs jane paguar ath cdo gje eshte ok dhe kemi te bejme vetem me marredhenie biznesi midis dy personave private. Te akuzosh dike pse ble lire e shet shtrenjte kjo vetem ne kohen e ekonomis socialiste degjohej.

    1. ben says:

      Po sipas teje, kaq shume budallenj ishin ato qe shiten token lire? Pastaj si ka mundesi qe ky Llalla paska gjetur nje tufe hajvanesh qe paskan shitur token nen cmimin e tregut dhe disa te tjere hajvane akoma me te medhenj qe paskan blere token e Llalles me cmim disa here me te larte se ai i tregut? Ne nje rast, I njejti person qe ja ka shitur Llalles token, ja ka blere atij me vone me nje cmim dhjetera here me te larte. Ky person ka qene me shume precedente penale dhe eshte e qarte se ka bere kete gje per te paguar Llallen per te mbyllur dosjet e shumta qe kishte ne ngarkim.
      Ne te kunderten, ato “kapitaliste” per te cilet flet zotrote, blejne assete me cmimin e tregut dhe i bllokojne per aq kohe sa te rritet kerkesa e tregut per ato assete dhe pastaj e shesin. Ky quhet spekullim, por nuk eshte I paligjshem.
      Ajo qe ka bere Llalla eshte pastrim parash dhe eshte i denueshem ne cdo vend po u provua ne gjykate.

      1. Sit back and relaks■●▪ says:

        Ja fut kot pra, se mister alfred peza, the million dollar boy nuk e ka thene asgjekundi kete qe thua ti qe i njejti person ia bleu serish, se llalla dhe cdokush tjeter qe ben pastrim parash e di kaq gje qe do ja bente muuuu. Pra nuk je i sakte. Nqs nuk ka nje dokument te shkruar, nje rregjistrim audio ose video ku te dali qe llalla po e perdor kete skeme per pastrim parash ath me vjen keq po llalla ia ka hedhur lumit. Sic edhe kam thene qe nw fillim kur plasi ky muhabet, nqs prokuroria e con llallen be gjyq dhe nuk arrin te vertetoje qe llalla ka perdorur skeme per pastrim parash ath ai do jete hapi i fundit ne skemen e pastrimit te parave nga llalla dhe llalla do ti gezoje ato prona. Pse i bleu lire e pse i shiti shtrenjte eshte zotesi e tij. Nqs ka mashtrim ai ka ndodhur nga personi qe ka bere rivleresimin, ath do burgoset personi qe ka rivleresuar pronen dhe nqs rivleresuesi ka ndonje fakt kompromentues per llallen do e nxjerri te shpetoje bythen por dyshoj pasi ata qe e kane bere jane njohes te mire te ligjit. Keshtu qe mos mbaj shume shpresa te denohet llalla, me shume mundesi llalla do certifikohet nga gjykata si pronar i ligjshem dhe burre i ndershem. Dyshimet ngelen dyshime dhe nuk kthehen ne fakte nqs nuk i mbeshtet me argumenta te dokumentuara sipas ligjit. Nuk eshte llalla qe ka shitur lire por i zoti tokes ( arsyen e di ai) dhe nuk eshte llalla qe ka rivleresuar pronen por personi pergjegjes per ate pune( pse e ka rivleresuar aq shtrenjte ate e di ai). Ne kete mes llalla eshte vetem nje investitor qe duhet te justifikoje burimin e parave qe ka perdorur dhe burimi eshte i vertetuar sakte. KAQ.

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    Me falni se ndoshta jam gabim por a nuk eshte te blesh lire e te shesesh shtrenjt thelbi i kapitalizmit, i ekonomise se tregut dhe a nuk eshte kjo ajo qe bejne ata qe ne kapitalizem quhen biznesmene nderkohe qe ne komunizem quheshin kulake? Nqs ka problem me rivleresimin ath kapni rivleresuesin dhe pyeteni pse x apo y prone eshte rivleresuar me kete apo ate cmim. Nqs prona eshte shitur me lire se vlera qe ka marre pas rivleresimit ky eshte nje problem i pronarit te prones i cilu mund te zgjedhi edhe ta dhuroje apo fali pronen e tij, mjaft qe shtetit ti paguhen detyrimet perkatese. Nqs nuk jane paguar detyrimet kemi te bejme me evazion fiskal, nqs jane paguar ath cdo gje eshte ok dhe kemi te bejme vetem me marredhenie biznesi midis dy personave private. Te akuzosh dike pse ble lire e shet shtrenjte kjo vetem ne kohen e ekonomis socialiste degjohej..

    1. Flamur says:

      Sit beck and relaks (relax Anglisht)
      Ashtu është si thua ti per ekonomine e tregut, blej lire e shit shtrejnt. Por kurrë nuk I lejohet nje prokurori ne rastin e mesiperm Kryeprokurorit të Shqiperise të beje kte gje. Dhe sidomos kur ben tregti me nje ish të denuar. Kjo gje a nuk të ben te mendosh per diçka të dyshimte. Boll me historite e komunizmit se late nam ishte si ishte ka 28 vjet që e kemi permbysur.

      1. Sit back and relaks■●▪ says:

        Nuk eshte beck po eshte back sa per fillim dhe relaksin e shkruj te shqiperuar se shqip relaksi shijohet me shume.
        Nashi ka mundesi te me gjesh nje ligj ku thuhet qe prokurorit i ndalohet te beje biznes, dmth te shesi e te bleje prona?
        Tjetra, zoteria i denuar nuk ka asnje lidhje me llallen kryeprokuror, llalla ska qene fare kryeprokuror kur zoteria ka marre denimin. Ne shqiperi probleme me ligjin ka cdonjeri ne nje menyre apo tjeter por kjo nuk ndalon njeri te beje biznes me ta, nuk ka ligj qe ndalon te besh biznes me persona qe kane pasur probleme me ligjin dhe llalla me sa kujtoj sakte nuk ka qene ne konflikt interesi kur ka kryer transaksionin e blerjes se tokes. Nqs ti di me shume na sqaro me fakte..

  3. spartak says:

    Hej mër Sal Berisha ç’farë i ke bo këtij vendi . 100 vjet mbrapa kena për ta vuajt poshtërsinë tënde .
    SHTATORJA jote , në një nga sheshet kryesore të Tiranës , do të vijë hakut , dhe do ta marri hakun .
    Hajde Kryeprokuror hajde . Ujkut mëlçitë në qafë .
    Sa e ka dënimin ligji për një person ç’farëdo për veprime të tilla ?
    Llalla , si i pari i vendit , që rruajti sa mundi nga taksat tona para rrogash , dietash , qejfesh e shërbimesh të tjera , vetëm me kap e dënu kriminelë e hajduta duke drejtuer për 5 vjet Institucionin e Prokurorisë , duhet dënuar dy fish . Po kështu dhe të tjerët , veprimet e të cilëve i kap ligji .

  4. aman se terbuat dhe Saliun says:

    Ma gjeni ku eshte Llalla se u prish e u be hirre, ma gjeni e te ma biri ketu!

  5. PAK ME SHUME PROFESIONALIZEM ! says:

    Gazeta Tema, nuk ju nderon te publikoni fotografi me montazh. Llalla nuk eshte arrestuar ende dhe nuk eshte ne burg.
    Meqe e mbani veten si gazeta me e lexuar, mos na percillni lajme te genjeshterta. Nese veproni keshtu uleni ne te njejtin nivel te shtypit te Sali Berishes.
    Pak me shume profesionalizem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje