Tensioni mund të ulet duke bërë ndryshime në dietë dhe mënyrën e jetesës, si dhe duke marrë mjekime.
Këto janë 5 ushqimet verore që duhet të provoni për të ulur tensionin e gjakut.
Koriandër
Kjo erzë gjithashtu ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Ajo ka edhe veti diuretike në trup, prandaj mund të ndihmojë njerëzit të cilët vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.
Frutat e pyllit
Luleshtrydhet, boronicat dhe manaferrat mund t’ju ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Ato janë të pasura në flavanoide, substanca këto që relaksojnë enët e gjakut, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Avokado
Një zgjedhje e mirë për luftimin e tensionit të lartë të gjakut. Avokado është i pasur në kalium, një mineral kyç që ndihmon veshkat të filtrojnë lëngjet nga gjaku, duke ulur kështu presionin e gjakut.
Jeshillëqet
Jeshillëqet rrisin nivelet e magnezit, duke ndihmuar kështu në luftimin e tensionit të lartë të gjakut.
Selino
Selinoja përmban kimikatet ftalate, që mund të relaksojnë muret arteriale, duke ulur kështu tensionin e gjakut.
Përveç konsumimit të këtyre ushqimeve, duhet të bëni edhe ndryshime të tjera në mënyrën e jetesës për të trajtuar tensionin e lartë të gjakut, si të kryeni më shpesh aktivitet fizik dhe të shmangni ushqimet me përmbajtje të lartë kripe. (TemA)
Mbase eshte turp qe nuk e di, por me mire ta mesoj se sa te mos ta di. Une njohe per boronice nje bar te eger te gjate qe rritet ne miser sidomos nga vaditjet e shumta dhe zyrtarisht ate njohe, ju lutem botoni ndonje foto se na çmendet me keto ndryshime emrash apo dhe kur shkruani ne vend te “ç” shkruani “q”. Nuk thoni çiftja por qiftja ect ect ect. E bete gjuhen me keq nga veten tuaj.