Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas: Shqipëria si impresionuese dhe shembull për rajonin sa i takon reformës në drejtësi

30 Korrik 2018, 18:14Politika TEMA
Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas: Shqipëria si impresionuese dhe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Gjermani ku zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm gjerman Haiko Maas.

Ministrat diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe kontributin e madh që Gjermania ka dhënë për Shqipërinë dhe perspektivën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian.

 Në këtë kuadër u ra dakord që axhenda të vijojë me intensitet të plotë.

Ministri Bushati falënderoi Gjermaninë për qëndrimin e qartë për sa i takon vendimmarrjes së fundit të BE-së. “Rruga jonë është e qartë për sa i përket 2019-s dhe 12 muajt e ardhshëm do t’i shfrytëzojmë maksimalisht duke punuar ngushtësisht me Komisionin Evropian për procesin “screening”, nënvizoi Bushati.

Ministri Maas nënvizoi se Shqipëria është një partner i rëndësishëm dhe spirancë stabiliteti. Duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga Shqipëria si impresionuese dhe shembull për rajonin sa i takon reformës në drejtësi, ai shtoi se “Është vendimtare që kjo rrugë të vazhdojë”, ndërsa u bëri thirrje aktorëve politik në vend të mbështesin këto reforma të rëndësishme për vitin 2019.

Ministri Maas shprehu bindjen se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në interesin e kësaj të fundit për të shmangur shtrirjen e ndikimit të forcave të treta në rajon.

Të dy ministrat u ndalën dhe tek siguria dhe klima me të cilin përballet Ballkani Perëndimor dhe roli i Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti.

Për ministrin Bushati, klima e sigurisë në rajon do të vijë vetëm duke u përmirësuar për sa kohë që perspektiva evropiane e rajonit është e qartë dhe konkretizohet nga instrumente dhe veprime konkrete.

Ministrat Bushati dhe Maas u ndalën dhe tek bashkëpunimi në kuadër të OSBE-së si dhe për shkollën e magjistraturës.

1 komente në “Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas: Shqipëria si impresionuese dhe shembull për rajonin sa i takon reformës në drejtësi”

  1. Luli says:

    Prisni o Gjermane,sa te shohim cilet do emerojne ne vend te ketyre qe po hikin.Akoma nuk i njihni keta hajdute shejtane ju.Jane hajdutet e popullit me te varfer ne Europe,e kuptoni apo jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje