Zjarret në Athinë, arrin në 91 numri i të vdekurve, 25 rezultojnë të humbur

30 Korrik 2018, 10:47Rajoni TEMA

Numuri i viktimave nga zjarret në Atikë arriti në 91, ndërsa ai i të zhdukurve është 25, sipas raportimit nga zjarrfikësit grekë, gjashtë ditë pas fatkeqësisë.

Qindra polumbarë vullnetarë kanë vazhduar këtë mëngjes kërkimet në detin e Matit, në kërkim për viktima të mundshme, ndërsa  qindra njerëz kanë marrë pjesë në meshë për të përkujtuar të vdekurit e kësaj zone, vendi më i prekur nga tragjedia.

Sipas autoriteteve, zjarri ishte i qëllimshëm dhe është përhapur shpejt për shkak të erës që arriti mbi 100 kilometra në orë.

Ky ishte zjarri më vdekjeprurës në Europë që nga viti 1900. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje