Meta dekreton ndryshimet në diplomaci: Ja emrat e 6 ambasadorëve që ikin dhe 7 të tjerë që vijnë

31 Korrik 2018, 18:42Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta  ka dekretuar sot lirimin nga detyra të gjashtë ambasadorëve si dhe emërimin në detyrë të shtatë diplomatëve të tjerë. 

Ambasadorët që janë liruar: 

Ilir Melo, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, si dhe ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë,jorezident. 

Kastriot Robo, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.

Qirjako Kureta, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, rezident, si dhe ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Moldavisë, jorezident. 

Riza Poda, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.

Ilir Abdiu, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës dhe në Mbretërinë e Norvegjisë,jorezident dhe 

Ridi Kurtezi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, Republikën Islamike të Mauritanisë dhe Principatën e Andorës, jorezident. 

Ambasadorët që janë emëruar: 

Donika Hoxha, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Moldavisë, jorezident. 

Elida Petoshati, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident. 

Ilirian Kuka, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.

Rezar Bregu, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident. 

Riza Poda, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë,jorezident. 

Virgjil Kule, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, jorezident dhe 

Ridi Kurtezi, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Malit të Zi, rezident. (TemA) 

5 komente në “Meta dekreton ndryshimet në diplomaci: Ja emrat e 6 ambasadorëve që ikin dhe 7 të tjerë që vijnë”

  1. sulo Permeti says:

    Po i gezoni pa mase,ne boten e pertejme,antare te byrose politike komuniste: dhendri i shoku rita Marko u emerua ambasador ne Suedi ne moshen 71 vjecare,-Te na rroje kllasa (jo)puntore!!!!!

  2. te shikoj ne sy says:

    Per Virgjilin me behet qejfi, nje njeri i plot dhe imeçur,

  3. Amerikani says:

    A mund te shpjegohet fjala “resident” qe do te thote se ato jane shtetas te ketyre vendeve. Pra ato kane shfrytezuar detyren. Duhet te largohet te gjjithe ato qe kane pasaporta te atyre vendeve dhe te behet nje biografi e shkurter te atyre qe u zbythen dhe atyre qe u zvendesuan me zbythje!

  4. Kellira says:

    Ket Virgjil Kulen nuk e mora vesht cfare lidhje ka dhe sidomos cfare te ardhme ka ne diplomaci…

  5. Haha says:

    Me mire do ishte te csktondj dhendrri i Bin La Denit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje