Rama flet për reformën e pronës: Anashkalojmë gjykatat, apelim brenda institucionit

31 Korrik 2018, 12:04Politika TEMA

Kryeministi Edi Rama bëri të ditur në takimin me koordinatorët e bashkëqeverisjes se në shtator nis reforma e pronës, ku ALUIZNI, Hipoteka dhe Agjencia e Kthimit të Pronave do të jenë të gjitha bashkë.

Sipas Ramës risi e kësaj reforma është mundësia e apelimit brenda institucionit pa qenë nevoja të shkohet në gjykatë.

“Në shtator jemi gati të lançojmë reformën që është punuar që në verën e shkuar, pa u krijuar ende qeveria e re, reformën për të cilën jemi zotuar të bashkimit të institucioneve të pronës. 

Për të pasur një agjenci kombëtare të pronës në mënyrë që të mos shkosh të ALUIZNI ta marrësh e pastaj te hipoteka s’ta jep, për të mos shkuar e ardhur mes institucioneve, po për të pasur një institucion, një drejtim.

 Kjo reformë do të jetë rrënjësore, do të racionalizojë burimet njerëzore që kemi në dispozicion në këto institucione, do të mundësojë një ecuri shumë më të shpejtë dhe efikase të modernizimit të brendshëm të këtyre institucioneve. 

Do të krijojë brenda këtij institucioni të ri një strukturë apeli në mënyrë që qytetarët të mos jenë të detyruar të shkojnë në gjykatë po të apelojnë brenda institucionin në një strukturë që është autonome, që do të ulë në mënyrë drastike kohën mundimet dhe mbi të gjitha do të ulë në mënyrë drastike gjithë atë dëshpërim që krijohet.

E di që pavarësisht nga javët e pushimeve zyra do të vazhdojë të funksionojë, sepse nuk është një zyrë si të gjitha të tjerat, po një zyrë që siç është në xhepin e qytetarëve, është në tavolinën e shtëpive, kudo ku ka një kompjuter, në zyrat që ofrojnë këtë mundësi , dhe po ashtu në smartphone e koordinatorëve.

 Është një punë që mund të bëhet nga çdo pikë. E keqja brenda zyrave të shërbimeve për qytetarët. Jam shumë i vetëdijshëm që jemi ende larg objektivit tonë, por dua të siguroj të gjithë se do e arrijmë objektivin dhe ndërveprimi i përditshëm, me mijëra e mijëra qytetarë që ditë pas dite janë shtuar radhës së atyre që kanë bërë këtë zgjedhje për të ndërvepruar me ne, është një nga rrugët për të arritur objektivin”, tha Rama. (TemA)

3 komente në “Rama flet për reformën e pronës: Anashkalojmë gjykatat, apelim brenda institucionit”

  1. Kalec Dega says:

    Lancohe, e pra…lancohe si rruget dhe hekurudhat….ca lancove ti para se te ndetoje Bunkerin?…po e bane me ne fund…mban rekord per lancus?
    lancimi i Rames
    vetingu i rames
    delimitimi i Rames
    performanca e Rames

    = ekselente

    nuk ka ka pse te intervenohet te gjyjkatat , ka tdrejte kriministri…

  2. olimpia says:

    Sot lexova nje artikull ku njftohej se ministri i jashtem britanik eshte ne Pekin per te folur per Brexit.Konkretish ,thuhej ,per te ballancuar humbjet e mundeshme nga dalja nga BE me lumin e milardave te Kines.Pra Britania e pasur, super e zhvilluar kerkon rrugedalje ne Pekin.Po Rama kur do ta kuptoje qe e vetmja rrugezgjidhje jane investimet kineze ne industrine moderne..Rama duhet te kuptoje qe perendimi nbuk investon sepse mbas 90 s Shqiperia nuk ka asnje vlere strategjike dhe gjeopolitike.Duhet te veproje si greket,serbet,hungarezet,sllovaket e me radhe.Te beje çeshte e mundur per te terhequr kapitalet pa fund kineze ,duke kerkuar edhe falje per marrezite tona per prishjen e marrdhenieve.Ky brez qe komandon Kinen e njeh mire te kaluarenb ,ndoshta mund te beje diçka.Per Kinen do te mjaftonte nje pike uji ne oqean nga miliardat e saj, per nxjerrjen e Shqiperise nga prapambetja.

  3. atje ku nuk hyne truri do hyje druri. says:

    ne cilon vend tr boted privatixohen taracat e pallateve qe slejojne te vendoset e ntena tv. eja ne vlore o Artsn Lame te shikosh camin e mutit pranar dhe pallati pa antena latte.vlora eshte kethyet ne kohen e injorances ku cami i mutit po loz me zjarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje