STUDIMI/ Bota në alarm, Tokës i mbaruan resurset: Ja ç'mund të na ofrojë natyra

31 Korrik 2018, 11:36Bota TEMA

Ka që në vitet ’70-të që konsumojmë më shumë se ç’mund të na ofrojë natyra.

Edhe këtë vit nuk e ndalëm hapin.

Të mërkurën, më 1 gusht do të jetë dita e ‘Tejkalimit të Tokës’ (‘EarthOvershoot Day’), dita në të cilën popullsia e mbarë planetit ka konsumuar të gjitha burimet tokësore të disponueshme për 2018-n, duke nisur nga “mbi shfrytëzimi’ i planetit.

Datën e ka përllogaritur Global footprint network, një organizatë e kërkimeve ndërkombëtare dhe deklaron se më 1 gusht zyrtarisht kemi harxhuar të gjithë sasinë e frutave, perimeve, mishit e peshkut, ujit dhe drurit, që Toka na vë në dispozicion për 365 ditë.

Sipas studiuesve, për të plotësuar kërkesat aktuale me resurse natyrore, do të duheshin 1.7 planete Tokë.

Një ‘zakon’ i keq që ne kemi thuajse 50 vjet që çojmë përpara, që kur kemi nisur tëkonsumojmë më shumë nga sa janë në gjendje sistement natyrore të rigjenerojnë dhe të lëshojmë më shumë dioksid karboni nga sa oqeanet dhe pyjet mund të thithin.

Duhet saktësuar që jo të gjithë njerëzit shfrytëzohnë resurset ne të njëjtin intensitet.

Nëse e gjithë popullsia globale do të jetonte si banorët e SHBA, do të duheshin 5 planete Tokë për të përmbushur kërkesat; 4.1 nëse do jetonim si australianët, 3.5 si koreanojugorët, 3.3 si rusët, 3 si gjermanët, 2.6 si italianët e kështu me radhë.

86% e banorëve të botës jetojnë në vende që i kanë një ‘detyrim ekologjik’ Tokës.

Nga ana e kundërt, shohim shtete si India që ndalojnë në 0.7%. Nëse të gjithë do të shfrytëzonin planetin si ata, resurset natyrore do të ishin shumë mëse të mjaftueshme.

3 komente në “STUDIMI/ Bota në alarm, Tokës i mbaruan resurset: Ja ç’mund të na ofrojë natyra”

  1. eh, ç'me gjeti! says:

    PO kjo eshte injorance shkencore apo ekonomi tregu kapitaliste e thene konkurence?! Po ç’jane keto budallalleqe: mbaruan resurset e Tokes! Toka mund te ushqeje edhe 100 here me shume njerez se sot, ama administrimi eshte tjeter gje.

  2. Mersin says:

    C’jane keto idiotizma we botoni.

  3. Lipe Shtogu says:

    Nuk eshte sqaruar mire ne kete shkrim, ose ka ndonje shprehje te pa perkthyer. Zoteri publikues i shkrimit nese keni mundesi na jepni nje mendim per pyetjen:
    Njerezimi vertet shtohet algjebrisht dhe prodhimi arithmetikisht. Kjo dihet dhe njihet. Une nuk dua te spjegoni kete rregull, por dua ta riperktheni shkrimin. Ku qendron problemi? Po. Ju thoni se njerezimi ka konsumuar 1.7% te planetit. Pra kemi ngrene te mirat e plota te planetit toke vetem brenda 7 muajve. Kurse tani po hame te mirat e nje planeti Toke tjeter. 1.7 dmth 1 toke e 70% te tij . Mire more zoteri po ketu ka nje llogjike: edhe keto 0, 70% jane po te ketij planeti . Nese ju mendoni se astronautet na paskan sjelle nga planetet e tjere , keni te drejte qe eshte konsumuar mbi 100%. Prralla me te kaluaren. Nje peme fiku ose ulli, molle a nje dynym toke prodhon aq sa prodhon . Ajo nuk pjell me shume se sa ka aftesine natyrore. Atëhere ku gjendet kjo 0.70% ? Kete na spjegim po jeni shkencëtarë. Tung Jato jeta.
    Mos hidhni budallalleqe neper gazeta.
    Lipe Shtogu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje