Skena jashtë një kafeneje në Paris është aq e shkurtër po aq edhe tronditëse në dhunën pothuajse rastësore.
Studentja 22-vjeçare po kthehej në shtëpi gjatë pasdites, kur sulmuesi i ‘e ofendoi atë dhe filloi të hidhte fjalë të rënda’ në drejtim të saj.
“Ishte torturuese dhe ndjehesha e poshtëruar, andaj vendosa t’i kthehem. Por, e pësova edhe më keq”, ka thënë Laguerre.
Për më keq, të pranishmit që u ndodhën në kafene nuk bënë shumë për ta qetësuar viktimën, vetëm se disa provuan të largonin atë duke marrë edhe disa karige për ta trembur.
Video e sulmit ndaj Laguerre, i është dhënë asaj nga pronari i kafenesë, ndërsa tani ka ajo është bërë virale pasi ajo e ka postuar atë në Facebook. Ajo gjithashtu ka forcuar përpjekjet e qeverisë franceze për të miratuar ligjin për ngacmimet seksuale në rrugët e vendit dhe në transportin publik.
Zyra e prokurorit të Parisit ka hapur një hetim mbi incidentin, por deri më tani nuk është identifikuar ende sulmuesi.
Laguerre shkroi pas portimit të videos: “Kjo është sjellje e papranueshme. Kjo ndodh çdo ditë. Këta njerëz mendojnë se mund të bëjnë gjithçka në rrugë, të cilët mendojnë se atyre u lejohet të na poshtërojnë dhe të cilët nuk e pëlqejnë kur jemi të ofenduar. Është e papranueshme”.