Ktheu ligjin për "lojërat e fatit", Manjani kritikon Metën: Vendim i gabuar

1 Gusht 2018, 14:44Politika TEMA

Kthimi i ligjit për tatimin mbi të ardhurat e lojërave të fatit nga presidenti Ilir Meta, ka shkaktuar një sërë reagimesh.

Një prej tyre është edhe ai i ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani i cili adreson një kritikë publike ndaj kreut të shtetit.

Manjani e quan një vendim të gabuar dhe mesazh të drejtë.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Presidenti i Republikës ka kryer në Kuvend për rishqyrtim edhe ligjin për “ndryshime në ligjin për Tatimet”.

Ligji në thelb propozon uljen e tatimit mbi të ardhurat për lorjat e fatit. Pra ndryshimi është fiskal dhe i natyrës politike.

Qeveritë janë legjitime të bëjnë ndryshime politkash fiskale. Natyrisht marrin dhe kostot apo përfitimet përkatëse.

Presidenti në mesazhin e Tij, sugjeron trajtimin e fenomenit të bixhozit. I drejtë është edhe ky shqetësim, por nuk ka lidhje me ligjin që ka kthyer.

Ky shqetësim duhet trajtuar në ligjin për Lojrat e Fatit, i cili duhet ri konceptuar i tëri. Duhet bërë një ligj që nga njëra anë ruan publikun nga fenomeni (siç thotë dhe Presidenti), por nga ana tjetër duhet rregulluar drejtë bisnesi në këtë fushë që ishte dhe është me ndikim të dukshëm monopolist.

Pra mesazhi i Presidentit mbetet, por ligji i propozuar ska pse të mos kalojë.

Është mesazh i drejtë, por në ligjin e gabuar.

Ndërkohë një ligj i ri modern dhe i kohës që rregullon drejtë sektorin e lojrave të fatit është domosdoshmëri”, nënvizon Manjani. (TemA)

5 komente në “Ktheu ligjin për “lojërat e fatit”, Manjani kritikon Metën: Vendim i gabuar”

  1. Moisi Golemi says:

    Ju pjerdhsha mu ne Manjan, qe rrini e i beni reklame nje e dy, per cdolloj gomarlliku!!!

  2. Shvejk says:

    Lat nam o Tema, e keni mbushur gazeten me gomarlleqet e Manjanit, Ngjeles, Lubonjes dhe Bushatit. Mundohuni te na jepni edhe opinionet e gomareve te tjere , se nuk ka vetem kater gomare analiste Shqiperia.

  3. Alban Dega says:

    JO SHQIPERISE DEMOKAZINO !

    – Stop lojerave vrastare te fatit . !

    – Profecia e Shefqet Verlacit

    – Hallall gjiri i nenes Z. President !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Presidenti i Shqiperise Zoti Ilir Meta nuk dekretoi nje ligj ala demokazino te qeverise shqiptare .
    Nje vendim plotesisht i drejte dhe nje argumentim i shkelqyer ligjor nga Presidenti Ilir Meta !
    Rritje taksash dhe kontroll strike per keto hiena te ndyra!
    Mbyllini sa me pare pa vrare per se gjalli me mijera familje, gra e femije dhe vete viktimat e kesaj Mafia qe sponsorizohet nga djalli a nga kushdo qofte !
    Stop !
    Sipas te dhenave jo te plota te shtypit rreth 11 veta kane kryer vetvrasje ne keto 7 muajt e fundit, qe pervec parate dhe fatit ua kane rrembyer edhe trurin dhe jeten viktimave te tyre !
    Te mos e kthejme edhe Shqiperine ne nje Demokazino !
    Lojrat e fatit jane lojerat e Djallit vet!
    Stop !
    Demokazino eshte nje fjale qe po e perdori per here te pare publikisht ashtu sic kam perdorur fjalen demokrature dhe Salikraci qysh ketu e 24- 25 vjet me pare!
    Por ka vite qe e perdor me shoke e miq !
    Lojerat e fatit jane vetvrasje jo vetem per viktimat por edhe per familjet e pafajshme, per prinderit, per grate dhe per femijet, per vellazerinee tyre !
    Pse ?
    Po ju sjell profecine shqiptarit me te pasur ne vitet 20-40 te shekullit te kaluar Shefqet Verlacit !
    Djali i tij shkon per studime te larta ne Itali, natyrisht i shoqeruar nga truproja dhe kujdestari i tij…
    Vitin e pare shkelqen ne mesime e gjithcka …. I jati krenohet me birin e tij …
    Ne fund te vitit te dyte kujdestari i tij informon Shefqetin se ishte shume mire po jo si ne vitin e pare !
    Kur e pyet per aresyen e renies, kujdestari i thote se ka filluar te merret me femra dhe i ka lene pasdore mesimet ! Hajt se i ri eshte dhe i riu si veriu !
    Vitin e trete bie ne pikiate!
    Pervec femrave kishte filluar te pinte ! I jati shqetesohet por e justifikon perseri me moshen !
    Ne prag te fundvitit te fundit, kujdestari njofton Verlacin se i biri rrezikonte te mbetej ne provime… !
    Shefqeti e pyet ate se cila ishte aresyeja e kesaj dekadence, renie te rende !
    – Vallahi Bej, djali ka filluar kumarin dhe ka harruar mesimet !
    – Ah i mjeri une … Paskam mbetur pa kete djale… thote Verlaci.
    Therret keshilltarin e tij dhe i thote pergatit nje lajmerim vdekjeje se Shefqet Verlacit i ka vdekur ky djale … Ka marre rrugen e dreqit dhe nuk ka kush cfare ti beje!
    Ky eshte kumari, lojerat vrastare te fatit , lojerat e djallit !
    Kjo eshte demokazinoja qe eshte kthyer ne nje epidemi boterore!
    Nese per mbare Boten eshte nje fatkeqesi, per nje vend te Vogel e te varfer si Shqiperia eshte nje tragjedi!
    Demokazinoja eshte piramida me e ndyre, me djallezore, me rrenuese me grabitqare per miliarda njerez ne mbare Boten!
    Eshte nje ves qe ua kalon edhe kokaines heroines dhe duhanit te marra se bashku.
    Eshte djalli vet …
    Larg nesh !
    Stop Shqiperise demokazino !

  4. Tim Milano says:

    YLLI MANJANI KRYEMINISTER I ARDHSHEM I SHQIPERISE -E MERITON

  5. Lucia says:

    Do te ishte mire …por ,por e veshtir …bbc london

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje