Meta nuk ndalet, pas teatrit i kthen një tjetër ligj Ramës

31 Korrik 2018, 19:44Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar ligjin e hartuar nga qeveria “Rama” për “tatimin mbi të ardhurat” duke e kthyer atë për rishqyrtim në Kuvend. 

Përmes një njoftimi zyrtar për median Meta sqaron arsyet e marrjes së këtij vendimi. 

Ky është ligji i dytë që Meta nuk i dekreton qeverisë “Rama”, siç bëri me ligjin e Teatrit Kombëtar që i hapte rrugë shembjes së tij dhe ndërtimin e një të riu me kushte bashkëkohore. 

Njoftimi i plotë i presidentit: 

Në respekt të ushtrimit të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se me Dekretin nr. 10850, datë 30.07.2018, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin në Kuvend të ligjit nr.39/2018, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, me qëllim rishikimin e nenit 6 të këtij ligji, bazuar në  argumentat e mëposhtme: 

Ndryshimet e realizuara në nenin 6, të ligjit nr. 39/2018, janë të pa argumentuara dhe nga vlerësimi i tyre rezulton se, zbatimi i këtij neni do të sjell uljen e barrës fiskale dhe përfitim financiar vetëm në favor të bizneseve që operojnë në fushën elojrave të fatit, ndërkohë që ky nen nuk është në interes të publikut, si dhe efektet e pritshme në buxhetin e shtetit apo në ekonominë familjare janë negative. 

Miratimi i nenit 6 të ligjit nr. 39/2018, është në kundërshtim me përmbushjen e objektivave social të shtetit shqiptar parashikuar në nenin 59 të Kushtetutës, bie ndesh me frymën e legjislacionit në fuqi në funksion tëdekurajimit të aktivitetit të biznesit në industrinë e lojrave të fatit, si dhe krijon premisë për shtimin e fenomeneve negative që cënojnë familjen shqiptare. 

Institucioni i Presidentit të Republikës, ka vlerësuar se aplikimi i barrës së lehtësuar fiskale ndaj operatorëve në fushën e lojrave të fatit, nuk është vlerësuar në mënyrë të thelluar nga qeveria dhe Kuvendi, përkundrejt dramave sociale dhe konflikteve në familje që janë shkaktuar në vijimësi nga pjesëmarrja në lojrat e fatit. 

Argumentat e shtjelluara mbi kthimin për rishqyrtim të nenit 6, të ligjit nr. 39/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, mund t’i gjeni në faqen zyrtare të institucionit të Presidentit të Republikës – http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-rishqyrtim-ne-kuvend-te-ligjit-nr-39-2018-arsyet-e-kthimit-te-ligjit/ 

Gjithashtu, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrave të Tij, në mbështetje të nenit 84 pika 1 e Kushtetutës, ka dekretuar shpalljen e ligjeve të tjera të miratuara nga Kuvendi, dhe konkretisht : 

–         Dekret nr. 10842 datë 26.07.2018 për shpalljen e ligjit nr. 38/2018 “Për ratifikimin e korrigjimit të marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për huan e politikës së zhvillimit të sektorit financiar”. 

–         Dekret nr. 10843, datë 26.07.2018, për shpalljen e ligjit nr. 40/2018 “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. 

–         Dekret me nr. 10844, datë 26.07.2018, për shpalljen e ligjit nr. 41/2018 “Për një shtesë në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”. 

–         Dekret nr. 10845, datë 26.07.2018, për shpalljen e ligjit nr. 42/2018 “Për ratifikimin e memorandumit të qëllimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për instalimin dhe përdorimin e Sistemit për Krahasimin dhe Vlerësimin e Sigurt të Identifikimit Personal (PISCES)”. 

–         Dekret me nr. 10846, datë 26.07.2018, për shpalljen e ligjit nr. 43/2018 “Për ratifikimin e protokollit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar”. 

–         Dekret me nr. 10847, datë 26.07.2018, për shpalljen e ligjit nr. nr. 44/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes me vendin pritës ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Ballkanit Perëndimor”. 

–         Dekret me nr. 10848, datë 26.07.2018, për shpalljen e ligjit nr. nr. 45/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së ndryshimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline AG, lidhur me marrëveshjen me qeverinë e vendit pritës”. (TemA)

16 komente në “Meta nuk ndalet, pas teatrit i kthen një tjetër ligj Ramës”

  1. like says:

    Mire e beri. Meta nuk e rruan as majtas as djathtas. dhe megjithese eshte akuzuar per shume gjera ka qene politikani i vetem qe i ka trekuar kufirin te tjereve. i kulluar s´eshte asnje… perveç Sales!

    1. aleanca shqup-leshedhi says:

      “Pervec Sales” ! Vetem kjo fraze e tregon qe je thjesht nje tyc I pandreqshem I Vicidolit dhe ushtar I kriminelit te demokracise dhe komunisto-fashistit hajdut, Sali Abduhrrahman Berishovicit. Saliu ishte dhe mbeti nje barbar Vicidoli, servil deri nu puthje t B… se Enverit dhe Hysniut, me I pabese se camet. Pasojat e barbarizmit te tij vazhdojne ti paguajne shqiptaret e thjeshte edhe sot.

  2. si te besoj says:

    Me duket se Iliri e zevendesoi plotesisht Nishanin edhe menderisht. Qenka vend i infektuar ai vend. Megjithese Iliri keshtu ka qene pis ne shpirt.

  3. hahahahahahhahahahaha
    edhe ne Afganistan keshtu bohet .

    ky eshte kryeshkerdhata e shtetit e bo si ja don mones
    ku don me dit per shtet kjo rrace bastardesh katuni

  4. ALBAN DEGA says:

    JO SHQIPERISE DEMOKAZINO !

    – STOP LOJERAVE VRASTARE … !

    – Hallall gjiri i nenes Z. President !

    Nje vendim plotesisht i drejte dhe nje argumentim i shkelqyer ligjor nga Presidenti Ilir Meta !
    Rritje taksash dhe kontroll strike per keto hiena te ndyra!
    Mbyllini sa me pare pa vrare me mijera familje, gra e femije dhe vete viktimat e kesaj Mafia qe sponsorizohet nga djalli a nga kushdo qofte !
    Stop !
    Sipas te dhenave jo te plota te shtypit rreth 11 veta kane kryer vetvrasje ne keto 7 muajt e fundit qe pervec parate dhe fatit ua kane rrembyer edhe truri dhe jeten viktimave te tyre !
    Te mos e kthejme edhe Shqiperine ne nje Demokazino !
    Lojrat e fatit jane lojerat e Djallit vet !
    Stop !

  5. . says:

    Po, po e ka zene FRIKA dhe jo se nuk e can/rrun fare … Ai e di fort mire qe USA dhe NDERKOMBETARET e kerkojne ne BURG bashke me BERISHEN !

    … po hakmerret per VETINGUN qe pas GJYQTAREVE dhe PROKUROREVE e ka rradhen POLITIKA ku eshte perfshire kembe e koke ne vjedhje dhe korrupsion si META, BERISHA dhe BASHA te gjithe me familje …

  6. florence says:

    hahahahhahaha, mos harroni kryeministri jone i dashur ka thene: ILIR META PRESIDENTI ME I MIRE I TE GJITHE KOHERAVE, ah cdo shofim gallate edhe per ca vjet te tjera me kllounet: BASHA META RAMA BERISHA TAHIRI MEDIU NOKA NDIKA PALOKA SPIROPALI e ku di une cfar lloj lloj rraqesh ka ne ate vend.

  7. labi says:

    Ky nuk ka faj se u mbyllen guroret , dhe drut ,po Ben kunderpergjigje me ramen ,ky duhet hequr ,dhe duhet futur gishti me dashuri e qetsi???☝️☝️☝️☝️

  8. Thonj pa preri says:

    Nuk e dua fare Liken por ky ligj eshte skandaloz. Shume mire beri qe e ktheu.
    Njerezit po luajne bixhoz me jetet e tyre dhe Timonieri i Marrezise nuk e rruan fare.
    Jo vetem qe nuk i kufizoi, meqe do t’i jepte fund Marrezise, por iu ul dhe taksat!

  9. Murat Shtaga says:

    Me top si Mato Gruda kullave pas teatrit… apo spashe dhe nje super promo te MotoGP ne TVSH me Mato Gruden.

  10. Zigur Qarri says:

    Edi Rama: Ilir Meta presidenti më i mirë që kemi pasur deri më sot, nuk ka gabuar kurrë.

  11. Alban Dega says:

    JO SHQIPERISE DEMOKAZINO !

    – Stop lojerave vrastare te fatit .

    – Profecia e Shefqet Verlacit

    – Hallall gjiri i nenes Z.President!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Presidenti i Shqiperise Zoti Ilir Meta nuk dekretoi nje ligj ala demokazino te qeverise shqiptare .
    Nje vendim plotesisht i drejte dhe nje argumentim i shkelqyer ligjor nga Presidenti Ilir Meta !
    Rritje taksash dhe kontroll strike per keto hiena te ndyra!
    Mbyllini sa me pare pa vrare per se gjalli me mijera familje, gra e femije dhe vete viktimat e kesaj Mafia qe sponsorizohet nga djalli a nga kushdo qofte !
    Stop !
    Sipas te dhenave jo te plota te shtypit rreth 11 veta kane kryer vetvrasje ne keto 7 muajt e fundit, qe pervec parate dhe fatit ua kane rrembyer edhe trurin dhe jeten viktimave te tyre !
    Te mos e kthejme edhe Shqiperine ne nje Demokazino !
    Lojrat e fatit jane lojerat e Djallit vet!
    Stop !
    Demokazino eshte nje fjale qe po e perdori per here te pare publikisht ashtu sic kam perdorur fjalen demokrature dhe Salikraci qysh ketu e 24- 25 vjet me pare!
    Por ka vite qe e perdor me shoke e miq !
    Lojerat e fatit jane vetvrasje jo vetem per viktimat por edhe per familjet e pafajshme, per prinderit, per grate dhe per femijet, per vellazerinee tyre !
    Pse ?
    Po ju sjell profecine shqiptarit me te pasur ne vitet 20-40 te shekullit te kaluar Shefqet Verlacit !
    Djali i tij shkon per studime te larta ne Itali, natyrisht i shoqeruar nga truproja dhe kujdestari i tij…
    Vitin e pare shkelqen ne mesime e gjithcka …. I jati krenohet me birin e tij …
    Ne fund te vitit te dyte kujdestari i tij informon Shefqetin se ishte shume mire po jo si ne vitin e pare !
    Kur e pyet per aresyen e renies, kujdestari i thote se ka filluar te merret me femra dhe i ka lene pasdore mesimet ! Hajt se i ri eshte dhe i riu si veriu !
    Vitin e trete bie ne pikiate!
    Pervec femrave kishte filluar te pinte ! I jati shqetesohet por e justifikon perseri me moshen !
    Ne prag te fundvitit te fundit, kujdestari njofton Verlacin se i biri rrezikonte te mbetej ne provime… !
    Shefqeti e pyet ate se cila ishte aresyeja e kesaj dekadence, renie te rende !
    – Vallahi Bej, djali ka filluar kumarin dhe ka harruar mesimet !
    – Ah i mjeri une … Paskam mbetur pa kete djale… thote Verlaci.
    Therret keshilltarin e tij dhe i thote pergatit nje lajmerim vdekjeje se Shefqet Verlacit i ka vdekur ky djale … Ka marre rrugen e dreqit dhe nuk ka kush cfare ti beje!
    Ky eshte kumari, lojerat vrastare te fatit , lojerat e djallit !
    Kjo eshte demokazinoja qe eshte kthyer ne nje epidemi boterore!
    Nese per mbare Boten eshte nje fatkeqesi, per nje vend te Vogel e te varfer si Shqiperia eshte nje tragjedi!
    Demokazinoja eshte piramida me e ndyre, me djallezore, me rrenuese me grabitqare per miliarda njerez ne mbare Boten!
    Eshte nje ves qe ua kalon edhe kokaines heroines dhe duhanit te marra se bashku.
    Eshte djalli vet …
    Larg nesh !
    Stop Shqiperise demokazino !

  12. Albi_I says:

    Nje tjeter ligj i tmerrshem i Rilindjes qe ben Meten te duket si burre i mire. Kane tre vjet qe shtyjne hyrjen ne fuqi te rregullave per lojrat e fatit, dhe cdo vit ne shtator e shtyjne me nje vit pasi marrin cantat plot nga kompanite e llotove.

  13. Devolliu says:

    Dridhe o Like FLORIRI, dridhe o kryehajduti i Shqipërisë !

  14. Kris says:

    “presidenti Meta” a nuk ju duket paradoks! Por c’do gje ka fund nje dite. Te gjitha paguhen ne kete bote! Ne boten e pertejme jane te gjithe njelloj! Na mbyten injorantet gjysem analfabete! Lexoni komentuesin “like” qe thote : Meta ju ka “trekuar”kufirin te tjereve ndersa sala eshte me i kulluari! A ka nevoje per me shume per te treguar nivelin berishian metian te militanteve shqiptare?!

  15. ela says:

    like mire ja ben,kur te beri president,mos u hiq sikur po ben te drejten.ti ,rama,moncia,luli dhe gjith gamoret e politikes jeni mallkim i ketij populli budalla dhe idiot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje