Nga Skënder Minxhozi
Këto nuk janë kohë të mira për Reformën në Drejtësi. Të paktën nëse lexon titujt e mediave të përditshme. Gjykatat kanë hyrë në kolaps, institucionet e reja të reformës nuk janë krijuar ende, gjyqtarë e prokurorë po zbrazin xhepat përballë komisionerëve të Vetingut, ndërsa opozita e ka mbushur gojën plot me sulme ndaj qeverisë e ndërkombëtarëve, të cilët sipas tyre kanë futur në qorrsokak të gjithë sistemin e drejtësisë shqiptare.
Ka nga pak të vërtetë aty-këtu në të gjithë këtë tablo ngjyrë gri. Gjykata Kushtetuese, e pas saj edhe ajo e Lartë, nuk kanë më shifrat për të vijuar me gjykimin e çeshtjeve. Përtej mijëra dosjeve të mbetura kapicë e në pritje të gjykimit, kjo situatë ka provokuar edhe një kolaps të natyrës kushtetuese, pasi ka rënë filtri i gjykimit për çeshtje tejet sensitive e të debatueshme në jetën politike dhe sociale të Shqipërisë. Për të thënë vetëm një syresh, ligjin për Teatrin, i cilit sot mund të marrë vetëm oponencën e kufizuar të Ilir Metës, por nuk mund të gjykohet e, eventualisht të rrëzohet, nga Gjykata Kushtetuese. Pasi ajo është në mungesë anëtarësh.
Sot edhe “etërit” e Reformës në drejtësi e pranojnë me një farë bezdie e nën zë, se afatet dhe modalitetet e hyrjes në fuqi të sistemit të ri të institucioneve apo edhe të kontrollit të gjyqtarëve e prokurorëve, nuk e morën parasysh vakumin kohor që do të krijohej për shkak të mbivendosjes së procedurave, kontrolleve, verifikimeve, ankimimeve etjetj. Një zinxhir i pafund hallkash të cilat sot, duhet pranuar, funksionojnë ngadalë dhe kanë krijuar boshllëqe shqetësuese në të gjithë ngrehinën e drejtësisë shqiptare. Pasi kjo drejtësi ndodhet rrezikshëm në “tokën e askujt”, në atë segment rruge kur institucionet e vjetra vijojnë të pulsojnë rrëmujshëm, siç është skandalozja KLD, kurse ato të rejat ende s’kanë nisur nga puna. Dhe shkaku madhor i vonesave është filtri i pastërtisë, pika e vërtetë e gravitetit të Reformës: Vetingu!
Nëse e konsiderojmë mekanikisht dhe si një fotografi bardh e zi, reforma ka vonuar të japë frytet për të cilat është konceptuar. Por nëse marrim parasysh të gjitha nuancat, sfidat, gropat thithëse e pengesat hileqare ku po kalon procesi, mund të themi pa asnjë mëdyshje se reforma jo vetëm s’ka dështuar, por po jep për herë të parë, ngadalë dhe gradualisht, si në përsëritjen e një aksioni goli, tablonë më të qartë të 28 viteve të fundit, të situatës skandaloze ku ka vegjetuar sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Në këtë “aksion goli” shihen të gjitha: prekja me dorë, shtyrja nga pas, topi që mezi ka kaluar vijën e portës: është një radiografi e pamëshirshme e faullave dhe hileve, një epikrizë e hollësishme e të gjitha diagnozave që kanë shëmtuar faqen dhe prestigjin e drejtësisë shqiptare.
Duket si një verifikim banal (në fakt vetëm banal nuk është) i pasurisë së rreth 800 gjyqtarëve e prokurorëve, por është shumë më tepër se kaq. Është bërja publike e korrektesës dhe etikës shumëvjeçare të arbitrave të plotfuqishëm, që kanë vendosur fate njerëzish, kanë mbyllur ose hapur dyer burgjesh për të mirë e të këqinj, që kanë pastruar apo përbaltur politikanë, me ose pa të drejtë. Dhe përmes vilave, makinave, orendive të luksit, investimeve e llogarive bankare, po mësojmë sesa pak e qashtër dhe e përkorë ka qenë karriera e tyre profesionale.
Vetingu ka qenë qysh në krye të herës, e reja e vërtetë e reformës, “kërthiza” e saj, pika e gravitetit mbi të cilën ngrihetr gjithçka tjetër. Sepse pa verifikuar të gjithë kontigjentin e gjyqtarëve e prokurorëve, të vjetër e të rinj, do të binim në klishenë banale të viteve të fundit, kur ndryshimi i ligjeve nuk ka prodhuar korrigjimin e situatave të deformuara.
Teksa i sheh të largohen me rradhë duke u përtypur si nxënës të klasës së parë, mes eurove dhe pasurive të pajustifikuara, kujtohesh me trishtim sesa e lehtë paska qenë që një sistem i tërë i ndërtuar mbi korruptimin dhe ryshfetin, të rrëzohej nga një panel i thjeshtë burrash e grash, me disa dosje përpara. Kur sheh sesi Vetingu po e ngre gradualisht stekën e goditjes mbi figura gjithnjë e më të njohura të sistemit, arrin të imagjinosh sesa i kënaqur ndodhet sot shqiptari i zakonshëm para televizorit. Se sa më të qetë ndjehen ata njerëz që mësynë zyrat e komsioneve të Vetingut, për të treguar sesi filan gjyqtar apo prokuror u kishte vjedhur pronën, shtëpinë apo edhe jetën.
Reforma në drejtësi është vonuar në objektivat e saj kohorë. Por ajo s’mund të bëhet me faj, për shembull, që edhe para një apo dy vitesh Gjykata e Lartë kishte nja dhjetë mijë procese gjyqësore të pashqyrtuara. Drejtësia shqiptare ka qenë e vonuar dhe mbi të gjitha e deformuar, edhe pa reformën në mes! Ajo që mund të thuhet dhe të përshëndetet sot, është se kjo reformë “e dështuar”, po nxjerr në rrugë për herë të parë pas rreth tre dekadash, gjyqtarët e prokurorët që ndërtuan sistemin më diabolik të imagjinueshëm të (anti)drejtësisë. Dhe ky nuk është kurrsesi një dështim.(javanews)
Bravo, e vertete.
Per shqiptarin e zakonshem nuk do ishte i kenaqur me largimin nga gjyqtar apo prokuror por duhet te denohen me burg jo per te thene si ai gjatoshi (palloshi ) burg burg burg por vertet te vene ne burg sepse po te kapnin ndonje fukara qe vjedh energjine ose ujin do ta denonin apo po te kapej nje hajdut ordiner keta gjyqtaret dhe prokuroret do ta telendisnin nga parat dhe do ta denonin keshtu qe per ta dhe per te gjithe politikanet tane qe skane lene gje pa vjedhur te mos kete meshire dhe te denohen se vetem atehere do kenaqet populli i thjeshte. Faleminderit
Thene ashiqare. Reforma nuk ka deshtuar.
Ne te gjithe i kemi pare si u bene disa qurrasher prokurore, gjyqetare apo avokate, permes gjykimeve te padrejta, rriten dhe pasurin me hapa galopante.
Tani le te bejme dhe sehir, duke i pare ne tv si rrezohen nga shkallet qe kane ngjitur keto 27 vjete.
une per vete jame e kenaqur si kjo reforme po pushon ca te pa prekshem.
Nuk eshte vetem largimi nga detyra duhet tju seukustrohet pasuria e vjedhur dhe tè fillojn nga.e.para
Njehere thuhet se po dalin hajduta se nuk po e justifikojne dote gjene e vjedhur e te vete deklaruar dhe ne te njejten kohe boshatisja e zyrave nga nje pjese e vogel e hajduteve trajtohet si kolaps se qenkan te pazevendsueshem.Asnje qe meriton titullin intelektual nuk shkon ne asnje zyre shteti ne cdo administrate gjyqsore,administrative etj per te vetmen arsye se jane te mbushura me matrapaze dhe shesin gjithcka vende pune etj cfar te mundin.Intelektualet dhe ata qe punojne kane ikur duke perdorur cdo menyre dhe duke ndryshuar emer e mbiemer edhe te nenes edhe te babes dhe nuk kthehen me.Ketu perkrahet hajduti i cili ka 28 vjete qe vjedhe dhe nuk diskutohet qe ti behet gjyqi ushtarak per grabitje ne bashkepunim por merakosen se po hiqen nga puna.Sa poshte kemi rene.
Kjo eshte keshtu!!! Nuk ka ngut per asgje! Rendsi ka te behet sic duhet!
Duan e bejne sikur u intereson procesi. Jemi qe ne 2005 ne gjyq per njohje dhe pjestim prone, e fundi nuk po i duket, e kudo para pa hesap. Po, keshtu ka funksionuar e po funksionon …
Te shpresojme ndryshimin!
Jam kurioz te di nese ke ndermend te shkruash per milioneret e gazetarise qe i sherbejne miliardave te politikes.
Apo nuk te intereson si teme?
?
Nuk është e vertet që kemi patur gjykatë kushtetuse,te lartë,këshill të lart te drejtësis, prokuror te të gjitha niveleve etj.,porkemi patur një pushtet kriminal qe quhej drejtësi,por që në realitet ka qën padrejtësia.Drejtesia ka munguar per 28 vjet dhe tani po krijohet nga e para.
Nuk kemi patur asnjëherë gjykat tani fillojmë nga para.
Opozites kur i dhimbet drejtësia pse nuk nuk mer pjes në miratimin e ligjeve që të plotësohen vëndet e të koruptuarve me magjistrat te rinj ? Drejtësia nuk është e nje personi të veçant por e nje emëri te pergjithshëm qe quhet ATËDHE DHEU QË NA KA LËN BABA.
KINI INAT EDIN ,REZOJENI ME VOTA POPULLORE POR MOS REZONI ATEDHEUN PER TOKE,
populli i thot ksaj që per inat te Edi Ramës ju do të fleni me millonan !
Populli ju shikon dhe do tu shperblej me vota.si përmir si për keq.
Kur do te identifikohen gjyqtar prokuror avokatet asp e do ta ndjejne veten te kercenuar realisht do terheqin fijet qe i lidhin me politiken e cdo ngjyre! Atehere do jete vertet veting!
NESE NUK KONFISKOHET PASURIA E PA LIGJESHME DHE NUK DO TE NDIQEN NE FORMAT QE PARASHTRON KUSHTETUTA E VENDIT , , KUPTOHET , ” HAJDUTI ZURRI NJE HAJDUT ” ..!
si mund te krijohen dy gjykata paralele me gjykate dhe gjyqtar rezerve , pra kur iken njeri te zvendesohet menje here kjo do pak kohe.
nuk e di cfar kerkohet???????
Tu konfiskohen pasuritë !????♂️??♂️
Respekte Zoti Minxhozi por çfare do te behet me pasurine e tyre te paligjshme pasi me pasurine qe kane vene mund te jetojne pa punuar ne luks sa te jene gjalle. Ne menyre te vecante ata qe kane mundesuar tjetersimin e prones dhe ata qe kane falur vrases duhet te ndeshkohen pa meshire .
tu konfiskohen pasurite dhe tia japin Sales, se ai i futi ne pune.
Jam shume i befasuar me naivitetin intelektual te autorit te shkrimit, se me idiotesine e turmave injorante dhe histerike popullore qe e kane zanafillen qe kur u be denimi i pare me ekzekutimin e demokracise ne ’46 kur bertisnin “Ne litar, ne litar, ne litar, …” s’kam asnje medyshje. Keshtu vazhduan keto turma, qe origjina per ironi te fatin me beri bashkeatdhetar te tyre, vazhduan te bertasin per pleniumet famekeqe te pastrimit e vete pastrimit te partise puniste. Kete metode po perdorin politikanet e tanishem per ti hedhur hi syve kesaj turme injorante dhe pa asnje vetedije apo ide se si formohet e funksionon shteti. Hej, ju injorante primitive, shteti shqiptar eshte i falimentuar. Shteti nuk funksionon me Vetinge por me ligje, politika, procedura, direktiva, e udhezime qe realizojne ligjet ne praktike. Ata perendimore, keshilltare apo diplomate qofshin, ju japin keshillime te cunguara me qellim apo pa qellim, nuk e di; por nje gje di mire qe Vetingu qe u nxit nga te huajt dhe po zbatohet nga politikanet shqiptare eshte shembelltyre e nje pleniumi te hapur te partise puniste qe priste kokat e kundershtareve te diktatorit. Se cilet jane kundershtaret dhe se cilet jane diktatoret e moderuar e te bute ne pamje e grabites ne permbajtje gjejeni mes jush.