Klosi: Drejtuesit e lartë të administratës në krye të detyrës edhe gjatë gushtit

2 Gusht 2018, 16:17Turizëm TEMA

Në krah të drejtorit të sigurisë publike në Policinë e Shtetit, Xhovalin Loka, drejtorit të AKU-së Agim Ismaili, , drejtores së Tatimeve, Vasilika Viero, drejtorit të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda, drejtorit të përgjithshëm i politikave kulturore, Ledion Lako, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi kërkoi dhe apeloi për më shumë përgjegjësi e transparencë ndaj pushuesve.

Ndërsa paralajmëroi se inspektimet dhe kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë muajit gusht të konsideruar si piku i sezonit veror . ”Nuk do të tolerojmë asnjë anashkalim të ligjit për emra të njohur ose jo në fushën e biznesit, nuk do të tolerojmë mosgarantim dhe barazi të ligjit për cdo shtetas të Republikës së Shqipërisë”- tha ministri Klosi duke shtuar se kërkohet një angazhim maksimal i të gjithë aktorëve për të shndërruar Shqipërinë në një destinacion europian turistik. “Kërkojmë që së pari pushteti vendor të jetë në lartësinë e kërkuar. Bizneset turistike, sipërmarrësit e turizmit do t’u kërkoja të kuptojnë që turizmi po shndërrohet në një profesion afatgjatë i cili do të duhet t’i shërbejë me shumë ndershmëri dhe rigorozitet. E kemi thënë që duhet të bëjmë më shumë kujdes me transparencën për shërbimet dhe cmimet , transparenca me pushuesit është alfa e suksesit të këtij biznesi. Angazhimi ynë i përbashkët duhet të jetë për këtë synim, pra shndërrimin e turizmit në një industri të qëndrueshme që rrit ekonominë, krijon vende të reja pune dhe zbut varfërinë duke përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të vendit tonë. “- deklaroi ministri Klosi.

Ministri Klosi publikoi shifrat e turizmit për 6 mujorin e parë të 2018, krahasuar me një vit më parë ku rezulton 12.5 % më shumë turistë se viti i kaluar, duke shënuar 3 milion e 137 mijë turistë që kanë hyrë në Shqipëri. I pyetur nga mediat për një rënie të mundshme të numrit të turistëve nga Kosova, ministri Klosi tha se statistikat nuk tregojnw aspak pwr rënie të numrit të pushuesve nga Kosova. Kreu i Turizmit shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë turistët nga trojet shqiptare që i kanë qëndruar besnikë për vite me radhë plazheve shqiptare.

Ministri Klosi theksoi se ky është sezoni i kthesës së turizmit shqiptar që po shënon rritje intensive falë depërtimit në tregje të reja botërore, diversifikimit të produktit të ofertës turistike, dhe shtrirjes më të madhe të aktivitetit turistik përgjatë gjithë vitit.

Kreu i turizmit përmendi gjithashtu disa nga risitë e këtij sezoni si vendosja e kullave të vrojtimit dhe 250 ruajtësve të jetës dhe për pasojë janë shënuar më pak jetë të humbura në det. pastërtia e plazheve është produkt I një pune të filluar më herët se viti 2018, nëpërmjet aksionit mbarëkombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”.

Ky sezon u shenjua edhe nga dy risi të tjera si kalendari i pasur i festave lokale dhe kulturore 300 prej të cilave janë zhvilluar tashmë nga jugu në veri dhe projekti Smile Albania ku 1 mijë të rinj presin me informacion dhe buzëqeshje turistët.

Fjala e ministrit Klosi

Është data 2 gusht, fillimi i muajit pik të sezonit të verës. Prej ditës së djeshme në porte, aeroporte dhe në pika kufitare, është rritur ndjeshëm intesiteti i turistëve që hyjnë në Shqipëri. me një përllogaritje nga sistemi i gjurmimit të prenotimeve, i gjithë bregdeti është i mbingarkuar me pushues gjatë këtij muaji. kjo padyshim është një arritje dhe të bënte të ndihej mirë cdo institucion publik por për ne është një përgjegjësi shumë e madhe për të realizuar mirëmenaxhimin e gjithë këtij fluksi që ka nisur dhe do të vijojë gjatë ditëve të muajit gusht. Muaji ku sapo kemi hyrë pritet të jetë edhe më i rënduar, edhe për një arsye tjetër specifike, atë të përqendrimit të pushuesve të gjatë muajit të tretë të verës edhe kjo fatkeqësisht për reshjet e rëna në muajin maj dhe qershor dhe rrallëherë në muajin korrik. Pavarësisht motit me shi që nuk favorizoi shumë dy muajt e parë të verës, do të donim të ndanim me ju disa statistika të clat dëshmojnë se nga janari në qershor kemi një rritje të numrit të pushuesve me 12.5 % më shumë se viti i kaluar. Konkretisht hyrja e shtetasve të huaj, janar-korrik 2017 është 2 milion e 620 mijë; janar korrik 2018- 3 milion e 137 mijë të dhëna këto zyrtare nga sistemi Tim i Policisë së Shtetit. Rritja 12.5%. në korrik 2017 kanë hyrë 860 mijë pushues, në korrik 2018 kanë hyrë 1 milion pushues, rreth 19% rritje krahasuar me një vit më parë. Hyrjet në aeroport, qershor-korrik 2017- 147 mijë shtetas të huaj, qershor-korrik 2018- 192 mijë shtetas të huaj; rritja me një vit më parë është mbi 30%.

Rritja e hyrjes së shtetasve të huaj në periudhën qershor-korrik 2017 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016 ka qenë vetëm 3% ndërsa në periudhën qershor-korrik 2018 kemi një rritje 17% me një vit më parë.Në periudhën janar qershor 2018 volumi i udhëtarëve që fluturuan me

linjat charter në aeroportin tonë, ka pasur një rritje m 66% krahasuar me po të njëjtën periudhë janar -qershor 2017. Ndërkohë që vetëm në muajin qershor 2018 ky volum u rrit me 107% krahasuar me vitin 2017 duke shënuar kështu atë cfarë ne kemi thënë prej shumë kohësh, zgjerimin e sezonit në Shqipëri dhe prurjen e turistëve në vendin tonë jo vetëm në periudhën klasike dy mujore të verës, por më shpejt se kaq që në periudhën maj-qershor të këtij viti. Këto të dhëna konfirmojnë trendin e rritjes së turizmit shqiptar, depërtimin e tij në tregje të reja botërore e diversifikimin e produktit të ofertës turistike dhe shtrirjen më të madhe të aktivitetit turistik përgjatë gjithë vitit. Por sic thashë edhe më parë statistikat e rritjes turistike janë gjithmonë të mirëpritura por po aq edhe përgjegjësia jonë për mirëmenaxhimin e këtij numri të shtuar është një problem me të cilin ne ballafaqohemi dhe për të cilin të gjitha institucionet e përfshira në Task Forcën e ngritur me urdhërin e Kryeministrit janë 24 orë në punë edhe gjatë periudhës të pushimeve të verës. Për këtë arsye kemi nisur përgatitjen e sezonit turistik jo brenda vitit 2018 por që në nëntor të vitit 2017 ku ndërtuam disa aksione ku më kryesori ka qenë “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” kur për 6 muaj punë intensive arritëm të pastronim të gjithë shtretërit e lumenjve, bregdetin shqiptar dhe po ashtu së bashku me dhjetëra mijëra vullnetarë arritëm të spotojmë 20 mijë ton mbetje urbane nga e gjithë zona turistike e vendit. Nga nëntori e deri më sot vijojmë të bëjmë mbledhje të rregullta nën drejtimin e prefektëve, një herë në muaj më parë dhe tashmë cdo 2 javë Komitetet Rajonale të Turizmit në të gjitha qarqet për të pasur mundësi që të kemi një evidencë sa më të plotë të realizimit të 3 problematikave tona kryesore që ka të bëjë me : sigurinë në plazhe, pastërtinë e plazheve dhe zonave turistike, natyrisht ajo që është më kryesorja për ne, nuk janë statistikat por është cilësia e shërbimit, sigurimin e cilësisë së shërbimit.

Plazhet janë më të pastra këtë vit, verifikimin mund ta bëjë kushdo paçka se ne presim çdo koment e natyrisht evidentim të problematikave të pazgjidhura deri tani. Por është fakt që kemi bërë 1125 inspektime për subjektet që trajtonin ujërat e zeza dhe sot mund të themi që e kemi eliminuar plotësisht derdhjen e ujërave të zeza nga subjektet private në zonën e bregdetit dhe lumenjtë shqiptarë. Janë reduktuar ndjeshëm zhurmat në zonat turistike pasi si asnjëherë më parë me bashkitë kemi dakordësuar zonat ku lejohen muzika me fashat e orareve dhe tashmë edhe me mbështetjen e madhe të policisë së shtetit nuk ka asnjë rast kur të abuzohet me oraret e vendosura nga bashkitë drejtpërsëdrejta përgjegjëse për këtë fenomen. siguria në plazhe risia e këtij sezoni është shtrirja për herë të parë e rrjetit të kullave të vrojtimit,. Kemi qenë padyshim kokulur edhe në disa raste të jetëve të humbura në bregdetin shqiptar, por mund të themi po ashtu me bindje se ky numër është reduktuar në mos përgjysmuar dhe në krahasim me një vit më parë le të shpresojmë që shifrat do të na japin të drejtë për punën e madhe që kemi bërë. Duke ngritur nga veriu në jug, nga Velipoja në Sarandë një sistem të tërë kullash vrojtimi dhe si asnjëherë tjetër 250 vrojtues plazhi të liçensuar nëpëmjet arsimit profesional, janë sot në mbrojtje të jetës së qytetarëve. Pavarësisht se e e pranojmë se çdo jetë e humbur është një mesazh shumë i keq, për të gjithë ne.Janë ngritur 25 qendra shëndetësore në zona me fluksin më të madh të cila operojnë 24 orë në 7 ditë të javës. Të gjithë segmentët shtetërore përgjegjëse për mirëmenaxhimin e sezonit kanë qenë aktivë që nga

kontrollet higjeno-sanitare, lufta kundër informalitetit, rendi, siguria ushqimore, të cilat si asnjëherë tjetër kanë qenë në vëmendje të të gjitha institucioneve tona. Viti 2018 ka sjellë risi në gjallërimin e të gjitha zonave turistike nga veriu në jug përmes një programi shumë të pasur festash dhe aktivitetesh argëtuese. Kalendari i festave numëron plot 500 festa për sezonin veror, 300 prej të cilave janë konsumuar me pjesmarrjen e dhjetëra mijëra pushuesëve dhe banorëve të zonave të cilët kanë ndjerë që ky është një moment shumë interesant jo vetëm për të zhvilluar imazhin turistik të zonave të tyre por edhe për të ngritur biznesin e vogël, e për të pasur mundësi riaktivizivimi të burimeve të brendshme të komunitetit . edhe gjatë muajit gusht do të vazhdojë ky kalendar sipas dakordësisë që kemi midis institucioneve tona. Programi ynë i ri, Smile Albania është aktiv në të gjitha zonat hyrëse të vendit tonë me përparësi zhvillimi të turizmit. Duke pasur parasysh që 1 mijë të rinjtë në 26 pikat e infopoint të dhurojnë buzëqeshje, informacion mbi bukuritë natyrore të vendit tonë, potencialin turistik dhe të bëjnë edukimin e munguar mjedisor në konceptin e turizmit shqiptar. Bashkë me këtë funksion të rinjtë e projektit Smile janë të instruktuar të zhvillojnë anketim për të gjithë turistët që kontaktojnë në këto pika. Dhe po ju them një shifër shumë mbresëlënëse;85 % e pushuesëve që kanë hyrë në Shqipëri për herë të parë, deklarojnë dëshirën e tyre për t’u rikthyer dhe mbi 92% e këtyre pushuesëve deklarojnë se do të rekomandojnë Shqipërinë si destinacion te miqtë e tyre për sezonet e ardhshme turistike. Por të nderuar përfaqësues të mediave, pavarësisht përmirësimeve që solli ky vit, jemi të vetëdijshëm që ka akoma shumë më tepër problematika që na shoqërojnë dhe padyshim kemi akoma më shumë nevojë që të jemi shumë me tepër vigjilentë në menaxhimin e sezonit. Kjo përgjegjësi na takon të parëve ne që jemi ulur këtu, funksionarëve të administratës publike, pushtetit vendor por aq edhe sektorit privat. Ndërsa ajo që kërkojmë ne të gjithë sot është angazhim maksimal i të gjithëve për të kuptuar se ne do të jemi destinacioni europian turistik kur e gjithë shoqëria i shërben turizmit. Dhe padyshim ky vit do të shënojë edhe vitin e kthesës në Shqipëri si destinacion europian turistik , ku turizmi shndërrohet në një mekanizëm ekonomik, i cili sjell në radhë të parë punësim, mirëqenie dhe të ardhura për vetë komunitetin. prandaj kërkojmë që së pari pushteti vendor të jetë në lartësinë e kërkuar. Bizneset turistike, sipërmarrësit e turizmit do t’u kërkoja të kuptojnë që turizmi po shndërrohet në një profesion afatgjatë I cili do të duhet t’i shërbejë me shumë ndershmëri dhe rigoroztet. E kemi thënë që duhet të bëjmë më shumë kujdes me transparencën për shërbimet dhe cmimet , transparenca me pushuesit është alfa e suksesit të këtij biznesi. Së dyti organet tona shtetërore sic jemi edhe sot në detyrë do të jemi përgjatë këtij muaji, Të gjithë drejtuesit e lartë shtetërorë do të vazhdojnë të kërkojnë zbatimin e ligjshmërisë në terren. Zbatojmë vetëm ligjin, bëjmë këtë në një format miqësor me pushuesit por ajo që garanton zbatimin e ligjit është ndershmëria dhe barazia karshi të gjithëve. Nuk do të tolerojmë asnjë anashkalim të ligjit për emra të njohur ose jo në fushën e biznesit, nuk do të tolerojmë mosgarantim dhe barazi të ligjit për cdo shtetas të Republikës së Shqipërisë. Angazhimi ynë I përbashkët duhet të jetë për kët synim, pra shndërrimin e turizmit në një industri të qëndrueshme që rrit ekonominë, krijon vende të reja pune dhe zbut varfërinë duke përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të vendit tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje