VIDEO/ Zjarr dhe britma: Momenti i tmerrshëm kur rrëzohet avioni me 103 persona në bord

2 Gusht 2018, 10:53Lifestyle TEMA

Ky është momenti tronditës kur një pasagjer filmon çastin kur avioni me të cilin ai fluturonte rrëzohet në pistë. 

Në pamjet filmike do të shikoni kabinën e mbushur me tym dhe do të dëgjoni urimet dhe klithmat e pasagjerëve të tjerë, duke përfshirë fëmijët.  

Dy persona bërtitën “Hapni derën” dhe më pas të gjithë u përpoqën ta hapnin derën kur aeroplani u përfshi nga flakët. 

Avioni me 103 persona në bord u rrëzua vetëm pak minuta pasi u ngrit nga aeroporti “Gauadalupe Victoria” në qytetin Durango, Meksikë. 

Autoritetet bëjnë të ditur se 80 veta u lënduan nga aksidenti, por nuk pati asnjë të vdekur.

Sipas ministrit meksikan të Transportit, në avion ndodheshin 99 pasagjerë dhe 4 pjesëtarë ekuipazhi. (TemA) 

1 komente në “VIDEO/ Zjarr dhe britma: Momenti i tmerrshëm kur rrëzohet avioni me 103 persona në bord”

  1. kuc says:

    Ku eshte Preshekari te filloje kengen ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje