FOTO: Tani edhe burrat me çadra për të përballuar të nxehtin ekstrem

3 Gusht 2018, 22:52Lifestyle TEMA

Një provincë japoneze e përfshirë nga vala e të nxehtit ekstrem vendosi t’u shpërndajë çadra zyrtatëve të saj të gjinisë mashkullore me shpresën për të mbështetur këtë praktikë, e përkrahur nga gratë për mbrojtjen nga rrezet e dëmshme të diellit.

Prefektura e Saitama (veri të Tokios) e cila regjistroi javën e kaluar një rekord kombëtar të temperaturave ekstreme që i kalonin 41,1 gradë Celsius ka nisur që nga e mërkura një fushatë origjinale duke i shpërdarë punonjësve të saj rreth 70 copë të këtij aksesori veror.

Iniciativa synon të ulë rreziqet nga ekspozimi i rrezeve të diellit dhe goditjes nga temperaturat e larta. Do të ishte mirë të pastrohej ambjenti me krijimin e hapësirave të gjelbërta, por nuk është gjithnjë e mundur.

Ryoji Kurihara, një nga punonjësit e prefekturës është bërë pjesë e kësaj fushate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje