Meta justifikon kthimin e ligjit për Teatrin i frymëzuar nga Basha dhe zëdhënësi i tij

3 Gusht 2018, 18:35Politika TEMA
Meta justifikon kthimin e ligjit për Teatrin i frymëzuar nga Basha dhe

Pak ditë pasi ktheu në parlament ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, presidenti i vendit, Ilir Meta, nga Shkodra sqaroi edhe një herë kthimin e tij duke iu referuar argumenteve të paraqitura dje nga Erald Kapri, të cilin e cilësoi historian .

“Sot lexova dokumentet e një historiani shqiptar se gjatë Luftës së Dytë Botërore për çlirimin e Tiranës, edhe pse Mehmet Shehu u kishte kërkuar anglezëve që për lirimin nga nazistët të bombardohej qendra e Tiranës, ata nuk kishin pranuar këtë urdhër për arsye se nuk kishin dashur të dëmtohej ky kompleks godinash, që mbart vlera të rëndësishme për kryeqytetin”.

Kjo vërtetohet edhe nga video e shpërndarë nga vetë Lulzim Basha ku duket se historinë që përmend Meta e ka thënë Kapri. Por ndonëse presidenti është frymëzuar nga Kapri duke e cilësuar historian, rezulton se ky i fudnit jo vetëm që nuk ka studiuar për histori, por në fakt është tërësisht politik.

Në kohën kur Basha ishte në Bashkinë e Tiranës, Kapri ka qenë përgjegjës për mediat , ndërkohë që aktualisht është me mediat te PD. Gjithashtu, me mbështetjen e anëtarëve të djathtë, ai është zgjedhur edhe anëtar në Këshillin e Ankesave të Autoritetit të Mediave Audio-vizuale.

Mungesën e edukimit në lëmin e historisë duket se e pranone dhe vetë Kapri, i cili në CV e tij të publikuar te AMA, shkruan se ka përfunduar studimet Master për Komunikim dhe rendit eksperiencën e tij në media, duke “fshehur” punën në shtet në kohën e Bashës.

Siç mund të shihni nga fotot,Kapri rezulton në bashkëbisedimin me gazetarët të Bashës në një moment pas konference, ndërkohë shihet edhe te çadra e ngritur vjet nga Basha në bulevard.

7 komente në “Meta justifikon kthimin e ligjit për Teatrin i frymëzuar nga Basha dhe zëdhënësi i tij”

  1. timo says:

    President mos u bëj qesharak duke krahasuar një kompleks të bukur me një karakatinë që ska asnjë vlerë arqitekturore.

  2. korçari says:

    Like kellira po ben demet e fundit para se te provoje Reçin…

  3. Zigur Qarri says:

    Sepse Erald Kapri nuk eshte historin,bie vlera e te vertetes qe ai sjelle?
    Isidoro Falchi ishte mjek,e megjithate arriti ate qe nuk e arriten akreologet,zbuloi
    qytetin e fundit Etrusk,Vetulonia.Po zhgarravinasi Edi Rama,qe pretendon se Teatri
    Kombetar nuk ka asnje vlere,eshte historian?Argumentin me brilant dhe origjinal
    per shembjen e Teatrit,e sjelle Erion Makiaveli,qe thote,se problemi i Teatrit eshte
    si puna e atyre qe perdorin akoma celulare te vjeter,Ky po eshte argument historik!
    Anglezet me te ndjeshem per vlerat kulturore shqiptare,se sa”Rilindja”?!Atehere i
    bie,qe edi rama eshte demagogu me madh i te gjitha kohrave.

    1. me fal says:

      Uuuu zigur shurra qenka gjalle!

  4. shqip says:

    Anglezet nuk Kane pranuar te bombardohej nje kompleks me vlera te ” rralla ” per Unesko-n. Me enuke politikane nuk besoj se gjen as ne Burchina Fasso . Po çfare kishte Tirana o derdymen ? Ne Europe u bombarduan objekte qe Kane bere historine e kontinentit . Kush na ishin keto vlera , xhamia apo kapanoni qe italianet e ngriten me “Pune vullnetare ” per te pare doc e Duxe-s . Keshtu eshte kur presidhjerin e merr nga gerxhet e Vicidolit , apo nga fshatrat e thelle te Skraparit . Nuk habitem qe jemi ne kete gjendje . Mire dhe kaq . Se mund te ishim edhe me zi . E ktheu ligjin , se nje gazetar i paska thene diçka mbi M.Shehun dhe anglezet . Me siguri qe shtangisti I.M kupton shume nga teatrot .

  5. Te vertetat bejne Historine.te sajuarat jan justifikime qe Historia i jashqit me.kalimin e kohes says:

    Kepucet e djathta i hidhte ne malesin e madhe dhe te majtat ne malin e tomorit , kjo ishte ndihma angleze , nuk bombardoi qendren e Tiranes jo se kish vlere historike por faktikish nuk bashkepunoi ne asnje operacion dhe e dyta andej u frymezua Moni qe hedh ne parlament cizmen

  6. nardi says:

    Nuk pranuan te bombardonin sepse qellimi kryesor ishte qe ushtria shqiptare te dobesohej ne maksimum ne perpjekjet per marrien e tiranes, ose shpresonin te shikonin humbjen dhe shkaterrimin e saj.
    Ne kete menyre do ta kishin shume me te lehte nderhyrjen e tyre ne shqiperi dhe te merrnin lavdine e clirimit te shqiperise nga nazi-fashistet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje