Kryeministri Edi Rama ka publikuar raportin e platformës “Shqipëria që duam”.
Teksa mbushen 10 muaj nga nisja e funksionimit të saj, shefi i qeverisë shprehet se gjatë kësaj kohe janë zgjidhur 13,694 probleme qytetarësh.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ai vlerëson arritjet duke siguruar se do të vijojë më tej puna e saj.
Ndër të tjera Rama shkruan:
“Për të gjithë ju RAPORTI 10 MUJOR I PLATFORMËS shqiperiaqeduam.al
Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm, në 10 muaj ka marrë jetë si një praktikë efikase ndërveprimi mes qytetarëve dhe qeverisë, duke dëshmuar vlerën dhe potencialin e saj të jashtëzakonshëm për Shqipërinë që Duam.
9.454 qytetarë pa dallim moshe, gjinie, statusi social, bindjeje e përkatësie politike, numërohen sot, 10 muaj nga ndezja e platformës, si përdorues e kontribues të koalicionit tonë bashkëqeverisës për Shqipërinë që Duam.
Me vetëm një mesazh, në adresën shqiperiaqeduam.al qytetari ka në dispozicion të drejtpërdrejtë qeverinë, përmes ministrit përkatës që adreson menjëherë rrugën e trajtimit të përmbajtjes së mesazhit të qytetarit.
Zgjidhja përmes kësaj platforme, në vetëm 10 muaj, e 13,694 halleve e problemeve konkrete të njerëzve konkretë të këtij vendi, është një afirmim kuptimplotë i këtij mekanizmi inovativ që fuqizon qytetarin. Vendos qeverinë gjithnjë e menjëherë në krah të tij. Garanton ndërveprimin e suksesshëm mes tyre në të mirë të çdo qytetari dhe identifikimin e punonjësve që duhet të mbajnë përgjegjësi për mosdhënien e shërbimeve të duhura për qytetarët.
Nuk ka më asnjë dyshim!
Platforma shqiperiaqeduam.al është rruga jonë e e re, e shkurtër dhe e shpejtë, për të zgjidhur së bashku hallet e problemet tuaja me administratën. Po ashtu, shqiperiaqeduam.al është edhe fuqia jonë e përbashkët kundër parazitizmit e korrupsionit në zyrat e shërbimeve të shtetit për qytetarin.
Mos ngurroni dhe as mos humbni kohë! Zgjidhni shqiperiaqeduam.al për të zgjidhur hallin a problematikën Tuaj, duke e përcjellë fjalën Tuaj drejt e në qeveri dhe kësisoj ndikoni edhe që, hap pas hapi, në çdo zyrë të shtetit tonë njerëzit e zakonshëm të marrin në kohë e me cilësi, shërbimin që meritojnë.
Po mire more kurve kryeminister une te dergova letra me dokumenta dhe nuk e zgjdhe dhe nuk e perfille?SHARLATAN I ndyre!Pjelle mashtrimi!
Rama ka genjyer gjithmone,por kur flet me shifra ,eshte 100% e sigurte.
Te verteten,shqiptaret mund ta gjejne vetem tek te huajt,por kurresesi nga “qeveria e tyre”.
6.7.2018.Edi Rama: “Ndoshta do të talleni, por këtë vit kemi punësuar mbi 28 mijë persona.Kemi tejkaluar planin”.
5.7.2018 Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC)”Shqipëria hapi vetëm 28 mijë vende pune në 7 vite, më dobët se
gjithë rajoni, kurse Maqedonia 103 mijë””Shqipëria hapi vetëm 28 mijë vende të reja pune në harkun kohor 2010-
2017 (Maqedonia 103.000,Kosova 85.000 )sipas raportimit të rezultateve nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim
(RCC) lidhur me Strategjinë 2020 të Europës Juglindore. Rreth 60% e këtyre vendeve janë hapur në bujqësi, sipas
një raporti të mëparshëm, po të RCC”.Ne mandatin e pare dhe te dyte,”Rilindja”ka premtuar afro 600mije vende
te reja pune.
Kjo metode e zgjidhjeve te problemeve eshte nje novacion jashtezakonisht i mire. mendoj se duhet reklamuar sa me shume, duhen bere reklama nga qeveria dhe te jepen ne kanale telivizive te ndryshme
Prape mosbesim. Prape njelloj me ate qe iken jeni. kritizeret do te fillojne me avazin e vjeter te tyre.
Ke zgjidh nji mut ja ca ke zgjidh,mashtrus kampion i kategoris kombtare.4 her e kam hap te njejten ceshtje per aluiznin dhe hipoteken dhe prap me bejn lojra fjalesh me keq sesa vet punonjesit e ketyre administratave.shkelje ligji me te 4 putrat,se me dy kembe e shkelin njerzit.ju jeni shtaze,me keq se ata qe ishin para jush.po pa merak se e merr pergjigjen me vote…
Kenaqsi z. Kryeminister… per gjithcka qe beni per njerzit