Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Arben Dollapaj: E nisi karrierën me 900 mijë lekë dhe e shumëfishoi 23 herë

2 Gusht 2018, 13:38Politika TEMA
Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Arben Dollapaj: E nisi

Prokurori Arben Dollapaj ka një karrierë të gjatë në organin e akuzës në Shqipëri. Ai do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 3 gusht, si pjesë e listës prioritare për shkak të funksionit si prokuror i Apelit në Shkodër dhe kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Hetimi administrativ për prokurorin Dollapaj është kryer nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj dhe me anëtarë Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici. Arben Dollapaj e ka filluar karrierën në vitin 1993. Në vitin 2003, ai ka qenë prokuror në Durrës, ndërsa në vitet 2004-2008 ka shërbyer si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Në vitet 2008-2016, Dollapaj ka shërbyer në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka mbajtur funksionet e drejtorit të Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore si dhe drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore dhe Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Në vitin 2016, Dollapaj u transferua në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës pas një përplasjeje publike me ish-kreun e Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla.  Ai e cilësoi këtë vendim si “hakmarrje” dhe ngriti padi në Gjykatën Administrative të Apelit duke kërkuar shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës dhe të vendimit të Prokurorit të Përgjithshëm si dhe rikthimin e tij në vendin e mëparshëm të punës në Prokurorinë e Përgjithshme.

Paralelisht me detyrën si prokuror, Arben Dollapaj ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Prokurorisë si dhe ekspert trajnues në Shkollën e Magjistraturës.

Analiza e pasurisë  është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.  Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Arben Dollapaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar e prokurorit të Apelit të Shkodrës, Arben Dollapaj për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Arben Dollapaj zotëronte një pasuri familjare prej 900 mijë lekësh në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë në ILDKPKI. Referuar deklaratës së tij të parë, ai zotëronte 1/5 pjesë takuese të një apartamenti dhe 300 mijë lekë kursime në cash.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit të Apelit të Shkodrës rezulton të jetë rritur me 23 herë, duke kapur vlerën e 21 milionë lekëve në total.

Investimet kryesore të familjares Dollapaj janë fokusuar në pasuritë e paluajtshme. Ai zotëron një kat në banesën private të vëllait, një shtëpi banimi në Selitë me vlerë 9 milionë  lekë si dhe ka shpenzuar për rikonstruksionin e një shtëpie në Valbonë-pasuri këto që kapin në total vlerën e 17 milionë lekëve.

Përveç pasurive të paluajtshme, prokurori Dollapaj zotëron rreth 128 mijë lekë llogari bankare dhe rreth 3.9 milionë lekë kursime të akumuluara në cash.

Të ardhurat familjare të prokurorit Dollapaj për periudhën deklaruese 2004-2017 kapin vlerën e 32.9 milionë lekëve. Rreth 68 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën e tij nga funksioni, 23 për qind nga paga e bashkëshortes dhe 2.6 për qind nga dhuratat cash kryesisht nga motrat në Shtetet e Bashkuara.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca negative.

BIRN identifikoi megjithatë si “flamur të kuq” një hua prej 25 mijë eurosh, që prokurori Dollapaj mori në vitin 2010 për blerjen e një banese në Selitë të Tiranës, blerje e cila u realizua në vitin 2011. Borxhi i mësipërm është shlyer tërësisht nga prokurori në vitin 2012.

Dhuratat nga familjarët dhe vlerat e konsiderueshme të kursimeve në cash janë evidentuar gjithashtu si “flamuj të kuq” në këtë analizë. Gjatë periudhës deklaruese, zoti Dollapaj ka marrë 9 mijë dollarë dhe 200 euro dhurata në cash, ndërkohë që gjendja e akumuluar e kursimeve cash rezulton të jetë rreth 3.9 milionë lekë në fund të vitit 2017.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

9 komente në “Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Arben Dollapaj: E nisi karrierën me 900 mijë lekë dhe e shumëfishoi 23 herë”

  1. Themiu DPB Lushnje says:

    prisni komente pozitive tani nga krushku me mbiemer DEGA

  2. Fare pa probkeme duket pasueia e z. Dalipaj.Por duket shumë absurd raporti pasuria në fund të periudhes, me pasurinë në fillim.Mendoni sikur pasuria në fillim të kishte qene 0 lekë. Edhe një lek ta kishte rritur pasurinë i kontrolluar, do t’i dilte rritje infinit herë…

    1. No says:

      Dakord per absurditetin e raportit dhe supozimin!

    2. Bashkim Moldavja says:

      Bashkim kopordhiki ju keni nje urrejtje patologjike per Tropojen dhe tropojanet,je kokrra e mutit se normal je prej vendit kurvave ku ngojohen e vriten grate dhe femijet per gjakmarrje,kaq burrni keni he ku ta keni

    3. Ndoc Mazi says:

      SHKENCETARI SHKENCETAR MBETET

      Askush se nderon te nderuarin si i nderuari !
      Nje argument fantastik Bashkim Kopliku !
      Njeshi i pjestuar me zero baraz me infinit !
      Asnje prokurori as gjykates qe ka kaluar ne siten e Vetingut deri tani nuk e ka pasur fillimin 900 mije leke por shume me lart .
      E Arben Dollapaj e ka filluar karrieren ne ligjzbatim nga shkalle me e ulet si ndihmes- prokuror a officer i policise gjyqesore ne Puke a Kukes .,. qysh ne vitin 1992 . Pra 26 vjet ne ligjzbatim .
      Nje shembull per tu ndjekur!

  3. Loran shehu says:

    Arben Dollapaj esht prokurori me i ndershem dhe me i paperlyer qe mund te ket toka Shqiptare jan te tjer hajdutet e maskarenjt

  4. Bashkim Kopliku says:

    Ju kërkoj falje, lexues të nderuar, për gabimet e shumta të shtypshkrimit që kam bërë në komentin tim të mësipërm! Po e shkruaj edhe një here, duke ndrequr gabimet:

    “Fare pa probleme duket pasuria e z. Dalipaj.

    Por duket shumë absurd raporti pasuria në fund të periudhës, me pasurinë në fillim. Mendoni sikur pasuria në fillim të kishte qenë 0 lekë. Edhe një lek ta kishte rritur pasurinë i kontrolluari, do t’i dilte rritje infinit herë… “

    1. Alex Dulla says:

      heren e pare te kuptova por jo me shtypshrimin pa gabime?

  5. Bajram Bucini-Trezhnjeva says:

    Ti more njeri i pa bese shpellash (shpellar) ,drumrpre dhe udebash nga Shipshani ,sherbetor i bandes kriminale te Vicidolit,me banim ne USA-New York, qe fshihesh pas emrit Themi ne DPB Lush nje, po qe burre dhe shqiptar i vertet dil hapur dhe zbrazi pushket e mllefit qe ke kunder Arben Dollapit dhe do ta marresh vesh cfare pergjigje do ta marresh nga populli shqiptar,qe nga Konispoli deri me Vermosh dhe nga Durresi ne Pogradec.
    Arben Dollapi nuk ka nevoje ta mbroj as zoti Themi e as KRUSHKI Dega
    Te gjithe thone se Arben Dollapi eshte
    nje ENGJELL dhe vlen jo per prokuror, por per PRESIDENT I Parlamentit Europian dhe i Gjykates Nderkombtare.
    Si ste vjen marre or karaduz Bajram Curri se late nam,ju tropojanet, jeni bere si njerez te eger,duke vrare e hanger njani -tjetrin dhe djegur,shkaterruar e vjedhur gjithe Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje