Dëshmia rrënqethëse e Petro Markos: E pashë më sytë e mi si e vranë në qeli duke e torturuar gjeologun polak

2 Gusht 2018, 08:30Politika TEMA

U hap dera. Hyri një polic trupmadh dhe i bërtiti Zuberit. – Ç`punë bën ti ? – Gjeolog që zbulon pasuritë e nëntokës, – iu përgjigj i frikësuar Zuberi. Roja i këputi një shkelm me sa fuqi pati, prapa veshit duke i thënë, – Tani shko e zbulo pasuritë e nëntokës . . .Pashë Zuberin të shtrirë, me duar e me këmbë të hapura dhe me një curril gjaku që i buronte nga goja. Bëra të lëvizja, ti vija në ndihmë, por isha i varur në dritare. M`u errën sytë…

Prof dr Stanislav Zuber, lindi në Poloni dhe ndërroi jetë në Shqipëri si pasoj e torturave komuniste ,Sipas të dhënave nxjerrë nga dokumenteve arkivore  të dosjes së tij ruajtur në Arkivin e Ministrisë së Brendshme siç e ka cituar edhe studiuesi Kastriot Dervishi: Stanislav Zuber ka vdekur i vrarë në burgun nr.5 të Tiranës (më vonë 313) në birucën e tretë.

Zuber ishte një nga shkencëtarët e famshëm të rangut europian në industrinë e gjeologjisë dhe naftës. U thirr në vitin 1927 nga një kompani italiane që kishte marrë me koncesion zonën naftëmbajtëse të Kuçovës . Zyber punoi për 20 vjet në këtë zonë duke hartuar hartën gjeologjike të zonës naftëmbajtëse

Deri në vitin 1991 askush nuk dinte diçka për fatin tragjik të vdekjes së tij nën tortura në qelitë e sigurimti të shtetit në shkodër. Atë vit në gazetën e atëhershme “Republika” me 4 prill 1991 botoi artikullin tronditës “Krim kundër kulturës universale” ku fliste për njohjen dhe fundin tragjik të professor Zuber. Më vonë edhe në librin  “Retë dhe gurët”, shkrimtari Petro Marko ka publikuar një dëshmi të fortë.

Petro Marko, i arrestuar, dhe i mbylluar në të njëjtën qeli me të,  e përshkruan kështu njohjen me Stanislav  Zuber:

“Atëhere mu kujtua professor Zuberi, Andrea Xega, edhe ai gjeolog, dhe Nako Spiru, më treguan se cili ishte professor Zuberi: – Një nga gjeologët më të mëdhenj të botës. Më pare e mori Lenini për të zbuluar puset e naftës të Bakusë, – ku i kishin ngritur dhe një bust, – pastaj për aftësitë e jashtëzakonshme, e angazhoi Shoqëria Anglo-persiane për të studiuar pellgun e Lindjes së Mesme(Gjirin Persik, Arabinë Saudite, Irakun, Iranin). Ai punoi shumë vite dhe qe i pari që bëri hartën gjeologjike të asaj zone.

Sot, në gjithë botën gjeologët i kanë si udhërrëfyese zbulimet dhe traktatet e tij gjeologjike për atë zone, që doli më e pasura në botë për naftë. Punoi shumë vite dhe, pasi i kreu të gjitha punët, Shoqëria Anglo-persiane e dërgoi në Shqipëri. Ai erdhi këtu dhe punoi, bëri hartën e pare gjeologjike të Shqipërisë.

Shoqëria në fillim nisi punët në Kuçovë, ku doli nafta e pare, por, pasi ajo naftë përmbante shumë squfur, Shoqëria Anglo-persiane e la dhe ia shiti Italisë së Musolinit, që vuante për karburante. Filluan nga puna italianët: – Zuberi zbuloi dhe Patosin. Italianët kishin shtrirë një tubacion nga Kuçova e gjer në Ujë të Ftohtë të Vlorës, ku vinin çisternat e “Axhipit”, shoqëri italiane e naftës, dhe e shpinin për ta përpunuar në Itali. Zuberi krijoi dhe muzeun gjeologjik në Kuçovë.

Gjatë Luftës së dytë, nga bombardimet e aviacionit anglo-amerikan u godit dhe Kuçova dhe u vranë shumë njerëz, midis të cilëve dhe e shoqja e Zuberit.

Pas Çlirimit, Zuberi u thirr si këshilltar i gjeologjisë pranë Këshillit të Ministrave . . . Dhe më 1947 e njoha edhe unë. Ai më mbante mend, se e dinte që isha përgjegjës i gazetës “Bashkimi”, dhe kishte tentuar të më shkruante që ta shpëtoja e ta liroja, se e akuzonin për një sabotim në Kuçovë.

Dhe tani ja ku ishim të dy: – ai i katandisur një grusht njeri, unë një skelet i gjallë i ngarkuar me hekura. Me Zuberin shkëmbenim ndonjë fjalë: – ai, i shtrirë përdhe, – unë, i varur. Ai murmuriste gjithë ditën dhe, pasi e pyesja se ç`murmuriste, thoshte: – Tani jam duke bërë një leksion për shkaqet pse disa zona janë të pasura me naftë, si ato të Lindjes së Mesme . . . Tani jam duke u lutur, – ai ishte katolik dhe lutej.

E ngacmova dhe i thashë: – Si ka mundësi që një intelektual si ju të besojë ?

– Unë u besoj ideve që jetojnë dhe do të jetojnë për mijëra vite. Ti i beson marksizëm-leninizmit . . . por a do të jetojë qindra ose mijëra vite kjo ideologji ? Feja ka një funksion shumë human dhe universal, ajo ka shumë vlerë për njeriun, se e bën më njerëzor, e bën më guximtar ndaj së ligës dhe i zbut plagët e shpirtit. Ja tani, kur unë i falem Krishtit, i them: – edhe unë do të duroj dhe do të qendroj si ti. Se ti na dhe shembullin për të buzëqeshur edhe para vdekjes. Pse njerëzimi beson ? Se ka nevojë për burim shprese, për këtë burim humanizmi, për këtë ilaç qetësues, sidomos në rastet si ky yni, në të cilin ndodhemi tani.

Hynë në birucë dy hetues, – njeri e ngriti Zuberin dhe e nxorri jashtë birucës, tjetri ndenji me mua dhe më tha: – Pa pyete këtë armik a ka flori toka shqiptare. Ai ka bërë hartën gjeologjike, por nuk ka shënuar gjëkundi se ku ka flori . . .

Unë qesha me vete dhe i thashë hetuesit kallp: – Po të kishte flori, për kë e ka fshehur ? Po të ishte për italianët, do ta kishte shënuar. Për kë e ka fshehur ? – Këta agjentë . . . janë djallëzorë . . . Po ti pyete, po ta japim si “ detyrë patriotike” se nuk ka mundësi që të mos ketë flori gjithë kjo tokë.

Kur u kthye përsëri në birucë Zuberi, u shtri dhe qeshte. – Pse qesh, i thashë ? – Më shtrëngojnë të them pse nuk kam shënuar zonat ku ka flori toka shqiptare. Dhe unë u thashë se nuk ka. Ata më shkelmuan dhe më shanë “agjent i shitur”. – Me të vërtetë, a ka flori Shqipëria ? – Po të kishte, unë patjetër që do ta kisha shënuar, si të gjithë mineralet e rralla. Në të vërtetë, ka në disa zona, por duhet njëzet herë më shumë flori për ta nxjerrë atë sasi. Këta janë injorantë. Unë, kur kam bërë hartën gjeologjike, e kam bërë si gjeolog dhe jo si agjent ose spiun. Ç`janë këto që po dëgjojmë ?!

. . . Përnatë merreshin e pushkatoheshin intelektualë të shquar, specialistë. – “ A e di ? – më tha një ditë Zuberi. – Këtu, ja Enveri, ja Koçi janë agjentë të huaj, besoj të Jugosllavisë. Se nuk lanë intelektual të gjallë, me qëllim që ata të sjellin të tyret “.

U hap dera. Hyri një polic trupmadh dhe i bërtiti Zuberit. – Ç`punë bën ti ? – Gjeolog që zbulon pasuritë e nëntokës, – iu përgjigj i frikësuar Zuberi. Roja i këputi një shkelm me sa fuqi pati, prapa veshit duke i thënë, – Tani shko e zbulo pasuritë e nëntokës . . . – Kisha mbyllur sytë dhe çudi se si nuk më pushoi zemra. Me frikë, hapa sytë dhe pashë Zuberin të shtrirë, me duar e me këmbë të hapura dhe me një curril gjaku që i buronte nga goja. Bëra të lëvizja, ti vija në ndihmë, por isha i varur në dritare. M`u errën sytë. M`u err mendja. Desha të bërtisja, që të më dëgjonte gjithë bota: – Krim ! Krim universal ! Stanisllav Zuberin e vranë ! Vranë kulturën, vranë shkencën, vranë jetën.

U hap përsëri dera. Hyri ai polici që e goditi, bashkë me dy të tjerë. E panë. – Ngordhi qeni ! – tha ai që e goditi. E kapën nga këmbët, e hoqën zvarrë, e nxorrën jashtë dhe mbyllën derën, duke më lënë mua në birucë fantazmën gjakatare të kohës që vuloste turpin e këtij shekulli “. . . !

Kujto.al

14 komente në “Dëshmia rrënqethëse e Petro Markos: E pashë më sytë e mi si e vranë në qeli duke e torturuar gjeologun polak”

  1. Viro says:

    Keshtu ishin komunistet, bastarde, injorant dhe gjakatare. Vrane e burgosen gjithe te diturit e fisniket, per te sjell ne krye te vendit Lenka Cukon, Simon Stefanin e injorant te tjere. Dhe shqiperia u be sketerre. Mallkuar qofshin ata dhe mbeshtetsit e tyre.

  2. Beho says:

    Kur te lexoni kete shkrim per ata qe nuk dine kush ishte rregjimi I kriminelit the monstres se Enver Hoxhes eshte e mjaftueshme te kuptohet kush e drejtoj shqiperine per gjysme shekulli.

  3. Alboz934 says:

    Kaq shume pershtypje te paska ba ajo vrasja e atij gjeologu polak para 70 e sa vjetesh more Petro dhe nuk po te bejne pershtypje keto vrasjet e shqiptareve ne 97 ten ne Gerdec ne 21 Janar dhe qe po vriten perdite apo keto qe ndodhin sot ska gje se jane vrasje demokratike e . O ju hengert mortja doni me sha sistemin dhe Enver Hoxhen e diskriditoheni para popullit . Turp sa poshte keni rene .

    1. ceni boston says:

      Or mik injorant qe ke zbritur nga malet! A e di ti se kush eshte Petroja( Marko)?! Ha ha ha, po Petro ka vdekur ne vitin 1991 si ti beje pershtypje 97″ apo Gerdeci! Hajde injorante hajde! Po pse komentoni kur nuk kuptoni o hajvane!

      1. katarakti says:

        Sepse eshte pjelle e atyre policeve te burgjeve, sigurimsave katile. Per here te pare po degjon per Petro Markon! Po na tregon jo 21 janarin, jo Gerdecin. Edhe ato i dime me mire se ty. Por do te shkruhet dhe flitet per te gjitha krimet dhe kriminelet. Duke filluar nga qoftelargu Enver, deri te monstra Sali.

    2. Zyber Cakeri says:

      O koqe, Petro Marko ka vdekur ne 1991, ca te flase ai per 97 apo per Gerdecin.
      Ideja eshte qe eshte mire te dish te dyja anet e cdo rregjimit dhe ti si qytetar mos te lejosh qe te ndodhin me…Por sic e shikon nga injorantet qe verdallisen neper gazeta, ai sistem ka qene i keq, ky qe patem per 28 vjet ishte i mire…Enverin e quanim agjent te UDB-se Saliun, po ashtu…po ai gut dot ne nje sahan?

    3. Baton KITA - Gostivari says:

      ALBKALBOZ!!
      I pashpirtë! Mos duheshka ta lavdojmë atë përbindësh, i cili i shërbeu PoL Pot shpirtkatranit si shembëlltyrë….frymëzim llampirësh gjakatarë.

      Po cke që fshihesh e na bën pis Alb-in!!!. Nip përbindëshish je edhe ti, të marrtë mortja!

  4. Tonis says:

    Enveri e coi Shqiperine ne epoken e gurit. Jo vetem shkencetaret e huaj i vrau kur i rane ne dore. Por edhe ato shqiptare. Keshtu e donte Shqiperine ky armik i shqiptarise. Dhe keshtu i sherbente me mire eproreve te tij te UDB-se.

  5. Gani Gjyrezi says:

    Monster Enveri,nosnter pasardhesit,nje shtet kriminal,doli ne kohen e luftes,mbas luftes civile,se per okupatrin,asnje pushke nuk u shti.Komunistet vampire te kuq mbiven si kepurdhat mbas shiut,te joshur per pushtet,nuk reshten kurthe e gracka,atentate teroriste,vrasje pa kufi, se cfare e lidhte Shqiperine me Rusine vetem ata muter e dinin.Ti heqin kapelen Ramizovicit,qe zbatoi katovicen,se do i lanin gjynahet me plumb,edhe ajo zgjuarsi ishte.tani te na rrojne veteranet e dhjere.

  6. katarakti says:

    Ky ishte komunizmi i Enver Hoxhes, vrasesit serial, deri edhe te te gjithe shokeve te tij. Dhe ka edhe tani disa qe i mbrojne krimet monstruoze te kriminelit me te madh qe ka pare ky vend. Enver Hoxha ka vrare me shume komuniste seç ka vrare italiani dhe gjermani bashke. Dikur nje intelektual francez, qe kishte vuajtur ne burgjet e Stalinit u shpreh: Ato burgje ishin te mbushura plot me komuniste! Ai polici qe goditi me shkelm gjeollogun ishte shembulli tipik se kush dhe si sundonte ne Shqiperi! Ishte llumi, vulgu, injoranca dhe gjysem opingat te zbritura nga malet e Laberise qe shtypen dhe masakruan inteligjencen kombetare. Injoranti ka nje urrejtje gjenetike ndaj te dijshmit, te kulturuarit, intelektualit. Ne te gjitha te ashtuquajturat vende komuniste ndodhi nje dukuri e tille. Shtresat me te pazhvilluara, dru me pre, te frustruarit, u ngriten ne krye ne ato regjime te te ashtuquajtures diktature e proletariatit. Llumi mbi eliten, injoranca mbi dijen. Prandaj edhe ai sistem perfundoi ashtu si perfundoi. Dhe Enveri perfundoi ashtu siç e meritonte. Boll vrau dhe masakroi qeni.

  7. a says:

    CFARË SADIZMI, CFARË PASHPIRTËSIE!

  8. pokeristi says:

    Shihni kujtimet e Rita Trapit,aty me siguri do gjeni impresionet e thella qe i ka lene humanizmi i rralle i atij vagabondit te Gjirokastres,dashuria e vecante qe kish per intelektualet dhe si kujdesej personalisht per pastrimin ideologjik te tyre deri ne eleminimin fizik.

  9. NY. says:

    Nje shkrimtar i madh dhe nje shkencetar i njohur ne gjithe boten ne qeline e enver MONSTRES
    Asnje Shqipetar nuk do bente ato krime pervecse nje agjenti te huaj. UDB arriti te eleminoje
    gjithe ajken e inteligjences se ati vendi nepermjet nje krimineli qe sherbeu interesave te tyre

  10. arban shmili says:

    Pol Poti, nxënësi i ENVER shpirtkatranit.
    Krahasoni krimet, si të akorduara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje