Rama mbështet Veliajn: Tirana po ecën në rrugën e duhur, po bëhet maksimumi

1 Gusht 2018, 19:02Politika TEMA

Kryeministri këtë pasdite e ka kaluar mes të rinjve socialist në Jalë, ku ka folur dhe për zhvillimet politike.

Rama një pjesë të fjalës së tij ja ka kushtuar dhe zgjedhjeve lokale që janë vitin tjetër, ku foli për këshillat bashkiak, dhe shtoi se  të rinjtë janë në fokusin e PS.

Rama duke u ndalur te vlerësimi për punën e bashkive që drejtohen nga socialistët, u shpreh se Bashkia më e madhe në vend, ajo e Tiranës po ecën në rrugën e duhur.

Ë këtë fjalë Rama mbështet dhe deklaratën e një dite më parë nga Veliaj, i cili tha se do kërkojë një mandat të dytë.

“Këshillat bashkiakë do të mundohemi që të jenë 50% gra dhe 50% burra. Tirana është në rrugën e duhur, po bëhet maksimumi. Edhe në bashki të tjerë unë mendoj se po bëhet një punë e madhe. 

Po bëhet një punë goxha sistematike dhe po bëhen punët me radhë. 

Shteti, Shqipëria u bë si Bathorja, një këtu dhe një atje kisoka, lavazhe, kemi akoma shumë punë për të pastruar këtë trashëgimi. 

Nëse Reforma në Drejtësi do të ishte bërë më parë sot do të ishim një vend tjetër”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Ramës.

3 komente në “Rama mbështet Veliajn: Tirana po ecën në rrugën e duhur, po bëhet maksimumi”

  1. Caku says:

    Po vidhet Edi, bashkia po vjedh, korrupsion, ke struktura informative apo jo,

  2. Kalec Dega says:

    Jepi lali eri……Le te plasin armiqte
    ti me leket e mamase, edscobari me pikturat

  3. HQ-18 says:

    Po të ishte bërë më përpara reforma në drejtësi dhe të kishte funksionuar siç duhet nuk do të ishe kryeministër zotrote.
    Edhe ata që sot janë në parlament nuk do të ishin aty.
    Edhe një pjese e mirë drejtuese në administratë nuk do të ishte aty.
    Prandaj e tallni bythën me popullin , se nuk ka drejësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje