Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka kujtuar kohën e bashkëpunimit mes tij dhe ish-ministrit Luan Hajdaraga.
Majko tregon disa detaje nga perjudha kur ishte kryeministër dhe në kabinet kishte Hajdaragën.
“Është mbi të gjitha një njeri, një njeri shumë i veçantë dhe një njeri që për secilin ka lënë gjëra që vlen të kujtohen. Për mua, kjo ka të bëjë me cilindo, i cili në një mënyrë apo tjetër kalon kufirin midis jetës dhe vdekjes. Do të na presë edhe ne të tjerëve për të na kërkuar llogari.
Kur kam qenë Kryeministër dhe Luani ministër i Mbrojtjes, edhe në momentet më kritike, më delikate kur qëllonte të ngrija zërin dhe për arsye të situatës, ishte ai që na qetësonte: Do rregullohet, do zgjidhet, do bëhet, ky ishte Luani”, u shpreh Majko.
Doni me per Belulin?
Vdekja e Hajdarages njelloj si vdekja e Belulit.
Ngrehu o Fuat Boci dhe qaje dhe njehere Belulin per karagjozet e politikes shqiptare.
Dhe kjo si elegjia e Erjon Braces qe kujtimet per Hajdaragen i kishte me shume skena trimerie kur Erjoni luftonte dhembe per dhembe..me friken.
Ik se late nam, legena
Humbje e paimagjinueshme. Vërtet njeri i madh dhe me vlera. E, kur e thotë këtë edhe Majko, kjo merr një rëndësi të veçantë.
Sidoqoftë, nuk di si ja thonë emrin atij artistit që lufon kurdoherë për gines, por është mirë që dikush tja vërë në vesh dhe ti kërkojë të bëjë një portret gjigand të Hajdaragës me kokrra orizi.
Po botojini, o të uruar, komentet. Çkeni që e fyeni zotin Majko, duke mos ja botuar opinionin qytetar për të, një armë që ai e ka mbështetjen më të madhe politike. Sidoqoftë, herët a vonë, ju do ta kuptoni se rrënjët e zotit Majko në këtë truall janë aq të thella, sa ato të një ulliri dhe janë vaditur me djersë e gjak për të mirë e këtij populli.