Është një tezë e promovuar nga Edi Rama, e potencuar fort në katërvjetëshin e dytë të të qënit në opozitë para se të vjen në pushtet, ajo që “ne – pra ata, dy partitë kryesore politike – “nuk jemi njësoj”.
Në gjykimin e Ramës, PD ka tentuar të imponojë një barazim në perceptim, e cila më pas përkthehet në bindjen e opinionit se të dy palët njeësoj janë. Dhe kjo më pas mpak shpresën dhe nuk lë vend për të menduar tjetër alternativë.
Rama erdhi në pushtet, por këtë bindje nuk e zhbën dot, ndonëse e lufton fort pra me artikulimin e tezës se “ne nuk jemi njësoj”.
Në të vërtetë a janë njësoj?
Diferenca në pozicione politike te dy partitë, PS dhe PD, nuk është pasqyrim i ndonjë shtresëzimi të diferencuar social që më pas të bëjë diferencën dhe në etikën politike. Në PD fjala vjen, nuk mund të flasësh për potencial njerëzor me tipare ekstra të djathta, në bindje, vizion dhe etikë.
Me pak përjashtime, ku veçohen individë me staturë të djathtë, si pasojë e një trashëgimie të qashtër, politike dhe sociale, siç Jozefina Topalli apo Tomor Alizoti – dikur dhe të tjerë, si i ndjeri Pjetër Arbnori, Uran Butka, Tomor Malasi etj. – pjesa e lidershipit është pa ndonjë shenjë dalluese. Vetë lideri historik i saj, Sali Berisha, është një tipik produkt politik e social bashkë i komunizmit.
Nga ana tjetër, edhe shtresëzimi i PS-së buron nga e djeshmja, ku drejtues të saj kanë qenë produkte njerëzore të ish-sistemit, të cilët tashmë po zëvëndësohen – dhe këtu ka njëfarë të drejte PD – nga bij të tyre, duhet thënë, të mirëshkolluar dhe me një vizion të qartë trashëgimie pushteti. Pra, nga pikëpamja idelogjike nuk ka ndonjë diferencë. Kjo e fundit është vetëm e sferës etike, e cila shpërfaqet dhe te tiparet individuale të këtij apo atij lideri.
Më saktë, nuk ka patur asnjë ngjashmëri mes Nanos e Berishës, siç nuk ka mes këtij të fundit dhe Ramës, e po ashtu mes Ramës e Bashës. E gjitha në aspekte tipologjie njerëzore, por kurrë ideologjike.
Një diferencë tjetër shfaqet dhe te fryma e dy forcave, e diktuar dhe nga lidershpi i tyre në vite. Në PD është ajo që ka diktuar karakteri i Berishës; vrazhdësia e tij etike dhe një lloj mujsharie, është injektuar dhe te partia që e ka udhëhequr. Siç po vihet re, as Basha që tërësisht tjetër produkt social e tjetër histori njerëzore, është paketuar sipas modelit Berisha. Gjuha e tij vetëm me fjalor akuzues, është një nga provat e kësaj.
Ndërsa te PS, liberalizmi i Nanos dhe një lloj stature më qytetare, edhe në fjalor, i tij dhe i Ramës, i ka dhënë partisë që ata kanë drejtuar së paku imazhin e një force me një tis emancipimi në prezantimin publik. Si të thuash, edhe nëse në brendësi mund të jenë copë-copë, së jashtmi dijnë ta mbajnë kollaren drejt.
Ndërsa në stil qeverisjeje, diferenca është shfaqur te disa insiativa reformuese. Në këtë pikë kanë ndërruar rolet së paku duke iu referuar pozicionimit ideologjik. PS ka patur një prirje më të lehtë për reforma, më e theksuar kjo në erën Rama. Ndërsa PD është shfaqur më “pajtuese” me realitetet, pa ndërmarrë reformat të forta dhe trandëse. Duhetj të ishte e kundërta.
Por kanë një të përbashkët që të dyja, pas këtyre dallimeve: asnjëra prej tyre nuk ka themeluar një moral të ri politik, e cila do kishte efekt dhe në themelimin e një morali të ri shoqëror. Ndaj dhe të dyja ndëshkohen me gjykimin e të qënit “njësoj”.
Rama që pretendon se përfaqson një moral të ri politik, duhet t’i referohet pamundësisë, apo më mirë dështimit të deritanishëm, për të themeluar një moral të ri shoqëror, që të mos e ushqejë këtë iluzion për veten. Vitet e qeverisjes së tij, janë dhe ato të një krize akoma më të thellë morali shoqëror.
Kjo sepse politika e tij nuk po ofron modele të prekshme njerëzore në terren, që përcjellin vërtet moral të ri politik.
JO REDAKSIA E GAZETES TEMA SI DHE NE VECANTI JU Z. MERO. NUK KA LIDHJE FARE KJO QE SERVIRNI JU. UNE DO TA BEJA SHUME ME TE THJESHTE KETE KRAHASIM . C’FAR KA BERE BERISH- BASHA DHE STAFET E TYRE PER SHQIPTARET DHE SHQIPERINE DHE C’FAR KA BERE NANO, META DHE SE FUNDI RAMA . KY ESHTE THELBI APO TREGUSI I DALLIMIT MIDIS TYRE TE TJERAT JANE THJESHTE MARREZIRA GAZETARESH. RRESHTOJINI TE GJITHA KETO DHE REZULTATET FLASIN VETE.
Analize e ceket , per te mos thene – sa per te kaluar radhen. Se pari sepse , autori perton te sqaroj cfare kupton me ” moral politik” ( psh. morali politik i Obama, Trump, Merkel, Makron apo i politikaneve italiane dhe greke…). Pasi te sqaronte kete koncept, autori do mundte te bente krahasimin qe ben ndermjet PS dhe PD, ( ketu “rastesisht” ka harruar moralin politik te LSI ); origjina apo rrenjet e dy forcave politike , sic pretendon autori , thote shume pak ; sa i perket etikes politike , autori thekson ndryshime te vogla, qe ne fakt jane shume larg njera tjeters ; etika politike e PD & LSI eshte vulgare deri ne harbuteri !
Kush ka vjedhur me shume, dhe kush ka mbledhur me shume maskarenj ?
nuk jeni njesoj?pse?keni dallim ne ideologji?po ideologjikisht a nuk argumentoni konsolidim te rendit kapitalist?nuk konsolidoni shoqerine e ndare ne te varfer dhe te pasur?shfrytezimin e eger dhe pasurimin galopant, perballe varferise te pjeses me te madhe te shoqerine?cbeni ju,te dy palet per te varferit, pensionistes, te papunet, ish ushtaraket,minatoret qe vdesin cdo dite galeri ve? beni lojen e kritikave, denoncimeve premtimeve se kur te vini ne pushtetareve…pra luftoni per pushtetin tuaj, per kalimin e tortes nga dora e djathte ne te majten dhe anasjelltas. dalloni nga étika, n ga fjalori, nga sjellja ne parlament?jane role te ndare. sot ju neser ata. po,tregues per etiken eshte qendrimi ndaj popullit,cbeni per te. te tjerat jane llogje per mashtrim. kaluan 28 vjet dhe asnje gje per popullin e thjeshta. bejme nje prove?cojme per veting 20 politikane (gjyqtaret dhe prokuroret po i shohim)dhe perballe tyre 100 te varfer.te shohim si eshte diagrama e pasurise. ndaj te dy krahet jeni njesoj.
Ouuuuu….!!!! Rrezik Mero fshatarit nuk i paska kaluar rryshfeti i Rilindjes ne llogarine e tij bankare!!! Paska kaluar gabimisht te llogaria e Termet Pecit!!!
Bravo. Analize mjaft objektive ne shume aspekte. Duhen analizat e mirefillta sepse u ngopen njerezit me propagande ashtu e keshtu.
Nga perberja, nga ideologjia, nga babezia – jane pothuajse njelloj. Por krahasimi duhet bere ndermjet periudhave 2005 – 2013 dhe 2013 deri me sot! Si ka qene dhe si eshte?! Ka pasur me shume shtet atehere apo tani?! Ligji dhe rregulli jane zbatuar me shume atehere apo tani?! Kur ka qene me i dukshem trendi i zhvillimit te vendit: atehere apo tani?! Ketu bihen ne sy ndryshimet. Sepse ideologjikisht ndermjet PD-se dhe PS-se une nuk shoh asnje ndryshim. Ka ndryshime ne njerez, ne koncepte, ne menyren e ushtrimit te pushtetit, por jo ne ideologji.