“Si shfrytëzoheshin njohuritë e të burgosurve Mirash Ivanaj, Mitrush Kuteli, Gjon Shllaku, Vexhi Buharaja, etj. Me përkthimet fitonim vetëm 2 kg sheqer në muaj”
(Në foto: Pjetër Arbnori me nënën e tij pas daljes nga burgu)
Në vitet e burgut, intelektualët shfrytëzoheshin për t´i shërbyer pushtetit. Udhëheqësit donin të dinin ç´ndodhte në botë, me historinë, mendimin, letërsinë, ekonominë, politikën, shërbimet sekrete, etj.
Për këtë shërbenin njohuritë e shumta të Mirash Ivanajt, Mitrush Kutelit, Gjon Shllakut, dhe shumë eruditëve të tjerë, të cilët ishin të detyruar të përkthenin librat që iu duheshin pushtetarëve, të cilët i mbanin vetëm për vete. Ata libra nuk botoheshin për masën dhe nuk dilnin kurrë jashtë rrethit të ngushtë të udhëheqjes.
Një ndër të burgosurit që u detyrua të përkthente në burgun e Burrelit ishte edhe Pjetër Arbnori. Në këtë intervistë të tijën të vitit 2004 ai e shpjegon imtësisht procesin e punës së përkthimti të detyruar në burgjet komuniste.
Si u njohët ju më përkthimin e detyruar në burg?
Në pranverë të vitit 1951, ime motër Antonjeta, u burgos për të dytën herë politikisht. Mbasi ndjenji shumë kohë e izoluar dhe pak kohë në burgun e madh të Shkodrës, e dënuar me dhjetë vjet, një ditë na erdhi në shtëpi një zarf i hapur me adresën e saj të re: BURGU I ARMIQVE TE POPULLIT. PUNETORIA QENDRORE E ARTIZANATIT E MINISTRISE SE PUNEVE TE BRENDSHME, TIRANE. Mbërrita në një fushë të larë, ku më zuri syri një kamp përqendrimi të rrethuar me mure të larta, tela me gjemba dhe korrenti dhe kulla rojash.
– Te ajo dritarja me hekura e katit të dytë, roja vrau kot së koti Kasem Zhupën, diversantin e hedhur me parashutë bashkë me Ethem Çakon, – na shpjegoi një ish i burgosur që kthehej për të marrë vërtetimin e punës.
– Ndërsa në arën aty përballë, te shtëpia përdhese, ku dallohet një pllakë mermeri, qe rrethuar dhe vrarë Qemal Stafa dhe qe arrestuar nga fashizmi e fejuara e tij, Drita Kosturi, komuniste e orëve të para.
– Drita Kosturi – ndërhyra unë për t’u shitur se di edhe unë diçka – tani është dënuar përsëri njëzet vjet nga shteti komunist si “spiune e imperializmit”. Tani ka ardhur këtu nga Shkodra bashkë me motrën time dhe paska çdo ditë përballë vendin ku iu vra i fejuari dhe u arrestua vetë. E dhimbshme shumë!
E dhimbshme, po sa më pak të flasësh, aq më mirë është për ty!Te porta e madhe e hekurt, pranë një kanali me ujë të ndenjur, ishin ngulur si kryqe ca dërrasa të shkruara me të zeza: ARMIQTE… ORDINERET… OFICINA… RROBAQEPSIA… MESAGJERIA…
Pranë secilës dërrasë, ishin grumbulluar sopratasa dhe torba me emra të varur që prisnin radhë, për t’u futur brenda portës. MESAGJERIA kishte më pak torba, dhjetë apo pesëmbëdhjetë. Ish i burgosuri më tregoi se në atë sektor, gjendeshin përkthyesit.
Akoma nuk e kam marrë vesh, përse ai sektor quhej “Mesagjer”, sado që kam kontrolluar shumë fjalorë të huaj dhe sado që mbahem se kam përkthyer libra nga katër gjuhë të huaja.
Pas shtatë vjetësh, kur motra kreu dënimin e dytë më shpjegonte nder të tjera: Ishin herë dy, herë tri dhoma përkthyesish. Në to ishin të mbyllur njerëz ndër më të nderuarit e burgjeve, qoftë nga dituria, qoftë nga pozita që kishin pasur. I shikoja nga larg, por e kishim të ndaluar të komunikonim me ta. I pari, ishte Mirash Ivanaj, ish-ministri Reformator i Arsimit i kohës së Zogut. Më 1945, Enver Hoxha e ftoi të vinte nga mërgimi nga… “për të ndihmuar atdheun”. E thirri në zyrë, diskutuan gjatë bashkë, nuk u morën vesh në asgjë dhe diktatori Hoxha e dërgoi të ftuarin në burg, e dënoi, e la të vdiste nga sëmundjet dhe uria. Eshtë proverbiale që te tabela MESAGJERIA, nuk dukej kurrë një torbë apo një sopratas me emrin e Mirash Ivanajt, por është edhe më proverbiale fakti që çdo drekë, idealisti Ivanaj shtronte një mësallë të pastër, një copë bukë, një pjatë me bollgur të neveritshëm, një vezë të zier, kurrë të qëruar, gjithmonë të mbështjellë, me muaj pa u ngrënë, një copë djath të thatë që gjithnjë e çonte te goja, po kurrë nuk e kafshonte, në mënyrë që të mos i jipte njeriu gjë, e as të mos pranonte një ushqim prej të tjerëve. Në këto kushte, përktheu me muaj e vite profesori i nderuar dhe ne, nxënësit e asaj kohe, mësonim dispensa të përgatitura prej tij dhe shokëve të tij, derisa ai dha frymën e fundit. Në Mesagjeri punoi edhe shkrimtari madh Mitrush Kuteli. Aty përkthente edhe Ali Cungu, nxënës i dalluar i shkollës teknike amerikane, Beqir Haçi, Gjon Shllaku, përkthyesi i Homerit, Vexhi Buharaja, e shumë e shumë të tjerë.
Po ju si hytë në rrethin e këtyre përkthyesve?
Nëpër kampe, komisarët u porositën të pyesnin: Cili dinte gjuhë të huaja: anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, latinisht, greqishte të vjetër apo turqisht. Gjuha e parë për të cilën pyetej, ishte rusishtja, por asnjeri prej të burgosurve të parë, nuk e dinte atë. Shumë autodidaktë, u vunë për ta mësuar atë me ngutje, meqë më 1949 rusishtja u bë gjuhë kryesore përkthimi. Më vonë, u zgjidh problemi thjesht: U arrestuan pas 1961 shumë prosovjetikë, që kur nuk u pushkatuan si spiunë, u vunë të shërbejnë si përkthyes nëpër biruca.
Në atë kohë Akademia e Shkencave kishte mbetur pa specialistë, ministria e Arsimit kishte mbetur pa tekste. Ministria e Punëve të Jashtme pa konventa të përkthyera. Partizanët entuziastë mund të vrisnin për një minutë dhjetra njerëz të ditur, por nuk mund të krijonin me “normë” shkollarë të përgatitur.
Në fillim të vitit 1961, u arrestova dhe gjeta shumicën e brezit të vjetër të vdekur, të kaluar nga burgu në internim, apo “të lirë” që gjallonin si “mumje”, as shikonin, as dëgjonin, as flisnin për të mos përsëritur burgun që megjithatë u gjindej sebepi për t’iu futur dy herë e tri herë brenda. Pas katër vjetëve izolim dhe dy vjetëve kamp ndërtimi, më transferuan si të pabindur e të pakorigjueshëm në Burgun e Burrelit.
Një ditë, ne që ishim më veshhollë, dëgjuam urdhrin “të gjithë brenda”, zhurmën e nallaneve që shpejtonin me ngut dhe simfoninë e shulave të rëndë që mbylleshin me kyçe. Këpucët e rënda të rojes, po afroheshin në korridor. Shikova me bisht të syrit djathtas e majtas. Nxora një palë çorape të leshta nga nënkresa dhe i vesha. Futa dy-tri shami hundësh në xhepa. Pa bërë zë, i mora një shoku një zhile të leshtë. Kërciti dera dhe u thirr emri: Pjetër Arbnori në komandë! Në të ngritur, kapa xhupin e pambuktë mes dyshekëve që ta kisha për çdo rast.
Një numër oficerësh madhorë ndodheshin përballë meje në zyrë. Në qendër një zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Ndërsa mbi tryezën e ndritshme ishte një turrë librash të rinj, me kopertina të shkëlqyera botimesh të huaja. Ju kemi sjellë për të përkthyer disa libra që na duhen. Merrini, shikojini. Këshut më thanë ndërsa unë i mora nëpër dorë. Na duhen shpejt dhe me cilësi. Do të punoni në dhoma të veçanta. Askush nuk duhet t’i lexojë, as librat, as dorëshkrimet. Ta kemi prerë, dënoheni… dhekësisoj u futa dhe unë në rrethin e tyre.
Ju shpërbleheshit për punën e detyruar që bënit në birucë?
Shpërblimin a thanë që atë ditë. “Do të keni racionin e bukës tetëqind gram, një gjellë pak më të mirë, do të keni sipas normave nga dhjetë lekë në ditë shpërblim dhe nga dy ditë e shtatëdhjetë cent zbritje dënimi në muaj. Takim të zgjatur me familjen nga 20 minuta, një herë në muaj. Në banjo do të shkoni sa herë të keni nevojë. Dhoma të lira nuk kishte asnjë në Burrel. Edhe më e pakta, kishte tridhjetë vetë brenda. Në vend të dhomave, na dërguan në katër biruca. Na vunë nga një gjysmë të prerë fuçie bitumi bosh dhe qyngje sobe. Dritares së boshatisur i vunë për të parën herë nga një xham ose nga një karton; sollën nga një tavolinë, dy karrige, një tufë me letra të bardha; diku po diku jo nga një makinë shkrimi.
Sa përkthyes ishit në rrethin ku bënit pjesë edhe ju?
Ishim ndarë në çifte. Isha unë dhe Uran Kalakulla; Engjëll Çoba, jurist, zëvendës ministër dhe Xhavid Qesja sekretar i parë i Komitetit të Partisë së Qarkut Shkodër; Vangjel Lesho gazetar, dhe Iljaz Spahiu nëpunës ambasade në Rusi; Fehmi Frashëri nëpunës ambasade, ekonomist në Rusi dhe Ivan Çami inxhinier.
Dhe cila ishte dita juaj?
Gjithë ditën shkruanim papushim në biruca, natën shkonim për të fjetur në dhomat tona; ajrimin e bënim secili në kohën e caktuar me dhomën e vet. Problemi ishte se rojat nuk kishin dëshirë të na takonin me dhomat e tjera, sidomos ne “spiunët” e Perëndimit me të dënuarit “antiparti”, ose si quheshin ndryshe “të mesit” apo “revizionistët”.
Cilët ishin librat e parë që ju sollën për të përkthyer?
Në fillim na sollën disa libra. Ihste “Ditari i kolonelit Penkovskij” – një kolonel i zbulimit sovjetik i vënë vullnetarisht në shërbim të Intelegent Service britanike dhe CIA-s amerikane, në kohën e krizës së Berlinit dhe krizës së raketave në Kubë, i cili dha mbi 5000 dokumente origjinale dhe informacione sekrete sovjetike gjatë viteve 1959-1962. Këtë libër e kam përkthyer unë dhe Uran Kalakulla. Ishte edhe “Lufta Partizane në Ballkan”. Dokumente sekrete mbi marrëdhëniet dhe bisedimet Tito-Churchill, Tito-Stalin. Marrëdhëniet e komunistëve jugosllavë – shqiptarë e grekë. Këtë e përkthyen Engjëll Çoba dhe Xhavid Qesja. Ndërsa vangjel Lesho dhe Ivan Çani përkthyen “Libër mbi CIA, teknikat njerëzore e shkencore”. Unë kam përkthyer në atë kohë edhe librin “Lufta u fitua në Zvicër 1939-1945 Çështja Roessler – “Lucy” dhe “Kundërzbulimi francez”.
Në çkushte punonit, a kishit presion?
Dhoma të lira nuk kishte asnjë në Burrel. Edhe më e pakta, kishte tridhjetë vetë brenda. Në vend të dhomave, na dërguan në katër biruca. Na vunë nga një gjysmë fuçie të prerë bitumi bosh dhe qyngje sobe. Dritares së boshatisur i vunë për të parën herë nga një xham ose nga një karton; sollën nga një tavolinë, dy karrige, një tufë me letra të bardha; diku po, diku jo nga një makinë shkrimi. Çiftet ishin: 1) Pjetër Arbnori – Uran Kalakulla; 2) Engjëll Çoba, jurist, zëvendësministër – Xhavid Qesja, sekretar i parë i Komitetit të Partisë së Qarkut Shkodër; 3) Vangjel Lesho, gazetar – Iljaz Spahiu, nëpunës ambasade në Rusi; 4) Fehmi Frashëri, ekonomist, nëpunës ambasade në Rusi – Ivan Çami, inxhinier – Qamil Disha nëpunës i Komitetit të Partisë së Punës.
Gjithë ditën shkruanim pa pushim në biruca, natën shkonim për të fjetur në dhomat tona; ajrimin e bënim secili në kohën e caktuar me dhomën e vet. Problemi ishte se rojat nuk kishin dëshirë të na takonin me dhomat e tjera, sidomos ne “spiunët” e Perëndimit me të dënuarit “antiparti”, ose si quheshin ndryshe “të mesit” apo “revizionistët”.
I vetmi ishte ish-sekretari i përgjithshëm i kryeministrit Mustafa Kruja, juristi i njohur Engjëll Çoba dhe ish-sekretari i parë i Partisë së Punës së Qarkut Shkodër, Xhavid Qesja, i dënuar, sepse e quajti kryengritjen hungareze të 1956-ës revolucion dhe jo “kundërevolucion”. Xhavid Qesja, i indinjuar nga shokët e vet të majtë, që ishin pro pushtimit të Çekosllovakisë më 1968 nga trupat ruse të Brezhnjevit, bëri një grevë urie dhjetëraditëshe, deri sa doli nga dhoma e komunistëve e vajti në birucë.
“Pjesë e një interviste të gjatë të Pjetër Arbnorit dhenë në vitin 2004”
Korbi ti ,O Pjeter ! Regjimi komunist me te vertet te denoi ,por mbete Pjetri qe ishe. Ngru ,ngeu nga varri e eja shiko ate bustin qe te kane bere tani ne demokraci. Edhe vet do tmerrohesh ,o Pjeter! Koken ta kane ngjitur me trupin. O me fal ! Ta kangjitur me gjysmen e trupit ,sepse pjesen tjeter ta kane sharruar. Pamja Juaj tregon vetem dhimbjen ,jo ate te vuajtjeve ne burgjet e komunizmit,sepse ato i perballove si luan e dole nga burgu po me ate shpirtin bujar e me ate pamje fisnike, por dhimbjen kur duron sharrimij e gjysmes se trupit.
Kush jam une qe po te shkruaj keto rreshta. As mos e vrit mendjen sepse gjikundi nuk me ke pare. Ne asnje vend nuk jemi takuar. Une te kam pare vetem ne televizion si deputet e si Kryetar i Kuvendit te te vendit tim. Jo,jo nuk jam i PD-se. As me shkon ndermend te jem jo vetem antar,por as simpatizant. Pse te admiroj ? Te admiroj si njeri i ditur,i qet, fjala te zinte vend ,edhe tek une i majti,madje super i majti, por mendimet e kunderta nuk i humbin fisnikrine njeriut. E Ju ishit me pamje fisnike. Por c’e do ay busti yt eshte i till qe kur te shikon te kall daten. E di si tha nje ish-minister i LSI-se ? Ai nuk eshte Pjeter Arbenori ! JU kini vendosur nje luvgat me futyren e Pjetrit! Po Ju u prefshi ne paqe,se populli i djathte e i manjte u kujton ashtu sic ishit: te urte,fjalematur, i pashem e si gjithmone njeri FISNIK. Per bustin mos i kritiko te majtet se nuk e bene ata. Bustin e pelqeu dhe ish- shefi juaj Sali Berisha. Gojet “e liga ” thione se ai dha pelqimin qe kur skluptori te hodhi ne maket…..
…Edhe 3-4 te vraret e 2 prillit ne Shkoder, Pjetrin kane pstur ideator dhe regjizor sebashku me te marrin Sali.
Sa per perkthimet; kane bere gallste sigyrimi me ta… se nuk ka patur nevoje or Pjeter
Vetem ajo shprehja …”roja vrau kot se koti Kasem Zhupen, diversantin e hedhur me parashute…” me beri qe te terhiqem nga leximi i ketij shkrimi, megjithese isha i prirur te lexoja. Dhe pse; kohet e fundit shikoj ne televizionet shqiptare e ne veçanti Rtsh e a1 report shume emisione qe ish te perndjekur politike tregojne adhapet e e hequra ne “komunizem”. Dikur , para viteve ’90-te degjoja dhe shikoja emisione dhe filma ku tregohej veprimtaria subversive e ca shqiptareve qe kishin bashkepunuar me nazi-fashizmin apo tradhetare te vendit. Po ashtu dhe armiqte e pushtetit popullor dhe Shqiperise me veprimtarine e tyre te mevoneshme , me diversante, kaçake, propagande antishtet e antipopullor, me veprimtari konkrete. E njeta gje sot: ato qe thuheshin dje per KËTA, ajo thuhet sot per ATA. Dhe mendoj se çfare ka ndryshuar! Asgje, hakmarrje e djeshme qe e pesojne te tjere sot. Keta njerez jane fatkeqesi kombtare, ndersa keta qe i pasqyroje me vertetesi apo ne menyre te genjeshter, jane injoranca e koheve moderne qe mbjellin armiqesi brenda perbrenda , me keq se dje, urrejtej midis shqiptareve dhe edhe perçmim per te pafajshmit e djeshem dhe te sotem. Dhe me thoni, ç’po behet ne Shqiperi? Psh Tufa me te tjere duan me se s’ben te sundojne, por….keq e kane se kohet kane ndryshuar dhe ai nuk mund te beje dot ate qe i ben dje; do veje dem.
N burgjet e perndimit esht privilegj po t punosh.
Kurse shwiptart qahen pse kan punu n burg!!
Kjo trego se shqiptari s do punen
PROSFESOR!
Nuk punohet pa bukë, lum mendja. Pa energji si do punoje ti?
Nuk besoj se kanë konsumuar mbi 70 kalori në ditë. Në Perëndimin kapitalist ka norma, or i paemër!
POPULL i MALLKUAR JEMI.
Nga e di ti qe s’ka patur buke mor Baton Kakerdhia!? MASHTRUES ORDINER! Po te mos kishte kushte, askush nuk do mbijetonte, por 99% e ish te burgosurve jo vetem jetuan, por jetuan edhe gjate madje. Pis bu.re ?
Edhe në Aushwitz mbijetuan, or kokëbagëlopa. Mund t´i bëjmë një ekuivalencë të thjeshtë.
Sa kg peshonin? Shpirtkatran, e shpirthale!
Akoma ka disa të gjallë nga kampet naziste gjermane, që do të thotë se kanë pasur trajtim më njerëzor se në kopshtet e socializmit enverian.
Aushwitz-in e ngriten nje takem si ty mor fashist i ndyre dhe ata qe shpetuan prej atyre kampeve ishin te pakte. Prandaj raca juaj fashiste mori denimin e merituar pas Luftes.
Ne burgjet shqiptare nuk ka patur ekzekutime, as djegie, as dhoma gazi, as shkulje dhembesh, as … More vesh mor HALABAK, mashtrues ordiner!? Njerezit qe ishin ne burg natyrisht qe do vuanin, se ne burg ishin, jo ne kamp pushimi. Por shumica absolute e tyre mbaronin denimin dhe ktheheshin ne shtepi, qofte edhe 50 kile. Ja ku e ke foton e Pjeter Tomes (djalit te fashistit kriminel Filip Toma), qe pasi mbaroi denimin, shkoi ne shtepi tek nona e vet (dhe nuk duket aspak 50 kilsh)!
Pthuuuu Bastard!
Po sikur na keni thene se udheheqesit komuniste jo vetem ishin pa shkolle, por as qe dinin se c’behej ne bote! Si paskan dashur ata te lexonin libra dhe shtypin e huaj!?
Mos na keni genjyer deri me sot, apo po na genjeni tani?
Ore pse ju duken te pabesueshme keto gjera juve mor aman?Pse si mbahet pushteti per 45 vjet rrjesht?
Si e mbajti Stalini komunizmin?Vrau me shume ruse te mjere ai,sesa Hitleri nga fronti i luftes qe kish mbaruar vite me pare.
A doni ta kuptoni qe Enver Hoxha u shnderrua ne kriminel me faj gjaku?A e kuptoni se demtoi rende popullin kur e izoloi me gjak nga bota e perendimit?A ka fakte pozitive nga njerez te tjere?Po edhe Hitleri ishte flori me qenin e tij,me Eva Braun,me Gebels.
E pastaj?Eshte turp i madh per kedo qe mbulon dhe shfajeson krimet qe ka bere regjimi komunist.Nese jane bere nga Enveri,apo nen hunden e tij me kalimin e viteve,kjo ka pak rendesi.Ai eshte pergjegjes direkt per gjakun e mijerave te vrareve pse e mendonin ndryshe dicka.Disa thone se edhe pas 90 jane vrare me mijera,dhe ky muhabet esht krejt tjeter gje.Jane po aq te denueshme cfaredolloj vrasjeje.Pika eshte:
Nuk mbrohet Ai diktator dhe vrasjet e tij sikur po flasim per patatina ketu,jane vellezerit,motrat e ketij vendi qe jane VRARE.
Sot eshte keq situata se te tille njerez ka akoma nga 27 vjet,por po te kishim kulture gjermane e te berit shtet,sot sdo flisnim fare me hamendje,por sdo kishte disktutime sic nuk diskutohet Hitleri ne Gjermani,a ishte i mire a i keq.
Or budall, pushteti nuk mbahet duke vrare. Vriten kundershtaret, por mbeshteten perkrahesit, kjo po! A kupton o kaqol. Komunistet e mbajten pushtetin sepse kishin mbeshtetjen e 95% te popullit dhe kete mbeshtetje e kishin sepse punuan dhe bene vepra ne te mire te tyre. Perndryshe nuk ka asnje mundesite ndodhe kjo. Kupton o kokgdhe?
Mbasi kishin mbështetjen e 95% të popullit, pse ia vunë gjembat 100% Shqipërisë!
Pikerisht sepse e deshen atdheun dhe popullin! Por ti duket qe je i trashe dhe nuk ke kuptuar asgje nga historia ?
Po ti qe e do kaq shume popullin dhe atdheun tend, perse doje ta braktisje atehere dhe do te ikesh dhe ta braktisesh edhe sot e kesaj dite!? Ik pra dhe mos na caj derrasa neve qe kemi vendosur ta duam kete vend dhe te jetojme aty. Per ju atdheu eshte i mire kur keni ndonje pushtet ne dore dhe vidhni e perfitoni pa bere asnje pune. Perndryshe atdheu eshte i keq. Hajt kuc he dreq!!!
HEU BRE!
Ishte viti 1996, verë. Vizitova edhe Tiranën. Më rastisi të njihesha me administratorin e ish HOTEL VJOSËS, përbri Pallatit të Kulturës në Tiranë.
Kishte mësuar se isha i ardhur nga shtetet skandinave.
Bëhet fjalë për person me arsim universitar, i diplomuar në EKONOMI, e përsëris në EKONOMI. Vinte nga Skrapari, ku kishte punuar si shef i degës së kontabilitetit (kështu disi…). Flasim për shkallën e të qenit i informuar atëherë të një ekonomisti, me profesion.
Pos cudirave të tjera, më pyeti:- Me një pagë mujore të një punëtori në Danimarkë, a ka mundësi që ai (punëtori danez) të kishte mish në tryezën e bukës, së paku një herë një javë!!!
E ndëgjove por edhe sikur nuk e dëgjova, më dukej se bënte shaka dhe pyetjen e tij e lashë si anësh, duke folë për dicka tjetër.
Sikur i mbeti hatëri pse nuk ia ushqeva kërshërinë (pyetjen).
Mendova se po bën shaka, iu përgjegja. Iu përgjegja kategorikisht. Or mik, jo vetëm në Danimarkë…nuk ka punëtori halle buke, konkretisht hallin e mishit. Nuk diskutohet kjo punë.
“Halli” i tij është të sigurojë një vilë banimi, shtëpi me kopsht. Edhe këtë “siklet” e zgjidh fare lehtë edhe pse rrallë kush, zakonisht një i ri, nuk ka të holla të kursyera aq shumë sa të blejë me të gatshme shtëpinë, POR banka e atjeshme i akordon një kredi afatgjate dhe ai me rehati e shlyen kredinë dhe jeton në rahati.
Më duket se nuk më besoi plotësisht, ngase e tundte kokën si me pabesim dhe unë nuk e zgjata e lashë të bluante në kokë paragjykimet, ose dezinformimin (mosinformimin) e tij total.
Nuk dyshoj se ai nuk dinte të citonte “klasikët e marksizmit, mbi kapitalin dhe pronën si një e keqe e njeriut, por e di se kjo injorancë mbi botën e perëndimit i pat shërbyer atij se gjenerator i kënaqësisë socialiste enveriste. Indoktrinimi nuk është dituri, por dezinformim.
Ti nuk i njeh skrapallinjte (dhe shqiptaret e Shqiperise ne pergjithesi). Tallja e bythes me “emigrantet” eshte nje zakon i kahershem ?
Po, po e di – Radio Tirana mezi priste ndonjë grevë punëtorësh në Perëndim dhe të shfryej se protestonin për kushtet e këqia e varfërinë materiale dhe sociale. Se këto punë nuk kanë ndodhur para ER.
Edhe sot punetoret protestojne dhe bejne greve per kushte te veshtira, ne gjithe Evropen dhe Boten! Me duket se ti jetoje dhe jeton ne Mars ose ne boten tende virtuale ?
Or ti Baton. E di c’do besh mire ti, qe te mos flasesh qiqrra ne hell, kerko dhe gjej libra shkollore te para viteve ’90. Gjej psh librat e ekonomise se Universitetit, qe atehere i studionin te gjitha deget universitare, pavaresisht profilit profesional. Ishin te ndara ne dy libra 1. socializmi dhe 2. kapitalizmi. Studioheshin nga te gjithe studentet e Univesitetit pa perjashtim dhe ishin lende qe jepeshin provim me detyrim. Nuk po flas per lendet e Fakultetit te Ekonomise, se ato ishin shume te detajuara. Ose gjej ndonje liber shkollor te Filozofise, qe studiohej ne gjimnaz ne ato kohe! Merr ndonje informacion te tille dhe pastaj perpiqu te kuptosh realitetin e atehershem, qe te mos behesh qesharak.
Sa per rastin ne fjale qe te ka ndodhur ty, ky personi ose ka qene vertet i pashkolle dhe natyrisht s’ja kishte idene se c’behej ne fshatin e vet e jo me ne Evrope, ose ka qene pasardhes i bashkepunetoreve te fashizmit dhe kundershtar i komunisteve dhe ndjente vet-clirim dhe kenaqesi ne ato qe thoshte, ose e fundit ka bere gallate dhe eshte tallur me ty!
EHHH
E ke gabim. Punën si kontabilist e bënte pa telashe, por hall që nuk i besohej se në Perëndim nuk ishte problem cilësia e sasia e ushqimit. I dukej ëndërr, e ndiqte ndërdija e tollonave.
Se kush ishte, ta them me emër e mbiemër dhe i takonte, me krenari, krahut të Partisë.
Or, ti luftëtar anomi, ato cinizmat provinciale, t´i lexoj sa të ndrydhësh ca cepin e lëkurës së tëmthit anash syrit. Jam person i mbikualifikuar. E mira e kësaj së keqe (ose e kësaj së mire, sipas teje) ishte se përjetova të shijoja fatkeqësinë e të jetuarit nën një regjim enverist- polpotist.
Vuajtjet e shqiptarëve nuk i mbulon as deti,
Ty të ka informuar Z. i Popit, me katër faqe. Pse sanksionohej ndjekja e mediave të huaja! Cila gazetë e huaj shitej në qiosqet e kryeqytetit Tirana ahere?….Pse?
Pse e rrethuat Shqipërinë enveriste me gjemba? Nga e mira!
Mos na lodhni me ato idiotësirat tuaja!
Në Stadiumin “Q. Stafa” mbizotëronte parulla LAVDI DËSHMORËVE të KOMBIT(!), ose LAVDI MARKSIZËM – LENINIZMIT?.. e kudo tjetër.
Mua me duket se ti ke mbikualifikim ne delirin e madheshtise! Te jesh i sigurte, njerezit e zgjuar bejne galate me ty sa here t’u teket! Kjo sepse ti dukesh qe ke disa fiksime te dallueshme, fiksime te cilat ata mbikualifikimin tend e bejne si lecke te pavlere qe fshin kepucet ?
Po te tregoj edhe une nje histori qe ma ka thene nje miku im emigrant ne Greqi. Qe thua ti ky djali qe shkoi ne Greqi ne 1991, ishte gallataxhi dhe kopuk. Ato qe thuheshin (dhe thuhen) ne Greqi per Shqiperine pas viteve ’90 ishin nga te cuditshme e qesharaket e deri te me te turpshmet. Ky djali vendoset ne pune ne nje familje dhe e dinte qe cfaredo qe te thoshe per Shqiperine ata do e besonin. Nje dite pa te zonjen e shtepise qe po qeronte oriz. Ooooo oriz – i tha. He i thote ajo, kishit oriz ju ne Shqiperi!? Jooo i thote ky, c’ne. Nje here ne vit na jepnin oriz! Si more i thote ajo, nje here ne vit? Po sa ju jepnin keshtu? Kur na e jepnin na e jepnin me numerim, 200 kokrra oriz per person – i thote djali! Shqyen syte e zonja e shtepise, shikon e cuditur, por djali rrinte fare serioz. Po mire i thote, po si i merrnit pikerisht 200 kokrra secili? Po ja i thote djali, shkonte familja ne dyqan dhe secili numeronte nje nga nje kokrrat e orizit derisa beheshin 200. Serioz djali, syte si pipongu e zonja e shtepise. Mbledh buzet e iken, pse mos t’a besonte, ne Shqiperi kane ndodhur cudira, kjo s’eshte asgje!
Keshtu keshtu qe thua ti Baton, hajt mos u merzit, i ka jeta dhe kualifikimi keto. Ruaj cipat e lekures ne cep te syrit, se do te rrudhen shpejt!