Jari ka sqaruar sot përmes Twitterit të tij të paradites prapaskenat e ndarjes së Kosovës dhe pse Hashim Thaçi është investuar në këtë veprimtari antikombëtare.
Siç është zakon , Jari pas Twitter-it e sqaron atë më gjerë pasi nuk e shpjegon dot mendimin me 140 fjalë.
“Ndarja e Kosovës bëhet për luftë politike. Thaçi kërkon të fshijë gjurmët e restoranteve ku kam ngrënë kur kam qenë në Kosovë.”
Ky ishte Twitteri i Jarit.
Më poshtë ai bëri sqarimin e tij të zakonshëm:
“Të dashur shqiptarë. Jari ju flet. Ndarja e Kosovës ka prapavijë të qartë politike. Hashim Thaçi dhe miku i tij Edi Rama janë në një aleancë të ndyrë kundër meje, pasi duan të fshijnë historinë dhe sidomos gjurmët që unë kam lënë.
Unë e kam vizituar dy herë Kosovën. Një herë nuk isha President. Atëhere vendosa të shkoj në Mitrovicë. Shkova dhe pastaj bëra një shetitje, kalova Urën e Ibrit në pjesën matanë ishte një kafe në anë të rrugës. U ula piva dhe një kafe. Pastaj erdhi njëri me mustaqe si unë po e kishte emrin Hitler, dhe më tha “i kemi mustaqet njësoj”. Bëmë dhe foto. U kënaqa. Më vonë kur u bëra President, ai tipi më ka marrë telefon dhe më ka thënë “të kam njoft prej mustaqeve dhe kam me vënë një pllakë tek ajo kafe që ke qenë ti”. Tani kjo pllakë do t’i ngelet Serbisë.
Edhe thirrja tjetër që Thaçi kërkon të marrë Preshevën bëhet me qëllim. Edi Rama e ka pas fiksim Preshevën, e ka pas vizituar qysh në opozitë e më pas në qeveri. Meqë ai ka qenë aty kërkon ta quajë si meritë të vetën.
Po ajo që është më e ndyrë është se unë kam ngrënë drekë në Graçanicë, në një restorant që kishte qebap të mirë shlivovicë dhe lakra të ziera dhe desha ta dekoroj atë pronarin e restorantit me “Urdhërin e Skënderbeut” se na bëri ulje, por ai nuk pranoi se tha jam serb. Dhe këta tani duan ta shpallin autoniminë e serbëve dhe ta fshijnë nga kujtesa historike dhe restorantin ku kam ngrënë qebab në Kosovë. E gjithë kjo është urrejtje politike kundër meje dhe opozitës. Por ata më parë kalojnë mbi trupin tim, se sa ndajnë Kosovën e Luginën”.
Mero, me bere ta mbyll diten me gaz.
Tani nuk jemi me ne fazen: Bujari ju degjon, por ne kehen kur: Iu flet Jari.
Gaz pac