Kunati i kundërpërgjigjet Top Channel, duke publikuar axhendën ditore

26 Korrik 2018, 21:26Antena TEMA

Pas reagimit të Top Channel-it kundër letrës së djeshme të Kunatit me akuzat se Top Channel nuk ka transmetuar konferencën e shtypit të Alibeajt, Kunati u ul dhe shkroi një kundërpërgjigje për Top Channel.

“Sot redaksia e Top Channel ka pranuar se nuk ka transmetuar asnjë lajm nga PD, pasi nuk ka pasur lajm. Ky është një skandal i padëgjuar ndonjëherë, pasi është hera e parë që një televizion kërkon t’i tregojë PD-së kush është lajm e kush nuk është lajm.

Sipas tyre ne duhet të pyesim Top Channel-in çfarë aktivitetesh të bëjmë dhe a quhen ato lajm apo jo.

Ky skandal duhet të marrë fund dhe ne do t’i provojmë me fakte Top Channel se ata nuk duan që zëri jonë të dëgjohet.

Për këtë po i rreshtojmë gjithë axhendën e PD që ka përgatitur zyra e shtypit për të cilën Top Channel nuk na ka dhënë asnjë lajm

Grafiku i mëposhtëm ka qenë grafiku i lajmeve që do të prodhonin dy ditë më parë dhe PD nuk ka raportuar asnjë prej tyre.

Ora 10: Albana status në Facebook për Tetarin.

Ora 11: Salianji gati për replikë me status në Facebook po qe se sulmojnë Albanën.

Ora 12: Alibeaj të sulmojë Dvoranin se familja e vëllait tij ka marrë lekë nga qeveria si dëmshpërblim për vëllain e vrarë në aksident teknologjik në Gërdec.

Ora 12.30: Jamarbëri të rrijë gati për replikë me Dvoarnin po tha gjë për Gërdecin sikur e ka bërë Zeni.

Ora 13: Edi Lesi një Twiter kundër ndikimit rus në Ballkan.

Ora 14: Ben Ristani ti bëjë “like” statusit Albanës para se të fillojë të pijë.

Ora 15: Monitorimi i lajmeve për aktivitetet e planifikuara.

Ora 16: Grida të sulmojë mediat që nuk kanë dhënë lajmet.

Ora 17: Pritet statusi i Doktorit për “qytetarin digital” dhe shpërndarja e tij.

Pra siç e shikoni nga gjithë këto aktivitete që ne kemi pasur dy ditë më parë Top Channel nuk ka dhënë asnjë. Nuk e kuptojmë çfarë ka të mërzitëshme këtu, kur ne këtë punë e bëjmë me qejf.

E vetmja gjë që u mërzit ju si TV, është se ne punojmë gjithë ditën dhe jemi gati të ndeshemi me qeverinë e krimit kurse ju bëni pazare me të”.

2 komente në “Kunati i kundërpërgjigjet Top Channel, duke publikuar axhendën ditore”

  1. Johani says:

    Edhe nje e paskanharruar,ndoshta se jane shume aktive apo jane dehur dhe nuk e kane mbajtur mend,e ajo eshte: Ora 17e3 minuta,te gjitha keto aksione i dekreton nishani dhe hyjne ne fuqi menjehere,urdher i cili u duartrokit nga luli e berisha.

  2. Shpetim says:

    Propozoj nje zgjidhje te ndermjetme sa per te ulur tonet. Me kete rast Mero Baze te kaloje nje nate dhe dy dite ne shtrat me Grigjen me te gjitha te drejtat dhe energjite politike, fiziologjike shoqeruar me te gjitha veset e kerci kuqve te tepelenes dhe çorapeve te saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje