Pas një raporti të revistës gjermane “Der Spiegel”, për sjelljet e Trumpit gjatë Samitit të NATO-s, u pa se ai kishte lavdëruar vetëm kryeministrin e Shqipërisë, ndërsa me Merkelin vetëm kishte bërë sherr.
Kunati, i cili gjendet ende në SHBA për të paguar për një foto të të Lulit me ndonjë zyrtar amerikan, u vu në siklet para mbështetësve të Lulit për këtë sjellje të padenjë të Trumpit.
Për të shmangur zhgënjimin, ai bëri këtë postim:
“Të dashur demokratë.
Ajo që ndodhi në Samitin e NATO-s është e kurdisur tërësisht nga unë.
Kam një javë në SHBA me Lulin dhe kemi paguar miliona, dhe këta nuk duan as të na presin.
Departamenti Shtetit është një bandë e egër komuniste kundër presidentit Trump.
Sapo u tregoj foton që kemi bërë me Trump, më mbyllin derën.
Edhe me të tjerë që bisedojmë na shikojnë vëngër, se ne u themi që jemi miq të Trumpit.
I kemi treguar dhe foto me Mziun tek “Rruga Trump” në Kamëz.
Atëhere vendosa të ndryshojmë strategji.
I thamë lobistit tone: Sa para do që t’i rregullojmë një foto Ramës me Trumpin dhe Trumpi të flasë mirë për Ramën publikisht?
Na dha çmimin dhe i bëmë pagesën.
Rezultati është fantastik.
Trump menjëherë doli foto me Ramën dhe foli mirë për të, duke e lavdëruar para gjithë kryeministrave të NATO-s.
Kjo na bën shumë punë, se Trumpin e urrejnë në Europë, dhe me këtë që ka bërë, e ka varrosur Ramën.
Tani Rama nuk merr dot më kurrë negociatat me atë lavdërim që ka marrë nga Trumpi.
Gjithë kryeministrat e Europës e kanë tani atë armik dhe kjo u bë falë mençurisë sime, që paguajta që Trumpi të flasë mirë për Ramën.
Nuk ja dilnim dot ndryshe.
Ne paguajmë para, ai del foto qyl me ata.
Kjo ishte e vetmja mënyrë që ta shkatërronim.
Tani besoj e arritëm.
I juaji, Kunati!”
Eshte harruar kontributi qe dha Rama per Trumpin para se te zgjidhej President.Rama jo vetem parashikoj fitoren e Trumpit por loboj edhe per te.Ketu tregohet largpamesia politike e ketij lideri te jashtezakonshem.Populli i madh shqiptar sa nje lagje e Njujorkut ka patur fat te madh jo vetem me Ramen por me te gjithe hajnat qe e udheheqin prej 28 vjetesh.