Kunati i ka dërguar një letër të ashpër arkitektit danez që ka bërë projektin e Teatrit te ri kombëtar.
Me tone kërcënuese dhe përçmuese për paaftësinë e tij si arkitekt, Kunati i shpjegon se ka ardhur në një vend të gabuar për të vjedhur truall, pasi ai nuk ka as experience, dhe as nivelin e duhur për ta bërë këtë.
Në letër thuhet:
“Jam i detyruar të të njoftoj zyrtarisht se projekti juaj vrastar për Teatrin Kombëtar në Tiranë, nuk do realizohet kurrë.
Ju jeni bërë ortak me njeriun e gabuar.
Ky legen kur kishte pastrimin e Tiranës asnjë kafe nuk të jepte.
Nëse do isha unë në krye të Bashkisë si deri më 2015, mund të kishe shanse të bënim diçka.
Unë kam përvojë të shumëfishoj truallin, kurse ti ke aftësinë ta pakësosh atë.
Unë me 150 metra truall të një ish- shkolle në Vlorë, arrita të prodhoj 4 mijë metra truall, duke u futur në det, duke e mbushur e duke bërë pallat.
Pra, jo vetëm që nuk i rashë më qafë komunitetit përreth, por e shtova truallin.
I fala Vlorës 4 mijë metra në det dhe mora 1.3 milionë euro.
Ti vjen merr trualline e Teatrit dhe e zvogëlon.
Kjo tregon se ti nuk ke ide ç’bëhet me trojet dhe si funksionon kjo punë.
Prandaj ti duhet të tërhiqesh urgjent nga kjo punë, se ne nuk të lëmë të vazhdosh.
Kur të vimë ne në pushtet, do vish të më takosh dhe ta nisim punën shtruar.
Në fillim duhet të mendojmë si ta shtojmë truallin, si të zgjerohemi përreth dhe t’i marrim truall dikujt tjetër, jo si ta zvogëlojmë.
Më tej do rishikojmë dhe projektin, dhe kostot, dhe kompaninë e ndërtimit.
Këta legena kanë prish gjithë pazaret dhe kanë rritur taksat, duke i hequr mundësinë biznesit të zhvillojë pronat si duhet, duke negociuar me Bashkinë.
Këtë e bëjnë të dështojë biznesi.
Por ne do ta regullojmë.
Taksat do jenë me negociata, si puna e truallit.
Deri atëhere, t’i duhet të tërhiqesh.
Nuk mund t’ia japësh këtë mundëse këtyre.
Kjo punë bëhet vetëm me ne.
Nëse nuk më beson kush jam, lexo historinë e pallatit tim në det në Vlorë dhe vendimin e Strasburgut, të shikosh si fitohet truall, e jo si humbet.
Brenda 24 orëve presim përgjigjen e tërheqjes tënde.
Në rast të kundërt do kesh punë me ne.”