Sot në mbrëmje u përurua Teatri i ri në kryeqytet Arturbina, që gjendet në hyrje të parkut të Liqenit, pas Univeristetit.
Teatri do të shërbejë përkohësisht për të zëvendësuar Teatrin Kombëtar që do të rindërtohet.
Ndërkohë që qeveria përuronte Teatrin e ri, PD vazhdonte protestën tek Teatri i vjetër.
Pas kësaj, Pamela, deputetja që mbulon artin dhe kulturën në PD, i bëri apel njerëzve të PD të firmosnin një peticion në të cilin të vendoset se Teatri ekzistues do të jetë Teatri Demokratik i Tiranës, kurse Teatri i ri, do të quhet Teatri Socialist i Tiranës.
Pamela shkruan:
“Të dashur qytetarë të Tiranës.
Ajo që po ndodh me Teatrin e ri është një atentat ndaj kulturës në Shqipëri.
Unë mendoj që ne të firmosim këtu një betim që në këtë Teatër nuk do të lejohet të luajnë më 65 artistët që kanë firmosur peticionin pro Teatrit të ri, që nga Pirro Mani, deri tek Robert Ndrenika.
Nga ana tjetër, ne duhet të betohemi që këtë Teatër ta marrë në dorë populli, dhe aty të bëjmë çdo natë nga një shfaqje tonën.
PD dhe më parë e ka pas përdor Teatrin për mbledhje të Këshillit Kombëtar apo Degës së Tiranës, dhe ne nuk mund të varrosim këtë histori, por duhet ta mbajmë gjallë.
Unë mendoj se na mjaftojnë sindikata e Teatrit dhe këta pak aktorë që na kanë ngelur, të ngrejmë një Teatër Demokratik.
Gjyshja ime Bije Vokshi më ka treguar se dhe gjatë luftës, Teatri partizan kishte një rol të madh në ngritjen e moralit të partizanve për luftë.
Dhe kur është themeluar Rinia Komuniste tek shtëpia e saj, gjithmonë të rinjtë luanin teatër para gjumit.
Unë mendoj se një Teatër Demokratik si ky që duhet të betohemi se do ta bëjmë, mund të ndihmojë opozitën të ngrejë moralin e saj dhe t’i japë një shtytje përpara kauzës së opozitës.
Për të treguar se e kam seriozisht betimin para jush, ftoj të parin vëllain tim ta firmosë peticionin.
Tani dhe ju sillni motra, vëllezër, çfarë të keni, dhe të formojmë Teatrin tonë demokratik, që kërkon të zhvillojë vlerat e Realizmit Socialist, si e vetmja rrugë për të përballur me Teatrin Socialist, që kërkon të varrosë historinë e Realizmit Socialist.”
J
Ikni more batakcinj, qe diten shaheni ,dhe naten putheni duke ndare prene e vjedhet tuaja galopante. O hiena gjakatare PS, PD, LSI etje,…..etje,…..
PAMELA VETEM MUA ME DO SE E KOM K….. MARSHALLA DHE VETEM AJO E MBA.
Deputetja e PD, mbrojtese deri ne ekstrem e idealeve balliste, na tregon shembullin e teatrit partizan. Kjo eshte per te qare e per te qeshur. Ku ste çoka deshperimi.
Teatri Kombetar si prone e popullit shqiptar, eshte ne menaxhimin e qeverise shqiptare, qe ka besimin e shumices se popullit. Kjo eshte demokracia, qe PD ironikisht emrin ja do por parimet sja respekton. Qeveria ska per detyre te pyesi aktoret nese duan ose jo teater te ri, ku e duan e si e duan, me kulla apo pa kulla. E megjithate, qeveria dhe bashkia e Tiranes jane perpjekur te marrin mendimin e artisteve per teatrin e ri, ne menyre qe ti plotesojne sa me mire nevojat e tyre. Kjo eshte demokracia reale e nje partie qe emrin se ka demokratike, por parimet e demokracise i ndjek ne çdo hap qe hedh.
Pamela, flete percharte.
Le te shese koncesionet e hidrokarbureve dhe pasurite qe ka vjedhur e motra me ndihmen e Liri Berishes dhe me to te ndertoje theatrin te cilin e ka tradite te vjeter stergjyshore