Kunati bën gati ultimatumin për qeverinë deri në Shtator!

1 Korrik 2018, 20:58Antena TEMA

Kunati sot ka formuluar një ultimatum për qeverinë shqiptare, që nëse ajo nuk i bindet, do të përplaset me revoltën e opozitës në Shtator pas pushimeve.

Në ultimatum thuhet:

“I kërkojmë urgjent Edi Ramës, të kërkojë ardhjen e refugjatëve sirianë në Shqipëri dhe të pranojë se do të ndërtojë kampe refugjatësh në Shqipëri. Nëse ai i dredhon këtij detyrimi, do të thotë se ai kërkon të dëmtojë opozitën dhe për këtë do marrë përgjigjen e merituar.

I kërkojmë urgjent Erion Veliajt, të vazhdojë negociatat dhe me pjesën e mbetur të aktorëve të PD që nuk janë dakord për ndërtimin e Teatrit. Nëse ai nuk e bën këtë, ky është atentat ndaj opozitës dhe përpjekje për ta poshtëruar atë. Siç e patë sot deputetja Albana Vokshi detyroi vëllain e saj të firmosë në emër të popullit peticionin, dhe kjo është shenjë se qeveria kërkon të na fusë në krizë me popullin.

I kërkojmë Fatmir Xhafës të rikthejë në Shqipëri Agron Xhafën dhe të pranojë që e ka shok Babalen, pasi e gjithë kjo po bëhet për të dëmtuar opozitën.

I bëjmë thirrje Saimir Tahirit, të mos bredhë lule më lule si bletët, por të kthehet në Parlament dhe të përballet me opozitën, pasi ikja e tij ka synuar nxjerrjen jashtë loje të opozitës.

I kërkojmë Majlinda Bregut të heqë dorë nga posti i fituar si zyrtare e BE në rajon, dhe të denocojë qeverinë që nuk kërkon të antarësohet në BE.

I kërkojmë Astrit Patozit të heq dorë nga zakoni që mban mend çfarë i ka premtuar Luli në PD për zgjedhje deri në Korrik, pasi kjo kërkon të dëmtojë opozitën.

I kërkojmë Bankës së Shqipërisë që të deklarojë se ulja e Euros nuk vjen nga forcimi i ekonomisë shqiptare, por paratë e narkotrafikut. Nëse nuk e bën këtë, ajo do të denoncohet si institucion që pastron para.

I kërkojmë Edi Ramës të mos bëjë asnjë ndryshim në qeveri në shtator, pasi kjo do jetë pabesi e radhës ndaj opozitës.

Ky ultimatum hyn në fuqi menjëherë.

Për ndjekjen e tij kemi caktuar deputetin Salianus, kauza e të cilit është më e dëmtuara nga çështja “Babale” dhe ai rrezikon imunitetin për heroizmin që bëri.

Nëse kërkesat nuk plotësohen deri në shtator, unë nuk do të pranoj të marr lekët e pallatit, që na prishi Rama në Vlorë”!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje