Fevzo entuziast për vendimin e BE-së: Më kanë dëgjuar mua!

26 Qershor 2018, 20:20Antena TEMA

Pas vendimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në BE, që të jepej data për Shqipërinë dhe Maqedoninë në qershor të vitit tjetër, Fevzo entuziast postoi një koment, ku vinte në dukje se Brukseli ka vendosur ashtu siç është konsultuar me Fevzon:

“Të dashur miq!

Gjatë këtyre ditëve kam pasur shumë telefonata dhe biseda të gjata me krerë të ndryshëm të BE-së, duke filluar nga Merkel, Macron, Mongherini, Hahn, Flankeshtain etj, të cilët donin mendimin tim, se cili ishte vendimi që duhet të merrte BE.

Në të gjitha bisedat kam qenë i qartë dhe konciz, duke thënë se për mua ka tre rrugë.

E para, që Shqipërisë dhe Maqedonisë t’i hapen negociatat menjëherë dhe pa kushte.

E dyta, të mos i hapen fare, dhe e treta të caktohet një datë kur do happen, dhe deri atëhere t’i vihet kusht Ramës që për çdo gjë që ka me Brukselin, të flasë me mua.

Nga të gjitha bisedat, në fakt shumica kanë mbështetur opsionin tim të tretë.

Në fakt dhe dy të tjerët janë realistë.

Sot para mbledhjes më mori Merkel dhe më tha se ka mundësi të jetë opsioni i dytë, d.m.th të mos diskutohej fare sot në mbledhje, se kishte mundësi të dështonim.

I thashë veproni si të doni, por që të jeni brenda shikoni opsionin e tretë, se ka shumë shanse që Zaevin ta vrasin në Maqedoni, po nuk i dhatë datë, pasi ndërroi emër shteti, emër aeroporti, emër autostrade, dhe mos të marrë asgjë është skandal.

Pa lere këtë tonin, se ky nuk çan kokë, se Lulin ka përballë.

-Ke të drejtë, më tha Merkel, do ta shikojmë dhe një herë.

Dhe ashtu bëri.

Pas gjysëm ore më dërgoi sms, ku më tha: “E bëmë siç na the ti”.

U gëzova shumë dhe po e ndaj me ju këtë lajm.

Tani Shqipëria dhe Maqedonia e dinë kur do t’i çelin negociatat dhe deri atëhere, do bisedojnë për kushtet.

Është zgjidhja më e mirë e mundshme që mund t’u jepja krerëve të Brukselit për këtë situatë.”

1 komente në “Fevzo entuziast për vendimin e BE-së: Më kanë dëgjuar mua!”

  1. Naim Lumani32 says:

    Bravo Fevzo faqeziu, tani e ke hak nje karaduc te mire indian. Edhe Da Lai Lama fillimisht nguroi pak, por sapo u bind se ti ke nevoje per nje koran te mire pas eshte dakord qe te te ngopin vençe ne Indi kete here!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje