Siç dihet Jari është bërë shumë aktiv si ish president dhe çdo ditë denoncon faktin që Shqipëria është bërë vend i drogës dhe trafiqeve të mëdha ndërkombëtare.
Pas kapjes së 4 milionë eurove në një “Toyot Yaris” (Jari) , ky i fundit ka reaguar sërish.
“Të dashur bashkatdhetarë.
Ngjarja e sotme kishte ditë që ishte lajmëruar. Si ish president dhe ish ministër i Brendshëm, njerëzit e mi në polici më dhanë informacionin se një “Toyot Yaris” është nisur tranzit për Shqipëri dhe brenda ka 4 milionë euro. Më njoftuan se është futur qëllimisht ngarkesa në Toyoten “Yaris” që kur të flasin në telefon të duket se gjoja thonë Toyotën e Jarit.
Por unë nuk ndenja duarkryq. E konsultova informacionin me kryetarin e opozitës dhe duke qenë të pasigurt për ngarkesën, vendosëm ta denoncojmë me qëllim që pronari t’i hiqte lekët prej andej. Ideja se paratë kanë adhur në një Toyot Yaris(Jari), bëhet për të përbaltur emrin tim Jari.
Luli e mori përsipër ta deklaronte në Parlament, por siç më thanë shoferi i kamionit në atë kohë ka qenë duke fjetur në kamion se kishte udhëtuar natën dhe se ka dëgjuar. Rama e sabotoi deklaratën dhe nuk e la të dilte në portale dhe sot ndodhi ajo që ndodhi. Të gjithë nxitojnë të thonë se jo Toyota “Yaris”, por Toyota e Jarit. E bëjnë këtë me qëllim që të më përbaltin. Por unë ju garantoj se nuk kam lidhje. Bëra sa munda ta shmangia këtë skenë por trafikantët janë bërë arrogantë si qeveria dhe nuk dëgjojnë. Shpresoj të dalë e vërteta. Do të më vinte keq nëse pas kësaj historie do jetë ndonjë demokrat. Nuk ka pse e shpreh respektin për mua duke futur lekë në Toyota Yaris(Jari). Ka plot rrugë të tjera si ndihmohet një njeri”.
Haha ha , e bukur kjo bravo
Gabohesh rende mor tutkun. Eshte fjala per Toyota yaris dhe jo per Toyota karis qe e perkethyer ne ship do te thote Toyota e Karit(Jarit).