Fevzo në dilema për pushimet: Do sigurohem për vendimin e Francës, pastaj do vendos

22 Qershor 2018, 20:19Antena TEMA

Një tjetër dielmë e re po rëndon mbi shqiptarët.

Fevzo ende nuk e ka vendosur ku do të bëjë pushimet këtë verë.

Sipas gjithë gjasave, ai do shkojë në një nga plazhet e Karaibeve, por vendimi nuk është përfundimtar para 28 qershorit, në varësi të vendimit të Francës për negociatat.

Për këtë, Fevzo ka vendosur të flasë këto ditë me Macronin në telefon, që të sigurohet si do të jetë vendimi.

Nëse vendimi është negativ, Fevzo ka ndërmend të shkojë në Kubë.

Vendi ish- komunist tani po hapet, dhe ata kanë nevojë për dikë që e di si hapet një vend, pasi bie komunizmi.

Ai po përgatit në spanjisht librin e tij për “Lëvizjen e Dhjetorit”, që t’ua shpërndajë kubanëve, që kanë premtuar se do ta presin në aeroport.

Por nëse negociatat hapen, pushimeve do t’i bashkohet dhe Sandri, dhe ata mund të shkojnë në Karaibe, në Grandes Antilles et les Petites Antilles, dhe në ishullin Guadeloupe.

Këto territore kanë qenë dikur edhe koloni franceze dhe flitet frëngjisht, dhe në respekt të Francës duhet të shkojë aty.

Por me gjasa, vendimi i Këshillit Europian do të jetë pozitiv, që Shqipërisë t’i hapen negociatat, po data të mos caktohet, por t’i lihet në dorë Komisionit derisa të bëhen përparime të tjera.

Nëse ndodh kështu, Fevzo ka vendosur të shkojë në Peru, në Macu Picu, ku mes të tjerash kryhet një pelegrinazh i gjatë, për të imituar rrugën e vështirë të Shqipërisë drejt BE.

Për të gjitha këto dilema të reja të Fevzos do të mësojmë në ditët në vazhdim, por e sigurtë është se vendimi për të shkuar me pushime do të bëhet i ditur pas datës 28.

Fevzo ose do iki në Kubë, ose në Guadeloupe, ose në Macu Picu.

Dhe kjo, në varësi të lajmit për negociatat.

4 komente në “Fevzo në dilema për pushimet: Do sigurohem për vendimin e Francës, pastaj do vendos”

  1. Eftimiu adherfosi says:

    Hahahhaha.
    Vazhdo Mero me fantomasin . Kshu e do ky .

  2. Naim Lumani32 says:

    Fevzo korani ka kohe qe eshte ftohur ne tajare, thote populli. Tallni koqer me kete Blendi Fevziun se ndryshe i shkurtohet jeta kletij kllouniit te Staroves.

  3. Frok Martini says:

    Po kujt I plasi bytha Ku shkon fantomasi palaco me sander mafishen,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje