Siç është bërë e njohur, Albana i çoi një mesazh gjithë grupit të PD-së, për të bërë gati një dhuratë për Lulin.
Sipas porosisë së Albanës, lekët duhej të mblidheshin tek Minushja, që është njeri i besuar i Kunatit.
Pas mesazhit të Albanës, vijoi biseda në grupin e whats app-it.
Gonia i Vlorës: Ok, unë po i çoj një dhjeçe Minushes.
Nuk dua t’u vë në skilet.
Halimi: Unë kam ble një buqetë lule për festën e PS.
Po i çoj një karafil Minushes, t’ia japë kryetarit.
Albana: Ua Gone, ça është kjo dhjetçe, ne do hedhim nga 50!
Gonia i Vlorës. Si të doni, thashë mos t’u vë në siklet, pa unë hedh një 100-çe.
Unë i dhashë për zgjedhje një pesëqindëshe, se çaj kokën.
Albana: Ua, qyqja, i ke në euro ti mo? Unë thashë lekë.
Ed Paloka. Pamela, moth na ngatërro tani. Lere Gonen në hall të vet.
Albana: Mos më thirr më Pamela, se dukem si e dashura e djalit të Irfanit.
Ed Paloka: Unë them ti thoj një thithe Xhin.
Ma ka sjellë një thok nga Italia.
Ristani: Unë po i çoj një shishe raki atëhere.
Albana: U, qyqja! Çi keni këto pije. Kryetari vetëm çaj pi.
Biles vjehrri nuk pi në sy të atij, se ka hall se i ngjit vese.
Grigja: Unë po i çoj një kopje të librit tim. Se Doktori e ka lexuar, po ky se ka lexuar.
Albana: Ua, po ti e ke lexuar vetë?
Grigja: Mos provoko. E kam lexuar dy here, se kam korrigjuar dhe gabimet.
Salianusi: Unë do t’i çoj dhuratë kasetën “Babale 2”, që nuk e dhamë. Ja shpëtova faqen, se do ishim turpëruar.
Muli: Unë do t’i çoj një letër nga burgu, të një demokrati kuksian që lufton kundër Cet Kastratit.
Alibeaj: Unë nuk di ça t’i çoj, por me sa shoh më mire po i blej një aparat spiun që zbulon përgjuesit në zyrë.
Albana: Qyqja, ça i keni këto dhurata. Më mirë lekë, ja japim Minushes pa treguar nga sa kemi vënë, se na mbulon Gonia.
Se hajde duro Kunatin pastaj.
Çuni i Fahros: Mirë e ka Albana. Duhet me i çu lekë.
Ato i duhen opozitës. Unë po flas dhe me babin mos gjen ndonjë sponsorizim.
Albana: Ok, ta mbyllim. Operacioni Minushja mbaron sot në darkë. Nesër lekët Kunatit. Vetëm Doktori do t’i çojë stilolaps, që të ketë kujdes herë tjetër listën.
Ti kujtohet Doktori kur të heqë viza.
-Mos, tha Salianusi. E hëngra herën tjetër.