Fevzo i përgjigjet “Zonjës Tefta”: Vendimi im do konsultohet me kancelaritë perëndimore

4 Qershor 2018, 19:12Antena TEMA

Pas letrës së hapur të “Zonjës Tefta” për Fevzon, ku i shpjegonte arsyet përse duhet të marrë vendimin  e largimit, ky i fundit i ka kthyer përgjigje, duke shpjeguar hezitimin e tij:

“E nderuar “Zonja Tefta’!

E lexova letrën tuaj dhe ndjehem i prekur për mbështetjen që marr nga një qytetare e thjeshtë.

Të më falësh, se unë nuk preferoj të gatuaj në shtëpi, pasi pajisjet e guzhinave këtu janë të tilla që prodhojnë aroma gjellësh në shtëpi.

Zakonisht preferoj guzhinier me një ose dy yje Michelin.

Për këtë arsye, nuk jam shumë familjar me emisionin tënd.

Por lidhur me vendimin që duhet të marr, për mua nuk kanë shumë rëndësi ato që thoni ju.

Natyrisht kjo që ka bërë pronari juaj, që ka hap restorant pa u konsultuar me ju, është gabim.

Po ashtu është gabim që Sandri shkon takon Ramën pa mua, se Ramës, Sandri i duhet, se i duhem unë.

Por vendimi im nuk është kaq i ngushtë.

Dje më thirri në telefon presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe më kërkoi të dijë në confidence, nëse lëvizja ime ka lidhje me hapjen e negociatave apo jo.

Ai më tha se nëse këtë lëvizje e bëj nën presion, ata mund të mos hapin negociatat.

E sigurova se nuk kam presion, por dhe mund të kem, dhe do t’ia them atij në kohën e duhur.

Pastaj pata një bisedë të gjatë me komisioneren Mogherini, e cila mu lut që vendimin ta bëja publik pas hapjes së negociatave, pasi mund të kishte pasoja mbi Shqipërinë.

I thashë se do të bëj më të mirën e mundshme, dhe mund ta jap dorëheqjen pas negociatave, por mund ta jap dhe përpara.

Në mbrëmje kur u ktheva në shtëpi, pashë që më kishte marrë kancelarja Merkel, por ngaqë isha në emission, se kisha parë, dhe i shkruajta një sms të gjatë, ku i shpjegova qëndrimin tim.

Ajo mu përgjigj menjëherë, duke më kërkuar të ruaja qetësinë, pasi negociatat edhe pa ikjen time janë në pikëpyetje.

Sot në mëngjes pata një bisedë dhe me ish- guvernatorin e Nju Jorkut,  Xhuliani, i cili është mik i presidentit Trump, dhe më siguroi që nëse çështja nuk zgjidhet deri në takimin me Kim Jongun, atëhere ai do të japë fjalën e fundit për këtë lëvizje.

Kështu, “Zonja Tefta”, pavarësisht se shqetësimet tuaja janë të drejta, vendimi im varet nga fuqi më të mëdha.

Unë do konsultohem me ta dhe të siguroj se ka dy mundësi.

Ose të iki tek Topi, ose të qëndroj tek Klani.

Rrugë të mesme nuk ka.

Për këtë të siguroj”.

6 komente në “Fevzo i përgjigjet “Zonjës Tefta”: Vendimi im do konsultohet me kancelaritë perëndimore”

  1. A. Hoxha says:

    E goditur kjo Antena per kete Faqeziun dogmatik. Vijoni keshtu ju lumte tuke tallur by.. me kete plehre te shpifur te ekraneve shqiptare.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:



      Si të konsultohet
      gjatë ne Perëndimin
      një “tete a tete”
      do bëj ne ktë timin.
      ***

  2. Engul Begasi says:

    Mire beni qe tallni trapin me kete Fejziun e Staroves. Te gjithe e njohin se cfare korani faqezi eshte Blendi Fevziu. Ne nje shoqeri tjeter ky duhej nxjere me shqelma nga ekrani per manipulimet qe i ben debatit publik e mbron krimin.

  3. Polici says:

    Hahahahha. Kshu e do ky fantomasi qe sa here del ne tv qellimin kryesor ka te thote ” doni me per belulin?”

  4. "BOHOTINA" says:

    Ky i poshter ne ekran le te livadhisin ata qe i kane bere keq Shqiperise dhe telendis ata qe punojne per vendin. Eshte teper i pafytyre…

  5. Arbeni says:

    fevzi fejziu,fevzi diteziu eshte nje megafon I saliut ketij faqeziu e krimineli te paskrupullt.Nepermjet disa te vetquajtur opinionist nje farë Përçi,nje ish kandidati per president qe saliu e zbriti ne mes te rruges duke e hedhur si lecke,nje tjeter mjekrosh i sandrit e saliut bashk jane bere disa fytyra te urryera te cilet mundohen te manipolojne opinionin publik me dogmat e tyre te ndyra.Keta jane nje klan kllounesh me ne krye sandrin qe per regjizor e skenarist kane saliun.Te gjithe keta jane monstra dhe ne krye kane kryemonstren saliun.Vrima e miut po behet 500 grosh flori per ty sali.(Ua kam shkruar emrat me shkronja te vogla,sepse keta nuk gezojne respekt,pervecese perbuzje…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje