Opozita në kërkim të një udhëheqësi me emrin "Baftjar"!

27 Maj 2018, 20:32Antena TEMA

Ndërkohë që në hotel Plaza nisi kënga e “Baftjarit” dhe Ilir Meta u çua në valle në tavolinën ku po rrinte Luli, ambasadori Lu dhe disa personalitete të tjera filluan komentet.

-Si përkthet kjo kënga,- pyeti Lu?

-Bëhet fjalë për Baftjarin,- i tha Luli. Është një personazh popullor që bën gjithçka?

-Si bën gjithçka se nuk e kuptova,- tha Lu. Dmth ka pushtet?

-Jo. Është njeri i zoti, dmth çdo detyrë që merr e bën,- ndërhyri Fatmir Mediu.

-Ah e kuptova,- tha Lu. Baftjari qënka si Adriatik Llalla. Ai zbatonte çdo porosi.

-Nuk besoj,- i tha Mediu. Ja porositë e tuaja për shembull nuk i ka zbatuar. Të shikojmë a do t’i zbatojnë këta pasnesër porositë që ke dhënë për Saimir Tahirin.

-Unë mendoj se Baftjari është si Edi Rama,- tha Luli. Ai bën çfarë i thonë krimienlët.

-Ah ashtu,- tha Lu. Dmth Baftjari bën çfarë i thotë Habili, Balili, etj. Po pse gjithë njerëzit mendojnë se Baftjari është me LSI.

-Po ngaqë e ka kënduar Bes Kallaku,- tha Fatja. Ai është humorist i LSI.

-E kuptova,- tha zoti Lu. Por shikoj që ka shumë fansa kjo këngë. Përse nuk e vendosët sot në miting. Të paktën mund të kishte mbledh njerëz.

-Jo,- tha Nard Ndoka se pastaj do dukej si miting i LSI. Dhe pa Baftajrin na e morën për pak mitingun.

-Qenka shumë interesant,- tha ambasadori. Kjo kënga qenka si magji. Paradite ju desh dogjët ministrinë e Brendshme dhe zotin Xhafaj, tani po digjni “Plazzën” duke kërcyer vallen e Baftjarit. Unë mendoj se duhet të gjeni një udhëheqës me emrin Baftjar. Ndoshta pas kësaj opozita Lulëzon vërtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje