I vetmi lajm që prodhoi protesta, ishte gjakosja e Bledarit.
Salianusi, i cili u zhgënjye shumë nga protesta, e pyeti Grigjën si ndodhi ko puna e gjakosjes.
-Shumë e thjeshtë, tha Grigja.
Pasi përfundoi protesta në shesh, dhe siç e pe, njerëzit nuk na ndoqën, vendosëm urgjent të prodhojmë një ngjarje që të tërheqim vemendjen.
Thirrëm korpusin “Azem Hajdari” të hidhej në luftë, por ata qënkëshin shpërndarë.
Sipas njërit prej tyre, ata i paskan marrë bluzat dhe kanë dalë foto me Lulin, që të marrin azil politik jashtë.
Atëhere u mblodhëm se kush duhej të sakrifikohej.
Luli pa me sy nga Bledari.
E morëm sinjalin.
RD është mbyllur, dhe nuk prish ndonjë punë.
E thirra Bledarin dhe i thashë do dalësh në rreshtin e pare të sulmit, se ty nuk të qëllon policia.
Ndërkohë, skalioni i gurëve i LSI u vendos 20 metra pas.
Pasi u dha komanda për sulm, Bledari sulmoi policinë, ndërsa kontigjenti i LSI nisi të qëllojë me gurë.
Shumica e gurëve nuk e kalonin dot rrethin e parë, pasi ishin disa policë të LSI-së, dhe Mona kishte dhënë porosi mos t’i zinin gurët.
Një prej tyre qëlloi Bledarin.
Gjaku i shpërtheu nga pjesa anësore e kokës.
Atëhere unë i bërtita: Policia, policia, e vrau policia.
Bledari ju lëshua policit, por ai u tregua gjakftohtë dhe dha urdhër të arrestohej ai që qëlloi me gurë Bledarin.
Atëhere ne u lëshuam të merrnim Bledarin, duke e mbajtur në krah.
-E vrau policia, thirri Doktori, me shpresë se turma do hidhej mbi policinë.
Askush nuk lëvizi nga vendi.
-E vrau policia, thirri dhe Mul Noka.
Prapë asnjë lëvizje.
-Atë e ka marrë plumbi në ballë, thirri Paloka.
Dhe më ’97-n një koleg të tij e mori në të njëjtin vend.
Asnjë përgjigje.
U afrua ambulanca dhe ndihma e parë.
-Mos e prekni Bledarin, tha Doktori.
Nuk kemi besim tek kjo mjekësi.
Por ata nuk e dëgjuan.
E morën, e lane, e pastruan, e qepën dhe e nisën në shtëpi.
D.m.th qeveria na dështoi planin.
Tani gjithë puna është si të mbrojmë ata që qëlluan Bledarin, se mos na i arrestojnë.
Dhe ata nuk mbajnë dot dru, tregojnë të vërtetën.
Kujdes salianusin ti baxhell se mos ngelet çyryk nga ai seni posht dhe kush do te palloj ty…se ste afrohet as gomari.
undefined
Po salianusi I duhet per leke asaj baxhelles grids, se per tjeter pune ai eshte gej.