Fevzo komenton zhvillimet e fundit dhe parashikon fatin e "Babales"!

20 Maj 2018, 19:06Antena TEMA

Më në fund Fevzo u bë xheloz që çështja e “Babales” ishte bërë pa dijeninë e tij dhe vendosi të trondisë opinion publik me parashikimet e veta.

Unë mendoj se çështja “Xhafaj” është shumë e nxehtë,- tha Fevzo. Nga një bisedë që kam pasur me disa zyrtarë të lartë amerikanë ata më thanë se Xhafaj mund të dalë më i fortë nga kjo situatë.

Pastaj fola me shefin e kabinietit të Merkelit dhe ai më tha që, 24 orë natë e ditë po ndjekim çështjen “Xhafaj” dhe deri tani nuk jemi as pro as kundër.

Ndërkohë nga një bisedë që ka pasur një miku im me Putinin, ai ka thënë që jemi kundër Xhafajt.

Nga gjithë kjo kam idenë se ka tre skenarë për Xhafajn: Ose del më i fortë, ose nuk i ndodh gjë, ose dorëhiqet.

Sidoqoftë, nga burime të mija të rezervuaar ka dhe një video tjetër për dikë nga ministrat e Ramës. Në një video, duket ministri duke ecur buzë detit, “Babalja” që i shkon në krah dhe pozon me të. Megjithëse audio nuk zbardhet qartë, mësohet nga burime të mija se bëhet fjalë që “Babalja” i ka kërkuar ca lekë për lloto, por minsitri ka menduar që i ka kërkuar lekë për votë. “Babalja” i ka thënë “më jep një 50-tëshe për një biletë, ndërsa ministri ka menduar që janë lekë për vota dhe i ka thënë dil nga zyra të flasim, merr dhe ID. Aty “Babalja” ka hezituar se ai nuk e ka emrin “Babale”.

Fevzo komentoi dhe debatin e Muçit për vilën në Lalëz me ish ministrin Bardhi.

Fevzo e konsideroi skandal sherrin në studio, dhe i dha të drejt Muçit, që u nxeh me ish ministrin Bardhi. Po nga ana tjetër ai kritikoi Muçin pse sulmoi Doktorin, pasi siç dihet, Doktori nuk ka vilë, as lek, dhe as shtëpi. Ai është i vetmi baba që e mbajnë fëmijët, dhëndurët, kunetërit dhe baxhanakët, edhe kur nuk i njeh nga afër.

Jeta e tij është e pastër si kristali. Dhe ai nuk mund të mbaj përgjegjësi ku i gejnë lekët kunetërit, dhëndurët, djali apo vajza.

Fevzo paralajmëroi se së shpejti do ta bëjë të ditur dhe një fakt tjetër për një ministër, i cili ka bërë skandal pasi ka shkuar të depilohet në një lokal ordiner, dhe është fotografuar duke u depiluar nga kamerat e sigurisë. Por pronarja  e lokalit, e ka kërcënuar Fevzon duke i thënë, se nëse e bën publike, ajo do dëshmojë se nuk është burrë ai që duket në kamera, por një gazetare që llafos tek emisioni i tij.

2 komente në “Fevzo komenton zhvillimet e fundit dhe parashikon fatin e “Babales”!”

  1. Naim Lumani32 says:

    Eshte fatkeqesi kombetare qe Fevzo korani opinionin e tij e shet per pese pula, dhe ca kotece, dy obore qe ka Shqiperia, mendo te ishte ne Kine ky papagall do ta mbante ne goje mbare njerezia gjenialitetin e tij prej pedeje!

  2. Turi says:

    Haha doktorin e mbajn dhenduretttttt. Gazetarja e ti!! Pyte thote cani doli muti sheshit. Sa per bertin e abes esh 1 koker legeni qe ja gjete se na 50 mi kekonte po si jepte njeri me shum se 5 mi te vjetra. Klm antena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje