Fatja në dyshime për prapaskenat e Lulit me dosjen e tij

9 Maj 2018, 21:23Antena TEMA

Grigja shpjegoi sot, konsultën e bërë në PD për dosjen e madhe që do të hapej. Luli kishte mbledhur gjithë opozitarët në një tryezë dhe më në fund e plasi bombën.

-Ora e dosjes së madhe ka ardhur , – filloi ai.

Qetësi e madhe në sallë.

Me këtë dosje do t’i dridhen këmbët qeverisë, -vazhdoi Luli. Bëhet fjalë për Fatmirin.

Fatja lëvizi nga vendi nga i shqetësuar.

-Çfarë thotë ky idiot,- tha duke parë nga Nard Ndoka.

-Fatmirin e kemi kapur. Dosja e trafikantëve të drogës në në Itali është në duart tona. Ata janë kapur dhe ky ka qenë shok i tyre.

-Ore ky ka rrjedhur,- tha Fatja. Si mund ti thuash njeriut që ke faj se ishe aty. Po unë po ikja për Strazburg, ça faji kam unë.

Luli vazhdoi me qetësi.

-Me këtë dosje Fatmiri nuk ka ku shkon. Gjykata ka dhënë dënimin e saj. Tani t’u them të drejtën ky është botuar disa herë në shtyp dhe janë përgënjeshtrime se çështja është mbyllur, por kjo nuk na intereson ne do vazhdojmë punën tonë. Do t’u tregojmë shqiptarëve pjesën tonë. Fatmiri këtu nuk ka shkon.

-Ky qenka debil fare,- tha Fatja. Po mu dosjen ma ka botu i pari Dash Shehi, pastaj gazetat me radhë…E kam sqaruar që nuk kam faj.

Luli bënte sikur nuk e dëgjonte dhe vazhdonte.

-Implikimi i Fatmirit në këtë histori do na shërbejë për revolucionin e madh. Pas kësaj shqiptarët do vërshojnë në rrugë t’i tregojnë vendin Fatmirit dhe gjithë të tjerëve si ky.

Aty Fatja nuk e mbajti veten.

-Më falni tha e kuptoj që ka një komplot ndaj meje, por dua ta sqaroj përfundimisht këtë histori. Unë isha me një shok, është çun i mirë e njeh gjithë dynjaja që është çun i mirë. AI kishte një dënim në Itali dhe unë isha me të. E arrestuan atë dhe unë bëra sherr me atë policin. Pastaj më ndaluan dhe mua. Pastaj më dënuan katër vjet në shkallë të parë 4 vjet në Apel dhe 20 vjet të mos merrem me politikë. Pastaj unë fola me Nanon, ai foli me dikë tjetër në Itali dhe u regullua. Tani kjo punë ka që nga 2002 ai dënim. Unë u detyrova nxora dhe pasaportë me mbiemër tjetër Mehdihoxha. Nuk e kuptoj pse e hapni prap këtë histori. Unë e kuptoj që këtë e bën ti Lul Basha se do të më nxjerrësh nga koalicioni, por mua këtu më ke. Nuk i ha unë këto shantazhe.

Aty salla ngriu.

-Prit,- tha Luli. Nuk e kemi fjalën për ty. Kur them Fatmiri e kam fjalën për Fatmir Xhafajn jo ti. Ti je dënuar po ti je në rregull se je në opozitë. E kam fjalën për atë….

-Po ik o burrë se na prishe gjakun,- tha Fatja i mërzitur. Ky është provokim dhe po e bëni që ata të më baltosin mua. Se ai njësoj si mua e ka atë histori.

Luli u zu ngushtë dhe mblodhi letrat.

Ndërkohë që dilnin nga dera Fatja i telefonoi ish deputetit Ruli.

-Ky Luli është një b.q.,- i tha. Po përpiqet të provokojë duke hap historia Italie kot për mua.

-Çfarë të them unë biro,- i tha Ruli. Për atë që të ka ndodhur dikur, ti maksimumi mund të quhesh Fatzi, por jo kriminel, por për faktin që je me Lulin tani mund të quhesh kriminel fat-mirë.

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje