Grigja u përpoq të ishte e vemendëshme sot në Kuvend, duke dëgjuar fjalimin e Lulit dhe shpjegimet për statutin e ri të PD me qëllim që të ishte e qartë në shpjegimin e tij.
Dhe erdhi momenti kur Luli filloi të flasë.
Me siguri do ketë shumë vemendje nga salla,- tha Griga me vete, pasi duket që kishte tension.
Luli filloi të fliste rrjedhshëm, me lehtësinë me të cilën flet zakonisht Fatmir Mediu, pa u menduar.
Njerëzit e tij po bëheshin gati të kuptonin ndonjë gjë që të duartrokisnin.
Erdhi momenti.
-E di që unë kam bërë shumë gabime , -tha Luli.
-Duartoktije të stuhishme në sallë. Luli, Luli, Luli,…..!
-E di që kam bërë dhe shumë zgjedhje të gabuara,- tha dhe hodhi sytë nga grupi i deputetëve të PD.
Ata u ngritën në këmbë dhe shpërthyen në duartrokitje: Luli, Luli, Luli….!
Luli u buzëqeshi dhe vazhdoi.
-E di që dhe shumë të tjerë i kam lënë jashtë listave pa të drejtë…..
Shpërthyen përsëri duartrokitjet, Luli, Luli, Luli….!
-E di që nuk ja dolëm dot të fitonim, -vazhdoi Luli.
Duartokitjet u bënë dhe më të forta, Luli, Luli Luli…
-E di që kam bërë gabim që u lidha me Edi Ramën, ….
-Luli Luli Lui… vazhdonte salla.
Çudi e madhe tha Grigja me vete. Këta qënkan dakord me çdo lloj gabimi …S’di pse duhet ta ndryshojmë statutin.
-…Por sot ka ardhur dita të ndryshojmë statutin, -tha Luli, që gabimet të mos përsëriten.
Këtu ovacionet nuk kishin më fund.
-E kuptova,- tha Grigja me vete. Ideja qënka që nuk duhet shkelur dy herë i njëjti statut. Dmth duhet ndryshuar që të quhet gabim i ri. Ju duk ide e zgjuar.
I çoi një sms ish deputetit Ruli për të marrë një ide si kritik, se si e vlerëson ai këtë taktikë me statutin.
-Po nuk më duket keq vajzo,- i tha ish deputeti Ruli. Problemi është që ne dikur Doktori ndryshonte statutin, që t’u dukej anëtarëve sikur e kishin në dorë Kryetarin, tani e ndryshojmë statutin që të duket anëtarëve që i ka në dorë Kryetari.
O mero po akoma meresh me kete kurven, te lutem mos ja permend me emrin asaj fundrine .